Studimi që tregon se pse jemi kaq të çmendur pas seksit

Cheerful young couple in bedArsyet përse njerëzit e preferojnë seksin janë nga më të shumtat, që nga nevoja për t’u çliruar nga stresi deri te dëshira për t’u afruar me Zotin dhe te dëshira për t’u hakmarrë ndaj një tradhtie

The Wall Street Journal

Prej kohësh terapistët e kanë ditur se çiftet që bëjnë më shumë dhe më mirë seks janë më të lumtur dhe më të qëndrueshëm. Por një studim i ri nga Universiteti i Torontos tregon se arsyet përse partnerët vendosin të kenë marrëdhënie seksuale është që të ndikojnë në kënaqësinë e jetës martesore.

Vendimi për të bërë apo jo dashuri sonte, mund të bëjnë ndryshimin në lidhje me shëndetin e një marrëdhënieje muaj më vonë. Për shumë kohë shkencëtarët kanë besuar se njerëzit bëjnë seks për disa arsye të thjeshta si: riprodhimi, kënaqësia fizike dhe çlirimi i dëshirës seksuale.

Pastaj një studim i vitit 2007 nga Universiteti i Teksasit identifikoi 237 motive përse njerëzit e pëlqejnë seksin. Arsyet varionin që nga nevoja për t’u çliruar nga stresi deri te dëshira për t’u afruar me Zotin dhe që nga më altruistet, për ta bërë personin tjetër të ndihet mirë deri tek ato hakmarrëse ndaj një partneri tradhtar.

Dy studimet e Universitetit të Torontos tregojnë për arsyet më të shpeshta përse njerëzit bëjnë seks dhe për krijimin e marrëdhënieve afatgjata, duke i ndarë në dy kategori: afrimi dhe shmangia.

Arsyet për t’u afruar janë përgjithësisht pozitive si për shembull për të rritur intimitetin, për t’u ndjerë më afër partnerit. Nga ana tjetër, arsyet përse njerëzit bëjnë seks mund të jenë edhe për të shmangur konflikte, fajësi apo largësi.

Secila kategori u nda në dy nënkategori: përqendrimi te vetja ose përqendrimi te partneri. Kërkuesit u kushtuan rëndësi të veçantë qëllimeve të kategorisë së përqendrimit te partneri. Sipas kërkuesve është pikërisht kjo kategori arsyesh që i mban gjallë marrëdhëniet për shumë gjatë.

Studimi i parë i kryer mbi 108 çifte heteroseksualësh u kërkoi atyre të plotësonin çdo ditë për dy javë nga një pyetësor. Në ditët kur ata bënin seks, të dy partnerët plotësuan 26 pyetje për arsyet që i shtynin të vepronin kështu duke i shkallëzuar nga 1 tek 7. Ata gjithashtu përshkallëzuan kënaqësinë që merrnin nga lidhja, nga seksi dhe dëshirën që ndienin çdo ditë.

Përfundimet nxorën se në ditët kur motivi i një personi për të pasur seks është më i orientuar nga ana pozitive, ai ose ajo ndihej më i kënaqur nga lidhja dhe nga seksi, e gjithashtu kishte nivel më të lartë dëshire. Nga ana tjetër, kur një person motivohej të kishte seks prej qëllimeve negative, ai ose ajo ndihej më pak i kënaqur dhe me më pak dëshirë.

Tepër interesant ishte, sipas kërkuesve, fakti se motivi i njërit person ndikonte mbi kënaqësinë që merrte partneri tjetër. Studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim për sa i përket gjinisë.

Meshkujt kanë përgjithësisht dëshirë më të lartë për të pasur marrëdhënie seksuale, por arsyet dhe ndjesia që vjen nga seksi janë të njëjta si te burrat, ashtu edhe te gratë.

“Një gjë që donim të dinim është nëse kanë rëndësi për partnerin tjetër arsyet përse njëri kërkon të bëjë seks, për sa kohë i pari merr atë që dëshiron”, thotë Dr. Mojse. Përgjigjja është se arsyet kanë me të vërtetë rëndësi për të dy partnerët.

Nëse njëri nga çifti dëshiron të bëjë dashuri për t’u afruar akoma më shumë, kjo përcjell një ndjesi të mirë te tjetri dhe në këtë rast seksi është më efikas.

Nëse nga ana tjetër, një partner bën seks vetëm për të kënaqur dëshirën e tjetrit, atëherë kjo ndihet dhe personi i dytë fillon të ketë një ndjesi faji në lidhje me dëshirën e tij seksuale.

Studimi i dytë u ndoq nga 44 çifte të martuara ose që bashkëjetonin për tri javë, të cilët u intervistuan përsëri pas katër muajsh. Rezultatet ishin shumë të ngjashme me studimin e parë.

