Jeta seksuale ju duket monotone?! Njihuni me shkaktarët dhe përpiquni t’i shmangni

Ndërsa për pjesën më të madhe të njerëzve seksi është gjëja më e këndshme shpërblyese në botë, për shkencëtarët është një zinxhir reaksionesh  biologjike. Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t’u shumuar, seksi është për njerëzit edhe një formë argëtimi. Emocionet dhe kënaqësia janë pjesë e rëndësishme e jetës në çift. Kështu një çift forcohet nesh përjetohet ndjesia dhe ndjenja në marrëdhëniet seksuale. Pas një përjetimi të tillë të vrullshëm, trupi për të marrë veten trupi ka nevojë për nj fazë qetësie, pulsi, frymëmarrja, trysnia e gjakut normalizohen. Megjithatë midis midis mashkullit dhe femrës ka ndryshime. Nxitja krijon atmosferën e përshtatshme për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, prandaj dhe faza e ngacmimit është e rëndësishme për të realizuar aktin e përbashkët. Puthjet dhe ledhatimet janë një fazë e rëndësishme përgatitore për marrëdhëniet seksuale. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha në jetën e tij ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. Zakonisht këto periudha kanë formën e dallgëve, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie mos u mërzisni pasi do te jetë një situatë e përkohshme. Nevoja seksuale midis partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre. Jo gjithmonë duhen besuar të afërmit apo shokët të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë ne 2 javë aktin seksual.

Stresi pengon seksinMonotonia në shtrat

Kini kujdes nga monotonia në shtrat. Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti i cili e mban lidhjen sa më të freskët.

Faktorët që ndikojnë në jetën seksuale

Faktorë të tjerë të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhënie seksuale janë tek femrat:

– frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual

– përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie

– pasja e një vaginë të thatë

Tek burrat faktorët negativë janë:

– tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm

– përdorimi i tejkaluar i alkoolit

Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhënie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual.

Marrëdhëniet pa komplekse

Për disa femra fakti se mund të harrojnë kofshët e pastërvitura gjatë aktit seksual është kaq e zakonshme sa edhe mundësia për të harruar emrin e tyre për momentin. E çuditshme është se, ndonëse të gjitha femrat janë në dijeni të faktit se duhet të largojnë nga mendja çdo kompleks, pak prej tyre janë krejtësisht të përkushtuara, duke humbur në vazhdim momente kënaqësie. Shumë prej tyre nuk duan të zhvishen krejtësisht dhe fillojnë të marrin poza të ndryshme gjatë aktit dhe si rrjedhim nuk arrijnë të provojnë kënaqësinë e seksit në përmasat e tij reale. Pavarësisht se cilat janë pasiguritë tuaja, ekzistojnë mënyra për t’i luftuar. Bëni një udhëtim të shkurtër në të kaluarën, kujtoni të gjitha komplimentet që iu kanë bërë herë pas here rreth pjesëve të ndryshme të trupit tuaj. Përqendrojeni vëmendjen në atë eksperiencë seksuale që po kryeni dhe vetë ndërgjegjësohuni se nuk është trupi që bën aktin seksual, por vetë akti.

Preferencat dhe fantazia

Mos e nënvleftësoni veten dhe në përgjithësi mos prisni kurrë nga meshkujt. Nëse ndjeheni se niveli i hormoneve është ngritur në kufij të konsiderueshëm merreni vetë iniciativën. Natyrisht që çdo femër udhëheq me mënyrën e saj të veçantë, ndaj nuk duhet të krahasoheni me të tjerat. Por mbi të gjitha, mos harroni të kujdeseni për nevojat tuaja. Kjo nuk do të thotë se nuk duhen respektuar nevojat e partnerit, por përderisa ju keni kësaj here timonin në dorë, bëni atë që në të vërtetë dëshironi. Duke përdorur këtë strategji, arrini që të kufizoni ankthin e partnerit, pasi atij në këtë rast nuk i duhet të provojë se çfarë iu pëlqen. Madje, ky është një mësim i mirë për t’i treguar atij preferencat tuaja me qëllim që t’i ketë parasysh edhe në rastet e tjera. Mos nguroni të lini të lirë fantazinë, askush nuk do t’ju keqkuptojë. Specialistët theksojnë se sa më e lirshme të jeni gjatë një akti seksual aq më mirë do të kaloni.

Eksperienca e mirë seksuale

E dini se çfarë thonë amerikanët për picën dhe seksin? Edhe në rastet kur është i keq, është mjaft i mirë. Ne, si popull mesdhetar, nuk jemi aspak dakord. Seksi i keq mund të na shtyjë të mendojmë se diçka nuk shkon mirë apo dikush nga partnerët nuk ka oreks, pra ka të dashur. Por nëse jeni ju, ajo që bën seks jo të mirë, atëherë duhet të kontrolloni të gjithë elementët përbërës të një akti seksual nëse ato funksionojnë mirë, që nga veshja juaj e deri tek aromat që përdorni. Nuk duhet ta fusni shumë herë në krevat seksin e keq pasi më pas e bën rrugë. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni, pasi në çdo lodhje ka momente “dështimi” të përkohshëm, të cilat me kalimin e kohës ose rregullohen ose në fund lidhja merr fund. Eksperienca e mirë seksuale, s’do thotë një listë e gjatë me gjëra që duhet me doemos t’i provoni akoma edhe nëse nuk ju pëlqejnë. Ekzistojnë disa parametra ndriçues që mund t’iu shndërrojnë në një femër të pjekur seksualisht.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s