Nje fjalorth pikant i seksit dhe vetem i seksit

01057555Ç’fare eshte interseksi?

Ç’fare eshte interseksi?Sot, termi “intersex”, përdoret më shpesh në media, nga sa përdoret termi “hermaphrodite”. Zakonisht, njerëzit lindin me gjenitale, që qartësisht identifikojnë ata si mashkull ose si femër. “Është djalë” ose “Është vajzë”! thonë njerëzit kur u lind një fëmijë… Por, njerëzit e lindur me interseks, ose hermafroditë, kanë lindur me organe riprodhuese dhe organe gjenitale që nuk mund të identifikohen me lehtësi se të cilës gjini janë. Ata mund të keni shkallë dhe nivele të ndryshme zhvillimi.

Për ta kuptuar bëni këtë analogji. Mendojeni seksin biologjik si një spektrum ngjyrash, ku ngjyra e njërit skaj prezanton “femrën” dhe ngjyra e skajit tjetër prezanton “mashkullin”. “Intersexualët”, do të jenë ata që janë në një nga pozicionet e ngjyrave të ndërmjetme, pra diku midis dy ekstremeve. Duke patur parasysh këtë, tani ju kuptoni se sa I madh është numri I variacioneve që mund të ekzistojnë.

Zhvillimi i fetusit në mitrën e nënës është një proces i komplikuar në të cilin përfshihen kromozomet, genet, gonadet (ovaret dhe testikujt), hormonet dhe receptorët hormonalë. Në të gjithë këta elementë mund të shfaqen variacione dhe kjo shkakton që një fëmijë të lindë me variacione në gjenitalet, ose në organet riprodhuese të brendshme të tij ose të saj. Variacionet e jashtme, përgjithësisht, dallohen që në lindje, ndërsa variacionet në organet e brendshme, nuk dallohen dot deri sa djali ose vajza të arrijnë në adoleshence…

Pika G

Pika GOrgan i aparatit seksual te brendshem te femres, qe gjendet ne ne disa milimetra ne brendesi te vagines. Ashtu si Klitori eshte nje pjese shume e ndjeshme dhe erogjene , stimuli i saj direkt – nepermjet auto – ose eteromanipulimi – ose indirekt – gjate raportit penetrues – ka nje rol vendimtar ne arritjen e orgazmes se femres.

Ferromonet

FerromonetTashmë njihet një metodë që do e çonte çdo femër drejt shtratit tuaj: Ajo quhet Kloroform. Argëtim më vete, ferromonet (kimikate aromatizuese për të tërhequr femrat), mund të blihen edhe me anë të internetit dhe mund të funksionojnë me të vërtetë. Ferromonet janë mënyrat më natyrale për të tërhequr meshkujt dhe femrat. Prodhohen nga trupi dhe nxisin tërheqjen seksuale. A janë të drejta ferromonet? Ndoshta jo, por konsideroni këtë: është e drejtë që femrat përdorin tualet për të fshehur rrudhat dhe puçrrat? Është e drejtë që të ngjyrosin sytë dhe buzët për të pretenduar shëndet dhe joshje? Është e drejtë që ato veshin taka të larta për t’i bërë këmbët e tyre të duken më të gjata?

Masturbimi

MasturbimiFjala masturbim vjen nga latinishtja “manu stuprare” që do të thotë “të dhunosh me duar” dhe tregon stimulimin me dorë të organeve gjenitale për të arritur në vetëkënaqësi. Nuk provokon asnjë rrjedhojë negative për ata që e praktikojnë, por kontribuon në pasurimin e jetës erotike. Autoerotizmi nuk konsiderohet si një kënaqësi seksuale në një moment të tërheqjes së trishtuar nga bota, por si një përvojë drejt seksualitetit të mirë. Tepër e rrezikshme për femrat të fusin në organet gjenitale objekte të huaja, si lapsat apo furçat. Thuhet se nëse sportistët masturbojnë përpara një ndeshjeje mund të kenë rezultate negative. Por kjo nuk është e vërtetë, madje në këtë rast, masturbimi duke qenë një mënyrë e shëndetshme e zbrazjes së tensionit seksual mund të ketë një funksion qetësues dhe të mbushjes me energji. Praktikat e masturbimit nuk sjellin asnjë modifikim në organet gjenitale.