Njerëzit që kishin raportuar në ditarët e përditshme, gjatë kohëzgjatjes së studimit, se bënin seks përgjithësisht për arsye pozitive ishin të kënaqur me lidhjet e tyre edhe pas katër muajsh. Nga ana tjetër ata që kishin treguar se kryenin marrëdhënie për arsye negative, ishin të palumtur edhe pas 16 javësh.

Megjithatë pyetja që mbetet është nëse është më mirë të bësh seks për arsye negative apo të mos bësh fare? Përgjigjja është e ndërlikuar. Kërkuesit arritën në përfundim se në ditët kur njerëzit bënin seks ishin më të lumtur me marrëdhëniet e tyre, sesa në ditët kur nuk bënin.

Megjithatë kur njerëzit kryenin marrëdhënie seksuale prej motiveve negative, një ndjesi palumturie përhapej në lidhjen e tyre. Shkencëtarët e studimit këshillojnë se është mirë të kryhet ky akt në të gjitha rastet, përveçse kur është shumë i motivuar nga dëshira për të shmangur diçka jo të mirë.

Seksi, si akt sublim i pasionit dhe si veprimtari efikase fizike

Ekspertët bien dakord dhe zbulojnë se të bësh aktivitet seksual është njësoj sikur të bësh një lloj tjetër aktiviteti fizik siç mund të jetë palestra, vrapimi, gjimnastika ose ushtrime të tjera

Nëse kryeni marrëdhënie seksuale është njësoj sikur bëni gjimnastikë

Për të qenë në formë nuk shërben vetëm palestra, gjimnastika, vrapi dhe të gjitha aktivitetet e tjera fizike sportive, por sipas një studimi të ri është edhe seksi ai që mund t’ju vijë në ndihmë. Ai është cilësuar si një lloj aktiviteti i cili herë pas here mund të jetë më i këndshëm sesa të tjerët. Ishin studiuesit kanadez të Universitetit të Kebekut në Montreal, Zhulie (Julie) Frapie, Isabel Trupin (Isabelle Toupin), Xhozef Xhej. Levi (Joseph J. Levy), Milene Aubertin Lehendre (Mylene Aubertin-Leheudre) dhe dhe Antoni Di. (Antony D.) Karelis, ata të cilët inkurajuan disa çifte të bënin “palestër” në dhomën e gjumit. Studimi i tyre përfshiu 21 të rinj heteroseksualë, të cilët duhet të kryenin marrëdhënie seksuale duke vendosur në dorë vetëm një byzylyk të quajtur “SenseWear”, që do të tregonte energjinë e tyre të shpenzuar gjatë raportit intim. Studimi i publikuar në “PLoS ONE”, tregoi se: nëse bëni seks, ju do të digjni më shumë kalori sesa mund të digjni duke bërë një ushtrim fizik të avancuar: meshkujt djegin mesatarisht 4,2 kalori në minutë dhe gratë 3,1. Por gjatë marrëdhënieve seksuale edhe zemra arrin një mesatare prej 180 rrahje në minutë, duke favorizuar shpenzimet kalorike. Studimi gjithashtu parashikoi se të gjithë pjesëmarrësit, para se të kryenin një marrëdhënie seksuale (të paktën një herë në javë, apo katër herë në muaj), duhet të bënin një orë e gjysmë ushtrime të moderuara me intensitet duke përdorur një punë rutinë – kjo për të matur shpenzimet kalorike të cilat më pas shërbyen si bazë për krahasim. Rezultatet përfundimtare treguan se meshkujt duke kryer marrëdhënie seksuale shpenzuan një mesatare prej 101 kalori, në krahasim me 276 kalori të djegura në punën rutinë. Nga ana tjetër gratë, gjatë raportit seksual, dogjën një mesatare prej 69 kalori në krahasim me mesataren e 213 kalorive të shpenzuara në një punë rutinë. Në përfundim të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit, hulumtuesit kanë theksuar se aktiviteti seksual mund të konsiderohet një ushtrim fizik i fuqishëm “alternativ” dhe domethënës. Kështu që, duke nisur nga sot, asnjë dhimbje koke apo justifikime të tjera, për të mos bërë këtë lloj “ushtrimi fizik”.

Të mirat e marrëdhënieve seksuale

Seksi ju ndihmon të humbni peshë. Këtë e mësuat tani! Nuk është më sekret që seksi i rregullt është një prej mënyrave më të mira për të përforcuar imunitetin. Por përveç humbjes së peshës, shkencëtarët kanë përmbledhur një listë të gjerë të arsyeve pozitive të marrëdhënieve seksuale. Më konkretisht seksi:

Rrit besimin në vetvete

Intimiteti krijon besim në vetvete; gjithashtu rekomandohet si doza ligjore për femrat atlete përpara garave.

