Seksi, si akt sublim i pasionit dhe si veprimtari efikase fizike

Ekspertët bien dakord dhe zbulojnë se të bësh aktivitet seksual është njësoj sikur të bësh një lloj tjetër aktiviteti fizik siç mund të jetë palestra, vrapimi, gjimnastika ose ushtrime të tjera

Nëse kryeni marrëdhënie seksuale është njësoj sikur bëni gjimnastikë

Për të qenë në formë nuk shërben vetëm palestra, gjimnastika, vrapi dhe të gjitha aktivitetet e tjera fizike sportive, por sipas një studimi të ri është edhe seksi ai që mund t’ju vijë në ndihmë. Ai është cilësuar si një lloj aktiviteti i cili herë pas here mund të jetë më i këndshëm sesa të tjerët. Ishin studiuesit kanadez të Universitetit të Kebekut në Montreal, Zhulie (Julie) Frapie, Isabel Trupin (Isabelle Toupin), Xhozef Xhej. Levi (Joseph J. Levy), Milene Aubertin Lehendre (Mylene Aubertin-Leheudre) dhe dhe Antoni Di. (Antony D.) Karelis, ata të cilët inkurajuan disa çifte të bënin “palestër” në dhomën e gjumit. Studimi i tyre përfshiu 21 të rinj heteroseksualë, të cilët duhet të kryenin marrëdhënie seksuale duke vendosur në dorë vetëm një byzylyk të quajtur “SenseWear”, që do të tregonte energjinë e tyre të shpenzuar gjatë raportit intim. Studimi i publikuar në “PLoS ONE”, tregoi se: nëse bëni seks, ju do të digjni më shumë kalori sesa mund të digjni duke bërë një ushtrim fizik të avancuar: meshkujt djegin mesatarisht 4,2 kalori në minutë dhe gratë 3,1. Por gjatë marrëdhënieve seksuale edhe zemra arrin një mesatare prej 180 rrahje në minutë, duke favorizuar shpenzimet kalorike. Studimi gjithashtu parashikoi se të gjithë pjesëmarrësit, para se të kryenin një marrëdhënie seksuale (të paktën një herë në javë, apo katër herë në muaj), duhet të bënin një orë e gjysmë ushtrime të moderuara me intensitet duke përdorur një punë rutinë – kjo për të matur shpenzimet kalorike të cilat më pas shërbyen si bazë për krahasim. Rezultatet përfundimtare treguan se meshkujt duke kryer marrëdhënie seksuale shpenzuan një mesatare prej 101 kalori, në krahasim me 276 kalori të djegura në punën rutinë. Nga ana tjetër gratë, gjatë raportit seksual, dogjën një mesatare prej 69 kalori në krahasim me mesataren e 213 kalorive të shpenzuara në një punë rutinë. Në përfundim të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit, hulumtuesit kanë theksuar se aktiviteti seksual mund të konsiderohet një ushtrim fizik i fuqishëm “alternativ” dhe domethënës. Kështu që, duke nisur nga sot, asnjë dhimbje koke apo justifikime të tjera, për të mos bërë këtë lloj “ushtrimi fizik”.

Të mirat e marrëdhënieve seksuale

Seksi ju ndihmon të humbni peshë. Këtë e mësuat tani! Nuk është më sekret që seksi i rregullt është një prej mënyrave më të mira për të përforcuar imunitetin. Por përveç humbjes së peshës, shkencëtarët kanë përmbledhur një listë të gjerë të arsyeve pozitive të marrëdhënieve seksuale. Më konkretisht seksi:

Rrit besimin në vetvete

Intimiteti krijon besim në vetvete; gjithashtu rekomandohet si doza ligjore për femrat atlete përpara garave.

Trajton rrudhat

Përkëdheljet e shtratit janë trajtimi më i mirë kundër-rrudhë, pasi lëkura bëhet më elastike për shkak të estrogjenit dhe hormoneve të tjera.

Forcon imunitetin

Seksi përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Ekziston një mundësi që seksi zvogëlon probabilitetin e zhvillimit të kancerit.

Heq stresin

Lojërat e shtratit janë shumë të mira për të luftuar stresin për shkak të hormonit oksitonin, i cili sjell një ndjenjë qetësie dhe relaksimi. Seksi është një antidepresant i efektshëm, i cili ju ndihmon të harroni problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë.

Qetëson dhimbjet

Seksi gjithashtu është një “vrasës” shumë i mirë i dhimbjeve. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhet dashuri, ndihmojnë në qetësimin e çfarëdolloj dhimbjeje.

Trajton impotencën

Disa studime të kohëve të ndryshme të publikuara tregojnë se meshkujt seksualisht aktivë kanë dy herë më pak mundësi për të ngelur impotentë.

Zgjat jetën

Dhe kohët e fundit është provuar që seksi të zgjat jetën. Njerëzit seksualisht aktivë vuajnë shumë më rrallë nga sulmet në zemër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s