Petting

PettingTermi rrjedh nga anglishtja “to pet” që do të thotë të përkëdhelësh, të ledhatosh. Praktikohet përgjithësisht nga adoleshentet të cilët nuk janë ende të gatshëm për një raport të plotë seksual. Por me termin petting, nënkuptohen edhe të gjitha veprimet parapërgatitore që bëhen përpara një akti të mirëfilltë seksual. Seksologët kanë krijuar një listë të praktikave të petting-ut: puthja me gjuhë, përkëdhelitë nga mesi e poshtë, nën rroba, përkëdhelitë në gjoks, prekja e organeve gjenitale.

Zonat erogjene

Janë ato pjesë të trupit të cilat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj stimulimeve seksuale. Për meshkujt: zona erogjene kryesore është penisi, por tepër erogjene është edhe goja, gjuha dhe gishtat e këmbëve. Për femrat: këmbët, të prapmet, sqetullat, qafa, buzët, zona e veshëve, gjoksi dhe pika G. Thithkat në gjoks kanë një rëndësi të veçantë në fazën përgatitore të aktivitetit mashkullor dhe nuk ka asgjë femërore në këtë ndjeshmëri të veçantë.

Antifekondimi

Kjo përbën bashkë të gjitha metodat dhe sjelljet që lejojnë të kryesh raporte seksuale pa rrezikuar shtatzëni të padëshiruara. Spermicidi i parë i historisë është përshkruar në një papirus: Një tampon i leshtë i lagur me mjaltë dhe me lëng akacieje. Grekët dhe romakët e lashtë përdornin fshikëzat dhe zorrët e holla të kafshëve si pengesë për fekondimin. Në vitin 1960, doktor Pincus shpiku të parën pilulë kontraceptive.

Cybersexi

Anketat kanë treguar së 9 për qind e lundruesve nëpër internet e përdorin këtë mjet për motive seksuale dhe 32 për qind e përdorin për komunikime seksuale. “Chat”-et erotike apo takimet nëpërmjet internetit kapin një numër të madh përdoruesish dhe 77 për qind e këtyre përdoruesve e kanë provuar se paku një herë se ç’është seksi on_line. Ka njerëz që e përdorin këtë marrëdhënie seksuale në internet (cybersex), si një zëvendësues të lidhjeve në jetën reale, por shumica e frekuentuesve të “chat”-it e bën për t’i dhënë më tepër kuptim “jetës reale”.

Kondomi

Fjala kondom rrjedh prej doktor Condomi, që me kërkesën e Mbretit Carls II i Anglisë, fabrikoi një prezervativ të prodhuar prej zorrëve të kafshëve, veçanërisht tepër efikas kundër shtatzënive. Idenë e kishte marrë nga prezervativët që shekuj më parë përdoreshin nga romakët.

Synet

Prerja kirurgjikale e prepucit, ose me mire te lekures qe mbulon majen e penisit(glandin). Praktikohet me qellim terapeutik (psh. ne rast fimoze) ose higjene (per te evituar infeksionet), ose, ne qyteterime te lashta, si nje rit me karakter fetar

Seksi anal

Eshte akti seksual qe nenkupton futjen e penisit ne zonen e anusit. Duke mos qene nje zone e lubrifikuar mire eshte e nevojshme per t’u kujdesur ne kete kuptim me perdorimin e materialeve lubrifikante; eshte gjithashtu e rendesishme qe raporti – dhe ne brendesi te nje çifti besnik – te jete me profilaktik, mqse bakteret qe ndodhen ne pjesen e fundit te anusit mund te shkaktojne infeksione ose skuqje te penisit (uretrite, prostatite etj.) te cilat me pas mund t’i transmetohen partnerit; eshte gjithashtu nje nga praktikat seksuale me rrezik me te larte per trasmetimin e virusit HIV.