Trajton rrudhat

Përkëdheljet e shtratit janë trajtimi më i mirë kundër-rrudhë, pasi lëkura bëhet më elastike për shkak të estrogjenit dhe hormoneve të tjera.

Forcon imunitetin

Seksi përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Ekziston një mundësi që seksi zvogëlon probabilitetin e zhvillimit të kancerit.

Heq stresin

Lojërat e shtratit janë shumë të mira për të luftuar stresin për shkak të hormonit oksitonin, i cili sjell një ndjenjë qetësie dhe relaksimi. Seksi është një antidepresant i efektshëm, i cili ju ndihmon të harroni problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë.

Qetëson dhimbjet

Seksi gjithashtu është një “vrasës” shumë i mirë i dhimbjeve. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhet dashuri, ndihmojnë në qetësimin e çfarëdolloj dhimbjeje.

Trajton impotencën

Disa studime të kohëve të ndryshme të publikuara tregojnë se meshkujt seksualisht aktivë kanë dy herë më pak mundësi për të ngelur impotentë.

Zgjat jetën

Dhe kohët e fundit është provuar që seksi të zgjat jetën. Njerëzit seksualisht aktivë vuajnë shumë më rrallë nga sulmet në zemër.

Si ta zotëroni ndarjen pa shkak, të rifitoni qetësinë dhe të ruani ekuliobrat emocional

Sot e dashuruar dhe nesër vetëm pa asnjë shpjegim? Ja si t’i kaloni momentet më të këqija të ardhura nga përfundimi i papritur i një lidhjeje

Ju kanë braktisur ndonjëherë prej ndonjë arsye që nuk qëndronte aspak. Si për shembull “Je shumë e vogël”, “Jam i paqartë me veten”, “Nuk kam nevojë për një të dashur tani”? Edhe pse fundi është i hidhur, duhet të mësoni ta lini të shkuarën pas. Meqë ndarjet janë gjithnjë jo të lehta për t’u përballuar, këshillat e mëposhtme janë ndarë në katër faza sipas kronologjisë.

Faza e parë: Përballimi

1. Silluni mirë me veten. Me justifikime si të sipërmet bëhet shumë e qartë se faji nuk është aspak i juaji dhe nuk ka të bëjë me vlerën personale që mbartni. Zhvlerësimi i vetes për shkak se dikush ju la, do t’ua shtojë edhe më shumë zërat negativë në kokë. Duhet të mendoni se arsyet e ndarjes nuk vijnë nga ju, por nga personi tjetër që nuk dëshiron ta vazhdojë më tej lidhjen.

2. Shuajini zërat e vetëgjykimit. Nëse filloni të hamendësoni se po të bënit diçka ndryshe, mbase nuk do të ishit në këtë situatë tani, atëherë kjo është vija që tregon se duhet të ndalni së menduari. Askush nuk mund ta kthejë të shkuarën, po ashtu as ta imagjinojë të ardhmen. Nuk do t’ju ndihmonte aspak gjykimi i vetes.

3. Është normale të qash. Në ditët e para të ndarjes nga një person, të cilin e keni pasur për zemër, është normale të qash, ndaj mos e frenoni veten. Kushdo ka nevojë t’i shprehë emocionet e tij, por këtë bëjeni në mjedise private dhe jo në publik. Megjithatë, mos e lini veten të përfshiheni shumë në këtë gjendje. Jeta vazhdon dhe patjetër që një ditë do ta takoni të duhurin.

Faza e dytë: Mbështetja

1. Vizitoni miqtë. Mbajini miqtë afër dhe kaloni shumë kohë me ta. Flisni lirshëm për gjërat që ju shqetësojnë, por kujdes të mos i shpreheni për gjërat personale edhe njerëzve që nuk ju njohin mirë. Miqësohuni sa më shumë dhe jini të hapur ndaj njohjeve të reja.

2. Shkoni të shoqëruar në festa ku do të jetë ishi juaj. Për mbështetje morale, mos shkoni në ngjarje të rëndësishme vetëm, nëse e dini që do të jetë edhe “ai” ose “ajo”. Kërkojuni miqve t’ju shoqërojnë duke i thënë keni frikë mos ndiheni të dobët në praninë e tij/ saj ose se mund bëni ndonjë gjë për të cilën mund të pendoheni më pas.

