Femrat me një partner për gjithë jetën, më të lumturat

Si është të kesh vetëm një partner për të gjithë jetën? Femrat që e kanë përjetuar rrëfejnë për dobinë e martesave të virgjra

Rastet 

Xhulia dhe Kreg

Kur të sapomartuarit Xhulia (Julia) dhe Kreg Habërd (Craig Hubbard) u larguan nga dasma më herët për t’u nisur në muajin e mjaltit, 200 të ftuarit e tyre e kuptonin dëshirën që i shtynte. Atëherë 24 vjeçe, Xhulia ishte e virgjër në natën e parë të martesës, 13 vjet më vonë, bashkëshorti i saj është i vetmi burrë me të cilin ajo ka shkuar.

“Unë po e ruaja veten për ‘Të Duhurin’”, tregon Xhulia, tani 37 vjeçe. “Mund të mos jetë e modës, por për mua seksi është diçka speciale që nuk doja ta ndaja me këdo. Mendoj se martesa jonë është më e lumtur dhe më e fuqishme prej pritjes së fillimit. Kur e ruan veten për dikë, do ta shijosh atë marrëdhënie. Gjithashtu, fakti që Kreg priti derisa u martuam, nënkupton se ai më donte dhe më respektonte. Ne i besojmë shumë njëri-tjetrit”, tregon ajo.

Megjithatë, statistikat e fundit britanike tregojnë se gra si Xhulia, janë tepër të rralla tani, duke qenë se femrat, mesatarisht kanë katër të dashur gjatë gjithë jetës. Vetëm 24 për qind e tyre kanë fjetur vetëm me burrin dhe shumica përbëhet prej moshës pensioniste.

Ndërkohë, një anketë e bërë online ka zbuluar se dhjetë është numri që gjerësisht i referohen si ideali për të pasur partnerë seksual, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Kalimi i këtij numri i bën njerëzi të duken si imoralë, ndërsa më pak se kaq tregon për mungesë eksperience.

Por a mund të jetë çelësi i një martese të lumtur dhurimi i plotë i vetes te një person tjetër për të gjithë jetën? Xhulia mendon se po. “Shumë prej miqve të mi të martuar po divorcohen, ndër ata që janë akoma bashkë, ne jemi më të lumturit. Mendoj se ky fakt vjen prej vendimit tim për të pasur marrëdhënie vetëm me një burrë”, rrëfen ajo.

Megjithatë, 40 për qind e femrave britanike nën të 30-at pranojnë të kenë pasur marrëdhënie vetëm për një natë me dikë. Psikiatria Paula Hall tregon se fiksimi i njerëzve për të pasur sa më shumë partnerë është i gabuar. Ajo shpjegon se sasia nuk nënkupton cilësi. Në fakt, ata që kanë marrëdhënie afatgjata kanë gjasa të jenë më eksperimentues, sepse duan ta mbajnë jetën seksuale të gjallëruar.

Ebi dhe Kris

Ndryshe nga Xhulia, Ebi Smith nuk e mendonte kurrë se do të kishte vetëm një partner në jetë. Megjithatë kanë kaluar 14 vjet që kur ajo dhe i dashuri i saj, Kris (Chris) Smith filluan të dilnin bashkë dhe Ebi nuk ka ndërruar më partner. Ajo është tepër e lumtur që Kris është personi i vetëm me të cilin ajo ka bërë dashuri. “E njoha tepër e re dhe atëherë nuk e mendoja se Krisi do të ishte mashkulli i vetëm me të cilin do flija, me të cilin do martohesha dhe të kaloja të gjithë jetën, por gjërat ndodhën, tregon Ebi, tashmë nënë e dy fëmijëve.

Mes miqve të familjes Smith, gjendet edhe një çift tjetër, që sikurse ata filluan të dilnin bashkë në moshën 16-vjeçare kur ishin të dy të virgjër. Ata i kanë qëndruar njëri-tjetrit besnikë që atëherë. “Nuk mund të them se jeta seksuale që po përjetojmë tani është më e mira, por lidhja jonë po thellohet çdo ditë e më shumë”, tregon Ebi, që është shumë e lumtur me jetën e saj. Ideja se një ditë mund të shkojë me një burrë tjetër, e tmerron bashkëshorten e denjë britanike.

Enxhi dhe Edson

Dy bashkëshortët Enxhi (Angie) dhe Edson Çejs (Chase) kanë 46 vjet të martuar. Kur Enxhi u martua me Edsonin në vitin 1967, tri javë pasi mbushi 18 vjeçe, atëherë ishte normë që çiftet të ishin të virgjra deri në ditën e martesës. “Kurrë nuk kemi menduar se po humbim ndonjë gjë të madhe duke pasur vetëm një partner. Ishte hera e parë për të dy ne dhe kjo më ndihmoi, pasi nuk m’u desh të mendoja se ai di më shumë se unë për seksin. Duhet të them, se hera e parë ishte e dhimbshme për mua, por ashtu sikurse vera e vjetër, edhe jeta jonë seksuale u përmirësua shumë më pas”, tregon Enxhi.

“Ne kemi pasur gjatë gjithë kohës një jetë seksuale të rregullt dhe kjo mund të jetë arsyeja përse i kemi qëndruar besnikë njëri-tjetrit. Nuk arrij t’i kuptoj çiftet që e lënë seksin t’i zhduket nga lidhja e tyre, ne të dy mendojmë se ai është shumë i rëndësishëm”, argumenton zonja Çejs.

Por pas pothuajse gjysmëshekulli me të njëjtin burrë, a nuk e ndien ajo veten sikur po humbet diçka? “Kur parukieri im më pyeti se nga e dija që burri im ishte i mirë për atë punë, iu përgjigja se po të mos ishte kështu, atëherë nuk do të rrija me të për kaq vite, rrëfen Enxhi.

Edhe Edson ndihet me fat nga ana e tij. “Nuk e kam menduar kurrë sesi do të ishte me dikë tjetër, sepse marrëdhënia me Enxhin më ka kënaqur aq sa nuk e kam pasur të nevojshme të jem me dikë tjetër”, tregon Edson.

Sot, është shumë e vështirë të gjesh çifte që kanë një jetë seksuale kaq të thjeshtë. Shumicës nuk i pëlqen të jetë në një lidhje monogame për një kohë të gjatë. Megjithatë, duket qartë se secili duhet të marrë shembull nga e shkuara, për të pasur një jetë më të lumtur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s