Gjërat e tepërta, edhe kur janë të mira bëhen të këqija

Kompanitë ajrore kanë plotësisht të drejtë kur iu këshillojnë që në raste emergjence të vendosni në fillim maskën tuaj të oksigjenit përpara se të ndihmoni personin e ulur pranë jush. Kjo këshillë nuk është aspak egoiste, është thjesht të kesh kujdes për veten. E njëjta gjë vlen edhe në jetën e përditshme kur na duhet të ndihmojmë njerëzit përreth nesh. Sigurisht, është e mrekullueshme të jesh person bujar dhe dashamirës sidomos kur bëhet fjalë për t’i kushtuar pak kojë të tjerëve, por në një moment të caktuar mund të ndodhë të japësh nga vetja më tepër se sa duhet. Kjo është rraskapitëse dhe nuk i bën mirë askujt. Kur arrin në një pikë të tillë të ngjashme kur të duket se po vetësakrifikohesh, të duhet të mësosh t’i thuash jo personit tjetër që të kërkon ndihmë shpirtërore, financiare apo fizike. Ndonjëherë është legjitime që edhe t’i vetë të kërkosh ndihmë nga njerëzit e afërm, miqtë apo kolegët. Në këtë mënyrë, do të kesh më shumë mundësi të kujdesesh për interesat e tua personale dhe të ushqesh anët pozitive të karakterit tënd që të bëjnë të ndihesh më i lumtur. Duke u ndjerë më mirë dhe më në paqe me veten dhe duke rifituar energjinë e nevojshme, do të jeni të aftë të tregoheni edhe më tepër bujarë dhe dashamirës me të tjerët. Në këtë mëryrë, duke ndjekur një pjesë teatrale që ju pëlqen, duke dalë pas darke për një shëtitje, duke notuar në mëngjes, duke lexuar në kolltukun tuaj të rehatshëm ose duke bërë çfarëdolloj gjëje që iu pëlqen dhe entuziazmon, do të shikoni se si dita juaj e lodhshme dhe e mërzitshme do të mbushet me dëshira në vend të detyrimeve. Mundohuni ta shihni në këtë mënyrë: të duhet të jesh i fortë për t’i ndihmuar të tjerët. Të kujdesesh për pamjen tënde të brendshme është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për atë të jashtme. Mësohu të njohësh limitet e tua dhe qëndro i lumtur për të qenë i shëndetshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s