Faza 3: Marrëdhëniet

1. Ishi si mik. Duhet ta kuptoni se mbajtja e ishit tuaj si mik është një zonë e rrezikshme. Për disa njerëz kjo gjë funksionon, ndërsa për shumë të tjerë, është një fushë e minuar. Do t’ju krijohen iluzione se ndarja ka ardhur prej shkaqeve të gabuara dhe se kthimi në atë marrëdhënie është i mundshëm. Djemtë rrallë ndahen dhe më pas pendohen duke treguar se e kishin gabim.

2. Miqësorë, por me masë. Kur ju rastis ta takoni përsëri ishin tuaj, varet nga ju se çfarë marrëdhëniesh doni të krijoni me të. Nëse vendosni të jini miqësorë, atëherë bëni kujdes dhe mbani distancë. Një përshëndetje e thjeshtë është e mjaftueshme. Po ashtu, një buzëqeshje e lehtë dhe një tundje dore është në rregull nëse nuk doni të shkëmbeni ndonjë fjalë.

3. Kur duhet të bëheni miq? Jepini vetes të paktën një javë kohë, përpara se të vendosni të shiheni si miq. Deri atëherë, do të ishte mirë ta kishit marrë veten. Nëse kjo ndodh, përpiquni të flisni me ish-partnerin ose partneren në mënyrë miqësore, pa e përmendur lidhjen që keni pasur. Mos i ushtroni shumë presion, mjafton të bëni biseda të shkurtra. Do t’ju duhen edhe disa javë të tjera, përpara se të krijoni një miqësi platonike.

Faza 4: Harrimi

1. Mos u hakmerrni. Kini pak respekt për veten dhe mos u merrni më me ishin tuaj. Nuk është asgjë e mirë t’i bëni të këqija një personi që dikur e keni dashur, po ashtu nuk është mirë që të flirtoni me të. Kapërcejeni zhgënjimin dhe dhimbjen, sepse është koha për ju të ndaloni së interesuari për atë njeri. Një lidhje e mbyllur është një kapitull i mbyllur në jetën tuaj. Bëni përpara duke falur dhe harruar.

2. Shihini gjërat ndryshe. Gjithnjë i keni parë gjërat nga mënyra juaj. Një mënyrë e mirë për t`i lënë gjërat të rrjedhin, është të përpiqeni t`i shihni ngjarjet nga varianti i tij ose saj. Jo çdo ndodhi mund të ketë ardhur prej qëllimit të keq. Konsiderojini edhe ndjenjat e tjetrit, sepse herët ose vonë të gjithë preken nga ndarja.

3. Hiqeni mendjen. Jepini vetes një moment pushimi. Nuk ka nevojë të vraponi pas dikujt që ju la. Në të vërtetë do ta kuptoni se nuk ka qenë i domosdoshëm për ju. Merruni me jetën tuaj dhe ndërtoni një të ardhme të shkëlqyer për veten. Me kalimin e kohës, të gjitha plagët e ndarjes do të jenë fshirë nga zemra juaj dhe do të kenë mbetur vetëm kujtimet.

Dhjetë rekomandime për të qenë të lumtur

Për të gjithë ata që besojnë tek ekzistenca e lumturisë dhe te rruga drejt saj, sjellim 10 këshilla për të qenë të lumtur. Fundja çdokush dëshiron të jetë i tillë!

Jeta

“Secili prej nesh është zot i fatit të vet, na takon ne të krijojmë shkaqet e lumturisë”, ka thënë Dalai Lama. Edhe pse mbase zakonisht nuk doni që të merrni këshilla, ne sjellim disa sekrete për të hapur zemrën dhe për të rigjetur buzëqeshjen…

1-Bëni paqe me veten

“Është thelbësore ta vëzhgoni veten me dashamirësi që nga momenti i zgjimit”, thotë tarologia Klud Millvill (Claude Milleville). “Shumë shpesh vështrimi që i japim vetes sonë është një shikim akuzues”. Në vend që të fiksohemi mbi defektet, mbi mungesat dhe debulesat tona, duhet të arrijmë të shohim edhe cilësitë dhe vlerat tona: është e vetmja mënyrë për të rritur vetëbesimin dhe për të bërë hapa përpara!

2-“Mbillni” lumturinë rreth vetes

Egoizmi dhe lumturia vështirë se “shkojnë” bashkë apo qëndrojnë “krah për krah”. Investoni energjitë për të mirën e të tjerëve: për familjen, miqtë, fëmijët e sëmurë, të pastrehët, por edhe për më fatkëqijtë dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, për shembull për një fqinj të moshuar…

3-Pranoni luhatjet e humorit

Sot në mëngjes jeni zgjuar me “hënë të keqe” (humor të keq)? Mësohuni të pranoni luhatjet e humorit si një fenomen krejtësisht natyral në vend që të shqetësoheni ose të vetëfajësoheni: ato do të kalojnë vetë dhe ju do të jeni më pak i ndjeshëm. Ndërkohë duhet të pranoni se edhe të dashurit tuaj mund të jenë me humor të keq, ndonjëherë kjo do t’ju ndihmojë t’i duroni qetësisht.

