Gjej “strofullën” tënde!

Ti ke nevoje per relaks, vetmia eshte rifitim i qetesiseSado njeri i shoqërueshëm dhe social të jesh, çdokush ka nevojë të kalojë disa momente vetëm çdo ditë për t’u rikarikuar. (Po ta mendoni, edhe telefoni juaj ka nevojë të karikohet). Koha është dhurata më e çmuar që mund t’i bëni vetes çdo ditë për të qenë më i lumtur, për të shkarkuar energjinë negative dhe për të ndryshuar humorin e keq dhe që nuk të kushton asgjë (as nuk iu detyron të shkoni asgjëkundi). Megjithatë, kur jetoni me një shok në dhomë, kur keni fëmijë të vegjël ose jeni të zhytur në një mal me punë dhe një afat të shkurtër për ta përfunduar atë, të kërkosh pak kohë të lirë për veten mund të duket si një mision i pamundur. Fatmirësisht, nuk të duhet të fluturosh drejt një ishulli të shkretë të mbushur me palma dhe ujvara gjigante (edhe pse kjo do të ishte ideale) ose të flesh jashtë shtëpisë (gjë që të tundon gjithashtu), në mënyrë që të fitosh atë pak kohë të çmuar për ta kaluar me veten. Kur vajza ime ishte 3 vjeçe, kishte zakon që të fshihej në “strofullën” e saj, një hapësirë e vogël midis dollapit dhe krevatit në dhomën e saj, të cilës i kishte vënë sipër një mbulesë dhe merrte me vete albume fotografish apo kafshë të ndryshme për të luajtur në vetmi. Kur e kërkoja më thoshte: “Nuk mund të futesh këtu brenda, kjo është strofulla ime dhe vetëm mua më nxë”. Urtësia e saj fëminore ishte shumë e qartë: edhe një fëmijë ka nevojë për kohë dhe hapësirë personale ku të mbyllet, duke lënë të gjithë botën jashtë dhe të mendojë në qetësi.

Unë zakonisht e gjej kohën dhe hapësirën time kur notoj ose kur vrapoj, larg gjithçkaje. Kujtohu se ku ndihesh më i relaksuar, qoftë duke pirë kafe në një lokal në periferi të qytetit, madje edhe duke palosur rrobat me qetësi në dollapin tënd. Gjej ato momente që të bëjnë të ndihesh në paqe, ato endje të shkujdesura nëpër qytet pa patur asnjë destinacion dhe shkarkoji aty të gjitha shqetësimet. Mendo thjesht për atë që të bën të jesh e lumtur. E rëndësishmja është që të kuptosh se çfarë është dhe më pas të sigurosh kohën për ta bërë atë më shpesh. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një shëtitje në natyrë, për shkëmbim eksperiencash me miqtë apo për të ndihmuar të tjerët të gjejnë kënaqësi shpirtërore, çfarëdo qoftë do të ndihesh më mirë, madje edhe kur mendon për të. Pas këtij pushimi të vogël është e garantuar që do të ndiheni më mirë dhe më mirënjohës kur të riktheheni në “shtëpinë” tuaj të çmendur emocionale dhe në jetën e ngarkuar që iu pret atje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s