Si ta rregulloni regjimin e ushqimit që të përmirësoni shëndetin e organeve riprodhuese

58_0579

Pa marrë parasysh këto konstatime të reja, por akoma të paformuara shkencërisht, tani për tani është e sigurt se kur të vijë koha të bëheni me bebe, kuzhina është e rëndësishme sa edhe dhoma e gjumit. Janë të nevojshme qelizat e shëndosha të vezoreve dhe spermatozoidet e shëndosha, si edhe gjendja e mirë e organizmit që të ndodhë fekondimi. Specialistët e kësaj fushe këshillojnë sesi ta rregulloni regjimin e ushqimit që të përmirësoni shëndetin e organeve riprodhuese, stresin ta reduktoni në minimum dhe të siguroni organizmit nutrienet e domosdoshme.
Në regjistrin e artikujve ushqimorë për nënën e ardhshme, para së gjithash, janë artikujt të pasuruar me thartinë omega-3 (skumbria, harenga, sardelja, salmoni, avokadoja, arra, farërat e kungullit dhe farat e lirit). Janë të dobishme edhe pemë të ziera – më mirë është të zihen në avull, por edhe prodhimet e qumështit. Një ose dy gota qumësht me yndyrë në ditë u bëjnë mirë vezoreve.
Të gjitha racionet duhet të hahen ngadalë, të përtypen gjatë, ndërkaq racioni më i pasur duhet të jetë për drekë. Partneri duhet të hajë ushqim të mjaftueshëm me vitaminë C, te sperma gjithashtu ndikojnë dëmtimet të cilat në trup i krijojnë radikalet e lira. Si preventivë, meshkujt duhet të hanë kivi, manaferra, spec të kuq dhe lulelakra. Ushqimin duhet plotësuar edhe me arra braziliane, por edhe me farëra të kungullit, të cilat janë burimi më i mirë i zinkut, mungesa e të cilit në organizëm ndikon në rënie të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve. Zink ka edhe mish, posaçërisht në mishin e pulës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s