4-Njihni fatin tuaj

Keni një burrë, fëmijë, prindër dhe miq, një punë, një shtëpi, jeni me shëndet të mirë… Çfarë do të donit më shumë? Kujtohuni se jeni një nga pak fatlumët dhe mos kaloni në kriza vetëm sepse jeni e pakënaqur. Pranoni fatin tuaj dhe vëreni në provë pa asnjë dyshim: do të bëni hapa gjigantë.

5-Evitoni katastrofizmat

Lajmet janë pak inkurajuese? Përpiquni të shihni përreth me objektivitet? Bota po shkon vërtet mbrapsht? Do të konstatoni që në fund të fundit kjo nuk është e vërtetë: nuk është gjithçka kaq e tmerrshme rreth jush.

6-Dëgjoni të tjerët

Empatia është aftësia për të kuptuar dhe për të njohur të tjerët, pak a shumë të identifikohesh me ta. Kjo është një cilësi themelore që mund të lehtësojë marrëdhëniet e tua dhe mënyrën se si ju do ta shihni jetën. Mundohuni ta vini veten në vendin e të dashurve tuaj dhe të atyre që i njihni, të cilët shpesh janë të padurueshëm: mbase shefi juaj është nervoz, sepse djali i tij ka probleme të rënda me shëndetin; burri juaj është bërë i “keq”, sepse është i shqetësuar për punën; nëpunësi është i mefshtë, sepse ka pothuajse tri ditë që bie shi, koha ka ndikuar tek ai…po sikur të ishit në vendin e tyre do t’ia dilnit të kishit një humor të mirë?

7-Socializohuni (shoqërohu)

“Nuk duhet të mbyllemi nën ritmin monoton të ditëve: duhet të kultivojmë miqësitë, të ‘shkojmë’ drejt zbulimit të të tjerëve, të krijojmë lidhje të reja”, këshillon Klud Millvill. Jeni e rraskapitur? Përgatitni një darkë të thjeshtë, pa shumë pretendime, por mos humbni një rast të mirë. “Të anuloni një moment takimi me justifikimin për të kursyer energjitë ose për të fjetur, nuk do t’ju sjellë asnjë të mirë apo përfitim. Jeta na kërkon të bëjmë hapa përpara (progres) dhe jo të ekonomizohemi dhe të jemi koprracë me veten”.

8-Pajtohuni me të kaluarën tuaj

Të pranoni të kaluarën do të thotë të bëni pazaret me të shkuarën, të lini mënjanë ndjenjat dhe mëritë, të pranoni ato që nuk mund të ndryshojnë më. Gjithashtu të pranoni do të thotë edhe t’i mbyllni situatat e lëna pezull (grindjet, tensionet). Silluni në një mënyrë të pjekur, kjo është thelbësore për t’u nisur me këmbën e djathtë drejt lumturisë, duke shmangur keqardhjet e panevojshme dhe të dhimbshme.

9-Jepini një kuptim jetës suaj

Kush jam unë? Cili është objektivi i jetës sime? Nëse i ke përgjigjet për këto pyetje esenciale, atëherë jeni në rrugë të mbarë drejt vetërealizimit. Por nëse nuk është kështu, si thoni të reflektoni pak mbi veten dhe për vlerat bazë të jetës suaj (punën, dashurinë, familjen, rregullin, lirinë)? Kjo do të shërbejë për të fiksuar objektivat tuaj dhe për t’u impenjuar që t’i realizoni ato.

10-Mbroni lirinë tuaj

Për të qenë mirë me të tjerët është e rëndësishme që mos të burgoseni nga vullneti i tyre. Mësohuni t’u thoni jo ndonjëherë, kur është e nevojshme. Mos kini frikë nga mendimet e të tjerëve, zgjidhni vetë dhe me liri të plotë atë që do dhe nuk do të bësh. Mos lejoni askënd që t’ju manipulojë!

Femrat me një partner për gjithë jetën, më të lumturat

Si është të kesh vetëm një partner për të gjithë jetën? Femrat që e kanë përjetuar rrëfejnë për dobinë e martesave të virgjra

Rastet 

Xhulia dhe Kreg

Kur të sapomartuarit Xhulia (Julia) dhe Kreg Habërd (Craig Hubbard) u larguan nga dasma më herët për t’u nisur në muajin e mjaltit, 200 të ftuarit e tyre e kuptonin dëshirën që i shtynte. Atëherë 24 vjeçe, Xhulia ishte e virgjër në natën e parë të martesës, 13 vjet më vonë, bashkëshorti i saj është i vetmi burrë me të cilin ajo ka shkuar.