Seks oral (gojor)

Praktike seksuale qe ben fjale per stimulimin e gjenitaleve te partnerit nepermjet gjuhes dhe gojes. Me sakte flitet per fellatio kur eshte femra qe stimulon mashkullin dhe cunnilingus ne rastin e kundert. Stimulimi reciprok ne te njejten kohe eshte e njohur nga populli ne formen e numrit ’69’. Ne gjendje te mire shendetesore nuk perben rrezik; sidoqofte eshte nje mjet ngjites semundjeje ne rast se njeri nga partneret eshte i infektuar.

Seks i nderprere

Metode parandaluese ne te cilen mashkulli tkurr penisin nga vagina para se te arrij orgazmen ne menyre qe derdhja (ejakulimi) te behet jashte saj. Eshte nga sistemet me antike, por njekohesisht me te pasigurtet: paraqet nje shkalle falimentimi prej 10-18%, sepse eshte e mundur qe dhe thjesht nga kontakti i spermes me pjesen e jashtme te vagines spermatozote mund te ngjiten deri brenda, ose mund te ndodhe qe, para derdhjes se vertete dhe pa u vene re nga mashkulli, te kete nje rrjedhje lengu lubrifikant qe mund te permbaje spermatozoj. Perveç kesaj eshte nje burim tensioni dhe pasigurie per te dy partneret dhe ne kete menyre mund te demtoje jeten seksuale te çiftit.

Seks…

Coito Eshte pikerisht akti seksual ne te cilin organi seksual mashkullor futet ne ate femeror. Ne pergjithesi termi perdoret, i shoqeruar me nej mbiemer, per te treguar te gjitha format e tejra te raportit ne te cilin ka penetrim te penisit (psh. seks anal, oral). Paraqet nje nga momentet me intime te çiftit dhe vishet me nje vlere te forte simbolike sepse eshte akti qe çon ne riprodhim. Vjen nga co-ire ‘shkojme sebashku’ dhe ne gjuhen e zakonshme ka nje numer te madh sinonimesh, nga me volgaret ne me delikatet, ku me frekuenti nga te gjithe eshte te besh “dashuri”.

Puthja

Perkedhelje qe behet me buze; mund te varioje nga thjesht prekja e lehte me buze deri ne kontaktin me gjuhe dhe eksplorimi i ndersjelle i gojes. Kuriozitet: gjate puthjes presioni rritet ne 150 mm/Hg., gjendrrat e mbiveshkes çlirojne adrenaline dhe konsumohen 12 kcal ne minute.

Lezbizmi

Homoseksualitet i femres. Ky term vjen nga ishulli i Lezbos ne te cilin ne kohet antike mendohet qe ky akt seksual te ishte shume i perhapur (aty ka jetuar psh., poetesha Safo, autore e shume vjershave dashurie te bukura per shoqet dhe mikeshat e saj).

Kriptorkidizem

Keqformim prej te cilit nuk ka nje renie normale te nje ose te dyve testikulave (tope) ne çanten e gjenitaleve (hapesiren ku qendrojne). Eshte e mundur te zgjidhet me nje nderhyrje kirurgjike.

