Edhe konfliktet janë të shëndetshëm për një marrëdhënie

Ata sapo jane zene dhe brenda tyre dicka po rilind, ajo eshte dashuriaKa diçka që të gjithë ne duhet të mësojmë. Kur një mik është i xhindosur me ty ose ti me të (ose nuk gjeni dot një gjuhë të përbashkët me kolegët dhe rrezikoni mbarëvajtjen e projektit), gjëja më e vështirë ndonjëherë është t’i telefonosh këtij personi për të diskutuar problemin. Por, në momentin që e bën, gjithmonë ndihesh më mirë. Shanset më të shumta janë që mund të keni kontradikta për gjëra të vogla dhe keni më shumë gjëra të përbashkëta se sa të ndryshme me njëri-tjetrin, por të duhet ta diskutosh situatën në mënyrë që të zbulosh se ku mund të bini dakort dhe ku jo.

Në rastet më të shumta gjëja e duhur është t’i telefonosh mikut tënd dhe të organizosh një takim për t’u sqaruar. Nuk është edhe aq e vështirë t’i tregosh të tjerëve se sa të rëndësishëm janë për ju dhe se doni që ta kapërceni murin që është krijuar mes jush dhe më pas t’i shpjegoni këndvështrimin tuaj të gjërave. Në vend që të merreni me ngarkimin e fajit, tregojini të tjerëve që iu vjen keq për shqetësimin që mund t’u keni shkaktuar ose në rast të kundërt të shpjegoni pse ndiheni i lënduar.

Studimet tregojnë se ruajtja e lidhjeve, veçanërisht me miqtë është një nga gjërat më të rëndësishme për lumturinë tuaj afatgjatë. Ndërkohë që nuk është aspak e nevojshme që të jeni tërësisht të njëjtë për të patur gjëra të përbashkëta apo thjesht për të kaluar momente të bukura së bashku, e nevojshme është që të komunikoni dhe të anashkaloni mosmarrëveshjet e vogla. Mundohuni të gjeni edhe anët e ndryshme të karakterit tuaj dhe të mësoni sa më shumë nga njëri-tjetri, nxirrini në pah ndryshimet tuaja dhe ndonjëherë qeshni me to. Mund t’i thoni vetes: edhe pse jemi të ndryshëm dhe nuk biem dakord në çdo detaj, nuk do të thotë që nuk mund të jemi miq. Mund të jemi miq dhe të kemi mosmarrëveshje në aspekte të caktuara gjithashtu. Mund të kemi konflikt për një kategori të caktuar gjërash, por megjithatë të jemi miq të përjetshëm. Konflikti është i shëndetshëm. Në fakt është një pjesë e pandashme e jetës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s