“Unë po e ruaja veten për ‘Të Duhurin’”, tregon Xhulia, tani 37 vjeçe. “Mund të mos jetë e modës, por për mua seksi është diçka speciale që nuk doja ta ndaja me këdo. Mendoj se martesa jonë është më e lumtur dhe më e fuqishme prej pritjes së fillimit. Kur e ruan veten për dikë, do ta shijosh atë marrëdhënie. Gjithashtu, fakti që Kreg priti derisa u martuam, nënkupton se ai më donte dhe më respektonte. Ne i besojmë shumë njëri-tjetrit”, tregon ajo.

Megjithatë, statistikat e fundit britanike tregojnë se gra si Xhulia, janë tepër të rralla tani, duke qenë se femrat, mesatarisht kanë katër të dashur gjatë gjithë jetës. Vetëm 24 për qind e tyre kanë fjetur vetëm me burrin dhe shumica përbëhet prej moshës pensioniste.

Ndërkohë, një anketë e bërë online ka zbuluar se dhjetë është numri që gjerësisht i referohen si ideali për të pasur partnerë seksual, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Kalimi i këtij numri i bën njerëzi të duken si imoralë, ndërsa më pak se kaq tregon për mungesë eksperience.

Por a mund të jetë çelësi i një martese të lumtur dhurimi i plotë i vetes te një person tjetër për të gjithë jetën? Xhulia mendon se po. “Shumë prej miqve të mi të martuar po divorcohen, ndër ata që janë akoma bashkë, ne jemi më të lumturit. Mendoj se ky fakt vjen prej vendimit tim për të pasur marrëdhënie vetëm me një burrë”, rrëfen ajo.

Megjithatë, 40 për qind e femrave britanike nën të 30-at pranojnë të kenë pasur marrëdhënie vetëm për një natë me dikë. Psikiatria Paula Hall tregon se fiksimi i njerëzve për të pasur sa më shumë partnerë është i gabuar. Ajo shpjegon se sasia nuk nënkupton cilësi. Në fakt, ata që kanë marrëdhënie afatgjata kanë gjasa të jenë më eksperimentues, sepse duan ta mbajnë jetën seksuale të gjallëruar.

Ebi dhe Kris

Ndryshe nga Xhulia, Ebi Smith nuk e mendonte kurrë se do të kishte vetëm një partner në jetë. Megjithatë kanë kaluar 14 vjet që kur ajo dhe i dashuri i saj, Kris (Chris) Smith filluan të dilnin bashkë dhe Ebi nuk ka ndërruar më partner. Ajo është tepër e lumtur që Kris është personi i vetëm me të cilin ajo ka bërë dashuri. “E njoha tepër e re dhe atëherë nuk e mendoja se Krisi do të ishte mashkulli i vetëm me të cilin do flija, me të cilin do martohesha dhe të kaloja të gjithë jetën, por gjërat ndodhën, tregon Ebi, tashmë nënë e dy fëmijëve.

Mes miqve të familjes Smith, gjendet edhe një çift tjetër, që sikurse ata filluan të dilnin bashkë në moshën 16-vjeçare kur ishin të dy të virgjër. Ata i kanë qëndruar njëri-tjetrit besnikë që atëherë. “Nuk mund të them se jeta seksuale që po përjetojmë tani është më e mira, por lidhja jonë po thellohet çdo ditë e më shumë”, tregon Ebi, që është shumë e lumtur me jetën e saj. Ideja se një ditë mund të shkojë me një burrë tjetër, e tmerron bashkëshorten e denjë britanike.

Enxhi dhe Edson

Dy bashkëshortët Enxhi (Angie) dhe Edson Çejs (Chase) kanë 46 vjet të martuar. Kur Enxhi u martua me Edsonin në vitin 1967, tri javë pasi mbushi 18 vjeçe, atëherë ishte normë që çiftet të ishin të virgjra deri në ditën e martesës. “Kurrë nuk kemi menduar se po humbim ndonjë gjë të madhe duke pasur vetëm një partner. Ishte hera e parë për të dy ne dhe kjo më ndihmoi, pasi nuk m’u desh të mendoja se ai di më shumë se unë për seksin. Duhet të them, se hera e parë ishte e dhimbshme për mua, por ashtu sikurse vera e vjetër, edhe jeta jonë seksuale u përmirësua shumë më pas”, tregon Enxhi.

“Ne kemi pasur gjatë gjithë kohës një jetë seksuale të rregullt dhe kjo mund të jetë arsyeja përse i kemi qëndruar besnikë njëri-tjetrit. Nuk arrij t’i kuptoj çiftet që e lënë seksin t’i zhduket nga lidhja e tyre, ne të dy mendojmë se ai është shumë i rëndësishëm”, argumenton zonja Çejs.