Femrat dhe meshkujt, dashuria dhe seksi

1660501_f520Femrat i nervozon fakti që meshkujt vazhdimisht mendojnë për seks, ndërsa meshkujt i pengon ideja që femrat nuk mendojnë për marrëdhëniet seksuale. Femrat duan të flasin për ndjenjat dhe dashurinë, ndërsa meshkujt nuk dëshirojnë të flasin për dashurinë, por të bëjnë dashuri. Edhe pse duket se të dyja gjinitë dëshirojnë të njëjtën gjë, është fakt se termat “dashuri” dhe “seks”, ata i kuptojnë në mënyra të ndryshme. Qëndrimi i meshkujve është se “edhe femrat edhe meshkujt dëshirojnë seks dhe dashuri, mirëpo ata nuk i dallojnë siç duhet këto dy terma. Ndërkohë, femrat duan dashuri, por edhe seks, por jo gjithmonë, kudo dhe në çfarëdo mënyre. Edhe femrat e përjetojnë seksin sikurse meshkujt, por nuk kënaqen me sasinë, por me cilësinë. Ato e përjetojnë më mirë seksin kur vjen si “paketë” me dashurinë. Ndërsa te meshkujt është e kundërta, ata dashurohen nëpërmjet seksit.

Kënaqësia e femrave dhe ajo e meshkujve

00500907Sipas studimeve kur femra arrin në orgazëm gjatë marrëdhënieve, atëherë kënaqësia e saj është pothuajse 10-fish më e fortë se ajo e mashkullit. Shumë hulumtime kanë dalë në këtë përfundim, por sidoqoftë, e vërteta është se në një përqindje të madhe të rasteve, nga një marrëdhënie intime, femra del më e pakënaqura. Faktori kryesor i këtij fenomeni duket se është eksitimi i shpejtë i mashkullit, pa përjashtuar edhe moskujdesin e shumë meshkujve ndaj dëshirave të partnereve. Kjo gjë shumë herë shkakton probleme në çift, sepse femra fillon ankesat, kurse mashkulli shumë herë pa të drejtë ndjehet sikur preket burrëria e tij dhe anashkalon problemin. Marrëdhënia midis një çifti do të ketë probleme nëse nuk ekziston një seksualitet i shëndetshëm dhe i pasur. Probleme të tilla shkaktohen edhe atëherë kur në marrëdhëniet seksuale meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve.

Kënaqësia

Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problemi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual. Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë, pasi sipas tyre, nuk ndodhen në të njëjtat kushte si disa të tjerë. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Së pari, përmasat nuk kanë shumë lidhje me aftësitë. Së dyti, aftësia e mashkullit në seks nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres. Dhe së treti, nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjeni një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ju dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë. Megjithatë nuk është e thënë që seksi është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat. Çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta. Rëndësi kanë edhe lojërat seksuale, por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

Aftësia seksuale

Dëgjohet kohët e fundit se kanë dalë një serë ilaçesh, madje bëhen edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat forcojnë aftësinë dhe rezistencën e mashkullit në seks. Aftësia e njeriut në lidhje me seksin lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin seksual kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për seks, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’ju ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

Në rast se kjo gjendje vazhdon, atëherë duhet që t’i drejtoheni mjekut specialist. Tek rezistenca seksuale e mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera. Alkooli dhe duhani, sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në seks, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë seksuale. Prandaj nëse i përdorni si mjet ndihmues alkoolin dhe duhanin, por edhe masturbimin, duhet të jeni në dijeni të pasojave të tyre të dëmshme për vetë aktivitetin seksual.

Manuali i seksit, vepra e shekullit XVII nga fizikanti Nicholas Culpeper dhe mendimtari Albertus Magnus

Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit, do të dalë në ankand në Edinburg. Libri tabu ishte i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave seksuale. Një manual për seks dhe shtatzëni që daton që nga viti 1680, i cili gabimisht i ishte atribuuar Aristotelit, do të dalë në ankand gjatë këtij muaji në Lyon & Turnbull në Angli. “Aristotle’s Compleat Master-Piece” mund të jetë ndaluar në Britani deri në vitet e gjashtëdhjeta, sipas disa burimeve, megjithëse kjo është e dyshimtë. Një gjë është e sigurt: “Ka qenë tabu dhe shumë njerëz nuk kanë dashur ta kenë emrin në të”, tha specialistja e librit në Lyon & Turnbull, Cathy Marsden, gjatë një interviste. Sa për faktin se pse libri i ishte atribuuar Aristotelit, ‘ne mendojmë se ishte vetëm sa për ta rritur në njëfarë mënyre profilin e librit”, tha Marsden. Gjithashtu ka pasur disa sugjerime se pjesë nga libri, ndonëse jo aq shumë, mund t’i atribuohen veprës së Aristotelit. Një pjesë gjithashtu duket se vjen nga vepra e fizikanit të shekullit 17, Nicholas Culpeper si dhe nga vepra e shenjtit mendimtarit të madh të shekullit 13, Albertus Magnus. Libri, megjithëse konsiderohej tabu, ishte një ‘kënaqësi e seksit’, i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave të seksit dhe gjëra të tilla. Imazhet në këtë ‘kryevepër’ tregojnë një bust gruaje dhe vizatime të fëmijëve flokëgjatë me gjymtyrë shtesë dhe, sipas gazetës The Guardian, një imazh që tregon një bust gruaje të çelur në pritje të shfaqjes së një bebeje në mitrën e saj. Por, Marsden tha se nuk ka imazhe eksplicite në të.

“Në njëfarë mënyre shpjegon avitjen e martesës dhe moshën se kur të rinjtë duhet të martohen dhe pastaj vazhdon të tentojë të shpjegojë faktin se pse fëmijët kanë gjymtime; këtë e quajnë lindje monstruoze”, tha Marsden për LiveScience. “Ata shpjegojnë se si të krijojnë fëmijë meshkuj dhe femra”, tha Marsden, duke shtuar se libri përshkruan se në çfarë faze të hënës duhet bërë marrëdhënie për të lindur një mashkull apo femër.

Në seksionin e librit të titulluar “Of monsters and monstrous births”, autori/autorët i përshkruajnë fëmijët e shpërfytyruar dhe flokëgjatë si ‘përbindësha’. Për shembull, në disa edicione të librit, shkruan, “Një tjetër përbindësh, që përfaqëson një fëmijë flokëgjatë: Ishte i mbuluar me flokë sikur një bishë. Ajo që e bënte më të frikshëm ishte se kërthiza e tij ishte në vendin ku duhej të ishte hunda dhe sytë e tij ishin të vendosur në vendin ku duhej të ishte goja, ndërsa goja e tij ishte në mjekër”.

“Është një pjesë ku thuhet se një fëmijë ka lindur i zi për shkak se nëna e tij po mendonte për një zezak në momentin kur e kishte krijuar”, tha Marsden.

Në seksionin e një botimi të librit që shpjegon se ‘çka është mbetja shtatzënë’ autori shkruan, “Ditën e parë pas mbetjes shtatzënë ajo ndien një drithërimë të vockël që i sillet nëpër tërë trupin; një gudulisje në mitër, një dhimbje të vogël në pjesët e ulëta të barkut.” Ky pasazh tenton të përshkruajë ‘marramendjen’ dhe ‘puçrrat në fytyrë’ që me sa duket mendohej se shfaqeshin pak ditë pas mbetjes shtatzënë. Një pjesë tjetër detajizon ‘udhëzimet për gratë e moshës së mesme’. Sipas The Guardian, edicioni që është vënë në ankand nga Lyon & Turnbull mund të jetë botuar në vitin 1766. Oferta do të fillojë më 16 janar në shtëpinë e ankandeve në Edinburg me rreth 300 apo 400 funta. Gjërat tjera që do të vihen në ankand po të njëjtën ditë përfshijnë historinë e rrallë në tetë vëllime “A History of the Birds of Europe,” nga ornitologjisti i shekullit 19 Henry Dresser, sikurse edhe harta e ngjyrosur me dorë e Afrikës e shekullit 16.

Gazetaexpress

Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (1) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (2) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (3) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (4) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (5) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (6) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (7) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (8) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (9) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (10) Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit-publikoi Albert Vataj (11)