Viagra, vitet e mrekullibërjes në tregun farmaceutik botëror

 

zoom Kanë kaluar plot 15 vjet nga dita kur gjigantët e prodhimit të barnave “Pfizer”, pas studimeve dhe eksperimenteve të shumta, nxorën në tregun farmaceutik një lloj ilaçi që ndihmonte meshkujt që kishin probleme me ereksionin. Me kalimin e viteve dhe realizimin e studimeve të mëtejshme, u vërtetua se viagra jo vetëm që ndihmonte meshkujt të cilët kishin probleme serioze me ereksionin, por ndihmonte edhe në luftimin e shumë sëmundjeve të tjera.

Ndër to mund të përmendim problemet me zemrën, ku përdorimi i viagrës ul presionin e gjakut dhe ndihmon në mirëfunksionimin e zemrës. Po ashtu, ul edhe nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar ata që kanë probleme me diabetin. Gjithashtu përdorimi i viagrës jep rezultate pozitive edhe për memorien dhe luftimin e sklerozës. Efektet e viagrës janë konstatuar edhe në përparësitë që u ka dhënë grave shtatzëna, të cilat janë në pamundësi për të pasur një peshë normale të fëmijëve të tyre. Por jo vetëm në fushën shëndetësore dhe fizike viagra ka dhënë efektet e saj, por ato mund t’i shohim edhe në sferën shoqërore. Jo pak martesa kanë shpëtuar nga divorci vetëm në sajë të rezultateve që janë arritur me përdorimin e viagrës nga meshkujt me probleme.

Problemet te një mashkull

Shumëkujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë seks. Dhe, në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë duhet parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Mund të ndodhë edhe që ai të ketë probleme që lidhen me ereksionin, shpjegojnë seksologët. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë.

Shkaqet e impotencës

Shkaqet e impotencës te meshkujt grupohen në psikologjike dhe organike. Shkaktarët psikologjikë kur shfaqen te moshat e reja, kemi të bëjmë me ato momente kur mashkulli është i paaftë për të pasur ereksion dhe për të realizuar penetrimin. Kur mosrealizimi i aktit seksual përsëritet, fillon të shfaqet frika dhe kjo gjendje mund të shkojë me vite. Ndërsa shkaqet organike janë ato kur janë prishur hallkat e një mekanizmi fiziologjik përgjegjës për aktin seksual. Kjo gjendje haset më shpesh te mosha të mëdha të shoqëruara me sëmundje si diabeti, hipertensioni, yndyrnat e larta, si dhe sëmundje të tjera, duke përfshirë edhe veprimin frenues të disa grupeve të medikamenteve.

Viagra, shpëtimtari i jetës seksuale

Jeta seksuale shfaq problemet e saj me moshën. Impotenca fillon të shfaqet me kalimin e viteve dhe ky është një fakt i pakëndshëm për të gjithë njerëzit. Seksualiteti është pjesë e rëndësishme jo vetëm e jetës, por edhe e vetë personalitetit njerëzor. Njerëzit që e kanë humbur këtë aftësi ndihen të pavlershëm. Kjo i bën të vuajnë më tepër se gjithçka. Kjo patologji, ky dëmtim, mund të kurohet, sikurse shumë sëmundje të tjera. Grupi i atyre që nuk pranojnë të përdorin stimulues për të mbajtur gjallë jetën seksuale është i madh, ndonëse nuk ka shifra. Duke parë efektet e viagrës dhe rezultatet e saj, ajo vazhdon të ketë përdorues në të gjithë botën. Të kesh probleme në jetën seksuale, nuk do të thotë se je fajtor, prandaj përdorimi i stimuluesve, viagrës, është ndihmësi më i mirë, duke mos përjashtuar vizitën te andrologu apo edhe te psikologu, në rastet kur impotenca apo problemet e tjera lidhur me ereksionin janë psikologjike. Vetëm në sajë të efekteve të saj, viagra shënoi dje 15 vjet përdorim.

Mirëkuptimi në jetën në çift

Meshkujt frikësohen se gjatë lidhjeve nuk do të realizojnë intimitet dhe mirëkuptim për jetë të kënaqshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndien këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni hapur për seks. Ju mund të bisedoni për ndjenjat, synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj etj., por vetëm për seks jo. Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngaqë meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por pas heshtjes së tij mund të fshihet frika, se dëshirat e tij seksuale ju duken të pahijshme. Gjatë aktit seksual ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pas dore: Nëse vazhdimisht është i kujdesshëm, e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin.

Frika në kontaktet e para

Frika kryesore e mashkullit është se nuk do të jetë shumë i aftë dhe nga kjo pastaj vjen e gjitha frika. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë, kjo frikë humb ngaqë kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësisë të tij. Në qoftë se ai është edhe më tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyesni veten, mos është problemi te ju? Ndoshta e vlerësoni ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju. Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund të arrijë atë që do. Në qoftë se doni të keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Nëse marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira, mos e fajësoni as atë e as veten, duke menduar se nuk keni qenë të mirë ose të bukur. Analizoni jetën tuaj seksuale. Kini kujdes kur ai dëshiron të bëjë dashuri, natën ose ditën, në dhomën e fjetjes apo në ndonjë ambient tjetër. Dhe, provoni në momentin kur ai është më i disponuar.

Transformimi në shtrat

Nëse gjatë marrëdhënies seksuale veprimet e tij janë shumë të eksituara, me një ritëm të ndryshëm nga ai i ëmbli dhe sensuali, ndoshta nuk është shenjë e një dëshire të papërmbajtur, por e kundërta. Por, nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak ndrojtje. Drejto duart e tij me të tuat dhe fillo të bësh dashuri në një pozicion që të lejon të drejtosh ritmin, ndoshta duke qëndruar sipër tij. Disa meshkuj transformohen në krevat, humbasin çdo vetëpërmbajtje dhe shenjë respekti, bëhen të egër në veprime dhe në fjalë. Nëse partneri yt sillet kështu, është seksualisht i papjekur dhe ka mbetur në idenë e agresivitetit të seksit, i nënkuptuar si nënshtrim i femrës. Nëse kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet dhe gjithçka fillon menjëherë e drejt në temë, atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s