Por pas pothuajse gjysmëshekulli me të njëjtin burrë, a nuk e ndien ajo veten sikur po humbet diçka? “Kur parukieri im më pyeti se nga e dija që burri im ishte i mirë për atë punë, iu përgjigja se po të mos ishte kështu, atëherë nuk do të rrija me të për kaq vite, rrëfen Enxhi.

Edhe Edson ndihet me fat nga ana e tij. “Nuk e kam menduar kurrë sesi do të ishte me dikë tjetër, sepse marrëdhënia me Enxhin më ka kënaqur aq sa nuk e kam pasur të nevojshme të jem me dikë tjetër”, tregon Edson.

Sot, është shumë e vështirë të gjesh çifte që kanë një jetë seksuale kaq të thjeshtë. Shumicës nuk i pëlqen të jetë në një lidhje monogame për një kohë të gjatë. Megjithatë, duket qartë se secili duhet të marrë shembull nga e shkuara, për të pasur një jetë më të lumtur.

Kur shfaqet orientimi seksual te njerëzit dhe sa llojesh është ai….

Edhe pse për seksin midis femrës dhe mashkullit flitet shumë dhe hapur, për forma të tjera të seksualitetit, shumë njerëz e kanë të vështirë të flasin hapur dhe lirshëm. Shkak për këtë nga njëra anë është “tabuja” e krijuar mes grupeve shoqërore të ndryshme, por nga ana tjetër edhe padituria. Për këtë sjellim informacione të sakta për disa terma

orientimiKëto ditët e fundit, në një emision televiziv italian është folur shumë se çfarë do të thotë të jesh aseksual ose çfarë do të thotë të jesh poliamoros. Po nuk është çudi që edhe në vendin tonë këto terma seksualë të mos njihen! Le të zbulojmë bashkë domethënien e tyre dhe disa nga orientimet e tjera seksuale.

Poliamore (italisht)

Neologjizma që shpreh konceptin, është: “dashuri të shumta”. Idealja e një marrëdhënie poliamorose (apo e shumë dashurive) është ajo e të pasurit të një marrëdhënieje sentimentale dhe/ose seksuale të ndershme me shumë partnerë/e në të njëjtën periudhë.

Aseksualiteti

Aseksualiteti është mungesa e tërheqjes seksuale dhe mungesa e interesit ose dëshirës për seks.

Heteroseksualiteti

Orientimi që përcakton tërheqjen sentimentale dhe/ose seksuale ndaj individëve të gjinisë së kundërt.

Homoseksualiteti

Orientimi seksual i personave të cilët ndiejnë një tërheqje sentimentale dhe/ose seksuale ndaj anëtarëve të të njëjtit seks.

Biseksualiteti

Orientimi seksual i një personi i cili provon tërheqje dhe/ose një ndjenjë dashurie ndaj anëtarëve të të dy sekseve.

Bikurioziteti

Bikurioziteti, i njohur shpesh në formën anglosaksone bi-curious, është një term i përdorur për t’iu referuar atyre njerëzve të cilët nuk e identifikojnë veten në mënyrë të qartë si homoseksualë apo biseksualë, megjithatë, ndiejnë dhe tregojnë një afinitet apo një kureshtje për një marrëdhënie ose një aktivitet seksual me individë të seksit nga të cilët ato nuk janë të tërhequr. Ata janë quajtur gjithashtu eteroflessibili ose omoflessibili.

Transseksualiteti

Transseksualiteti nuk është i njëjtë me ndjenjën seksuale. Kjo ka më shumë kuptimin që një mashkull lind i tillë dhe nga ana trupore është i tillë, por ndihet si një femër dhe mundohet t’i afrohet këtij identiteti, ose e kundërta, lind si femër, por ndihet sikur i përket gjinisë mashkullore dhe jeton identitetin mashkullor. Në vend të fjalës transeksualitet përdoret termi transgender. Atë gjini që ndien e quajnë identiteti i gjinisë. Shumë transgender bëjnë ndërhyrje në gjininë e tyre që nga ndryshime të paraqitjes së jashtme nëpërmjet terapive me hormone e deri tek operacionet që ndryshojnë gjininë.

Çfarë kuptojmë me “orientim seksual”?

