E rëndësishme është që nga seksi të merrni kënaqësi

Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problemi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual. Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë, pasi sipas tyre, nuk ndodhen në të njëjtat kushte si disa të tjerë. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Së pari, përmasat nuk kanë shumë lidhje me aftësitë. Së dyti, aftësia e mashkullit në seks nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres. Dhe së treti, nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjeni një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ju dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë. Megjithatë nuk është e thënë që seksi është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat. Çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta. Rëndësi kanë edhe lojërat seksuale, por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

Seksi dhe kenaqesia

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s