Dhjetë rekomandime për të qenë të lumtur

Për të gjithë ata që besojnë tek ekzistenca e lumturisë dhe te rruga drejt saj, sjellim 10 këshilla për të qenë të lumtur. Fundja çdokush dëshiron të jetë i tillë!

Jeta

“Secili prej nesh është zot i fatit të vet, na takon ne të krijojmë shkaqet e lumturisë”, ka thënë Dalai Lama. Edhe pse mbase zakonisht nuk doni që të merrni këshilla, ne sjellim disa sekrete për të hapur zemrën dhe për të rigjetur buzëqeshjen…

1-Bëni paqe me veten

“Është thelbësore ta vëzhgoni veten me dashamirësi që nga momenti i zgjimit”, thotë tarologia Klud Millvill (Claude Milleville). “Shumë shpesh vështrimi që i japim vetes sonë është një shikim akuzues”. Në vend që të fiksohemi mbi defektet, mbi mungesat dhe debulesat tona, duhet të arrijmë të shohim edhe cilësitë dhe vlerat tona: është e vetmja mënyrë për të rritur vetëbesimin dhe për të bërë hapa përpara!

2-“Mbillni” lumturinë rreth vetes

Egoizmi dhe lumturia vështirë se “shkojnë” bashkë apo qëndrojnë “krah për krah”. Investoni energjitë për të mirën e të tjerëve: për familjen, miqtë, fëmijët e sëmurë, të pastrehët, por edhe për më fatkëqijtë dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, për shembull për një fqinj të moshuar…

3-Pranoni luhatjet e humorit

Sot në mëngjes jeni zgjuar me “hënë të keqe” (humor të keq)? Mësohuni të pranoni luhatjet e humorit si një fenomen krejtësisht natyral në vend që të shqetësoheni ose të vetëfajësoheni: ato do të kalojnë vetë dhe ju do të jeni më pak i ndjeshëm. Ndërkohë duhet të pranoni se edhe të dashurit tuaj mund të jenë me humor të keq, ndonjëherë kjo do t’ju ndihmojë t’i duroni qetësisht.

4-Njihni fatin tuaj

Keni një burrë, fëmijë, prindër dhe miq, një punë, një shtëpi, jeni me shëndet të mirë… Çfarë do të donit më shumë? Kujtohuni se jeni një nga pak fatlumët dhe mos kaloni në kriza vetëm sepse jeni e pakënaqur. Pranoni fatin tuaj dhe vëreni në provë pa asnjë dyshim: do të bëni hapa gjigantë.

5-Evitoni katastrofizmat

Lajmet janë pak inkurajuese? Përpiquni të shihni përreth me objektivitet? Bota po shkon vërtet mbrapsht? Do të konstatoni që në fund të fundit kjo nuk është e vërtetë: nuk është gjithçka kaq e tmerrshme rreth jush.

6-Dëgjoni të tjerët

Empatia është aftësia për të kuptuar dhe për të njohur të tjerët, pak a shumë të identifikohesh me ta. Kjo është një cilësi themelore që mund të lehtësojë marrëdhëniet e tua dhe mënyrën se si ju do ta shihni jetën. Mundohuni ta vini veten në vendin e të dashurve tuaj dhe të atyre që i njihni, të cilët shpesh janë të padurueshëm: mbase shefi juaj është nervoz, sepse djali i tij ka probleme të rënda me shëndetin; burri juaj është bërë i “keq”, sepse është i shqetësuar për punën; nëpunësi është i mefshtë, sepse ka pothuajse tri ditë që bie shi, koha ka ndikuar tek ai…po sikur të ishit në vendin e tyre do t’ia dilnit të kishit një humor të mirë?

7-Socializohuni (shoqërohu)

“Nuk duhet të mbyllemi nën ritmin monoton të ditëve: duhet të kultivojmë miqësitë, të ‘shkojmë’ drejt zbulimit të të tjerëve, të krijojmë lidhje të reja”, këshillon Klud Millvill. Jeni e rraskapitur? Përgatitni një darkë të thjeshtë, pa shumë pretendime, por mos humbni një rast të mirë. “Të anuloni një moment takimi me justifikimin për të kursyer energjitë ose për të fjetur, nuk do t’ju sjellë asnjë të mirë apo përfitim. Jeta na kërkon të bëjmë hapa përpara (progres) dhe jo të ekonomizohemi dhe të jemi koprracë me veten”.

8-Pajtohuni me të kaluarën tuaj

Të pranoni të kaluarën do të thotë të bëni pazaret me të shkuarën, të lini mënjanë ndjenjat dhe mëritë, të pranoni ato që nuk mund të ndryshojnë më. Gjithashtu të pranoni do të thotë edhe t’i mbyllni situatat e lëna pezull (grindjet, tensionet). Silluni në një mënyrë të pjekur, kjo është thelbësore për t’u nisur me këmbën e djathtë drejt lumturisë, duke shmangur keqardhjet e panevojshme dhe të dhimbshme.

9-Jepini një kuptim jetës suaj

Kush jam unë? Cili është objektivi i jetës sime? Nëse i ke përgjigjet për këto pyetje esenciale, atëherë jeni në rrugë të mbarë drejt vetërealizimit. Por nëse nuk është kështu, si thoni të reflektoni pak mbi veten dhe për vlerat bazë të jetës suaj (punën, dashurinë, familjen, rregullin, lirinë)? Kjo do të shërbejë për të fiksuar objektivat tuaj dhe për t’u impenjuar që t’i realizoni ato.

10-Mbroni lirinë tuaj

Për të qenë mirë me të tjerët është e rëndësishme që mos të burgoseni nga vullneti i tyre. Mësohuni t’u thoni jo ndonjëherë, kur është e nevojshme. Mos kini frikë nga mendimet e të tjerëve, zgjidhni vetë dhe me liri të plotë atë që do dhe nuk do të bësh. Mos lejoni askënd që t’ju manipulojë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s