“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër. Dikush që tërhiqet nga dikush tjetër i të njëjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund të quhet ‘gay’(femra dhe meshkuj) ose lezbike. Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim heteroseksual. Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualë. Orientimi seksual është i ndryshëm nga identiteti gjinor, i cili u referohet ndjesive të brendshme që tregojnë se dikush është mashkull apo femër. Orientimi seksual është një koncept relativisht i ri. Në fakt, edhe pse sjelljet brenda të njëjtit seks kanë ekzistuar gjithmonë, ideja e identitetit homoseksual ose e një personi homoseksual është vetëm 100-vjeçare. Koncepti i orientimit seksual ka të bëjë me shumë më tepër sesa thjesht sjellje seksuale. Përfshin si ndjenja ashtu edhe identitet. Disa individë mund ta identifikojnë veten e tyre si “gay”, lesbike ose biseksualë edhe pa u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual. Disa njerëz besojnë se orientimi seksual është i lindur dhe i përcaktuar; mirëpo orientimi seksual zhvillohet përgjatë jetës së dikujt. Individët ndoshta ndërgjegjësohen në momente të ndryshme të jetës së tyre se janë heteroseksualë, gay, lesbike ose biseksualë.

Cili është shkaku që personat kanë orientim seksual të posaçëm?

Ka teori të panumërta për sa i përket origjinës së orientimit seksual tek individët. Shumë shkencëtarë të ditëve të sotme pranojnë se orientimi seksual ka shumë gjasa të jetë rezultat i bashkëveprimit të një kompleksiteti faktorësh rrethues, njohës dhe biologjikë. Në shumë persona, orientimi seksual, formohet që në moshë të vogël. Ka gjithashtu prova të cilat sugjerojnë se faktorët biologjikë, duke përfshirë ato gjenetikë ose hormonalë të lindur, luajnë një rol domethënës në seksualitetin e personave. Është e rëndësishme të njihet se ka shumë arsye për sa i përket orientimit seksual të individëve dhe këto arsye mund të jenë të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

A është një zgjedhje orientimi seksual?

Jo, qeniet njerëzore nuk mund të zgjedhin për të qenë homoseksualë apo heteroseksualë. Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual shfaqet që në adoleshencën e hershme, pa pasur eksperiencë të mëparshme seksuale. Megjithatë, ne mund të zgjedhim për t’u sjellë në bazë të ndjesive tona apo jo. Psikologët nuk e konsiderojnë orientimin seksual si një zgjedhje të ndërgjegjshme, e cila mund të ndryshohet në mënyrë të vullnetshme.

“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër

 Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual shfaqet që në adoleshencën e hershme, pa pasur eksperiencë të mëparshme seksuale

Aseksualiteti është mungesa e tërheqjes seksuale dhe mungesa e interesit ose dëshirës për seks

Jeni ndarë, duhet ta besoni se ka ndodhur, fundi i botws wshtw ende larg

 A ju kujtohet se sa e sa herë, në gjendje depresioni, jeni betuar se kurrë më s'do të dashuroheni dhe as që do t'ia lejoni Duhet ta besoni se ka ndodhur dhe që nga ai çast ju mbetet obligim detyrues të merreni seriozisht dhe intensivisht me veten, se humbja e një lidhje, domosdo është fundi i botës. Nuk është, as nuk duhet të jetë, njësoj sikur të ndahesh me një objekt, të cilin e humbët aksidentalisht, dhe sigurisht e mbanit në sirtarin e gjërave të shtrenjta. Humbja e një lidhjeje, pas së cilës ju lidhin momente të paharrueshme, tek e cila ju pikënisët fillimin e ëndrrave dhe dëshirave. Ambicieve personale aty i vutë krahë për ti hedhur më pas në fluturim. Të gjitha këto janë një e shkuar. Para këmbëve tua sheh teksa përpëliten në agoni, të voglat, dëshira të mëdha. Duhet gjetur forcë të qëndrosh, të reflektosh, ashtu siç merr hov një atlet për tu nisur, ti të rinisesh.

A ju kujtohet se sa e sa herë, në gjendje depresioni, jeni betuar se kurrë më s’do të dashuroheni dhe as që do t’ia lejoni vetes më që ndonjëri nga krijesat e botës së madhërishme t’ju prishë harmoninë dhe baraspeshën e disponimit tuaj. Megjithatë, edhe pas të gjitha atyre betimeve të mëdha që i bëtë se një çmenduri e tillë s’guxon t’ju ndodh më, pas kalimit të një periudhe kohore, atëherë edhe kur është vonë, me pikëllim konstatoni se përsëri, për fat të keq, ju ndodhi e njëjta gjë.

Po që se këto lloje të dështimeve janë bërë pjesë përbërëse e jetës suaj, atëherë ju mbetet të bëheni më të kujdesshëm, të shikoni gjithnjë rrotull, sepse mund t’ju kërcënohet rreziku se mund ta humbni edhe atë pak vetëbesim të luhatshëm që ju ka ngelur.