Sekrete të thjeshta për të qenë më të lumtur

 

Cifti i te dashuruarve dhe te lumturuarveA nuk do të donit që të kaloni më shumë ditë në jetën tuaj duke u ndjerë tërësisht të plotësuar? Ju ka ndodhur të pyesni veten pse nuk ndiheni të lumtur pavarësisht gjërave të mira që iu ka ofruar jeta? Nëse lejoni ofendimet dhe kritikat t’ju mërzisin, duke i përsëritur ato si një monolog i brendshëm negativ pasi momentet e këqija kanë kaluar, ju jeni në të vërtetë si të gjithë të tjerët, së paku si shumica e njerëzve. Por, ekzistojnë disa taktika të thjeshta që mund të jenë me të vërtetë të afta të vënë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Ju mund të rrisni ndjeshëm nivelin e lumturisë, jo detyrimisht duke zbuluar se keni fituar llotarinë apo një trashëgimi nga një i afërm i vjetër që nuk e dinit që ekzistonte, por thjesht duke adoptuar mënyra të reja të të menduarit. Ndërkohë që rreth 50 përqind e aftësive tona për të qenë të lumtur është e përcaktuar nga ajo që studiuesit e quajnë si “thirrje natyrore” për lumturi dhe 10 përqind varet nga rrethanat e jetës sonë, një pjesë e konsiderueshme prej 40 përqind është plotësisht në dorën tuaj, pra nga mënyra se si ju zgjidhni të reagoni ndaj ngjarjeve, si përballeni me stresin, si zgjidhni të kaloni kohën tuaj dhe më shumë.

Fakti se ne mund të influencojmë gati gjysmën e kënaqësisë tonë është një zbulim mahnitës dhe ndërgjegjësimi mbi rolin që njeriu mund të luajë në nxitjen e lumturisë dhe gëzimit, e ka bërë eksperten e Shëndetit Vetjak Mendor, Catherine Birndorf, që të shkruajë librin e saj të ri “Nëntë Dhomat e Lumturisë”. Ajo që ka analizuar me kujdes situata të ndryshme që ndikojnë në përkeqësimin e humorit dhe mënyrën se si njerëz të ndryshëm reagojnë në situata të njëjta dhe ka gjetur metoda të ndryshme që mund të konsiderohen secila si sekreti i fshehtë i lumturisë: duke ndryshuar qasjen tuaj ndaj situatave të ndryshme, mund ta bëni zërin tuaj të brendshëm më pozitiv, duke iu gëzuar pasionit tuaj (qoftë ai pasioni për lulet, sportin apo udhëtimin) apo duke gjetur një sens të qëllimit që iu ndihmon të jeni më të lumtur në secilën nga “dhomat” e shtëpisë tuaj emocionale. (Metafora që përdoret për jetën duke e krahasuar atë me një shtëpi bëhet për efekt që t’ju lejojë t’i shihni fushat e ndryshme të jetës tuaj si dhoma: dhoma e gjumit për romanca, zyra për punë dhe çështje financiare, dhoma e ndenjes për shoqërinë, etj).

Ashtu si çdo gjë tjetër e vlefshme për shëndetin tuaj apo sigurinë tuaj financiare, përmirësimi i lumturisë tuaj është një çështje për të bërë alternime të vogla në vendimmarrjen tuaj, por që kanë shpërblime të mëdha dhe afatgjata. Kthejini këto katër zakone në një pjesë të rregullt të ditës suaj, në mënyrë që të ndiheni më të plotësuar, të vetëkënaqur dhe të lumtur sot dhe çdo ditë të jetës tuaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s