Albert Vataj_Sinjalet domethënëse, kur ju tradhëton partneri

Mendoni se partneri juaj nuk po tregohet i sinqertë me ju? Keni vënë re ndryshime dhe nuk jeni e sigurt për sjelljen e tij? Ja 33 sinjale për të kuptuar nëse po ju tradhton ose jo

Nëse nuk është një gjeni në fushën e gënjeshtrave dhe e njihni më mirë sesa njeh ai veten, atëherë nuk do ta keni të vështirë që të kuptoni nëse partneri ka një tjetër.

Ja cilat janë shenjat:

1. Nuk shqetësohet për nevojat e tua.

2. Fillon t’ju bëjë shumë dhurata, që të mos ndihet shumë në faj.

3. Sjellja e tij po ju tregon se diçka nuk shkon? Atëherë ndiqni instinktin tuaj. Bëni sikur nuk kuptoni dhe shikoni. Ju i njihni veset, sjelljen dhe rutinën e tij më mirë se kushdo tjetër. Nëse ndryshon diçka, atëherë keni të drejtë të shqetësoheni.

4. Keni filluar të debatoni shumë shpesh… Si gjithmonë ai luan rolin e të fyerit dhe del nga shtëpia për të bërë një shëtitje që të qartësojë mendimet. Duhet ta kuptoni që kjo është një justifikim për t’u takuar me tjetrën. Sigurisht, mund të jetë edhe paksa i mërzitur për mënyrën se si po ju trajton, por në fund nuk shqetësohet shumë, sepse ka vrarë dy zogj me një gur.

5. Nëse ziheni ose debatoni shumë dhe vazhdimisht, të jeni të bindur se dëshiron t’i japë fund lidhjes.

6. Shpesh nuk është me humor të mirë, por duket sikur e merr veten kur qëndroni larg njëri-tjetrit. Nëse lidhja juaj zgjat prej kohësh, me siguri po i vjen fundi.

7. Nuk ju flet më: jetoni bashkë, por jeni si dy të huaj. Është bërë i ftohtë dhe duket se nuk i bëjnë më përshtypje ndjenjat tuaja.

8. Shijet e tij muzikore kanë ndryshuar. Tani i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe vesh gjëra që më parë nuk i vishte.

9. Nuk e vlerëson më veten: kjo nuk do të thotë se ka medoemos një tjetër, por një njeri i pasigurt për veten shpesh sheh të tjerët dhe mund të ketë gjetur siguri te një lidhje tjetër.

10. Kritikon vazhdimisht njerëz të tjerë: në një farë mënyre po përpiqet t’ju thotë se nuk i interesojnë të tjerat, por në fakt mund të tërhiqet nga ndonjë tjetër.

11. Ka gjithmonë kohë t’ju flasë për gjëra që dikur nuk i pëlqenin.

12. Ofendohet nga komentet tuaja, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për t’u fyer.

13. Nuk kujdeset më për ju, për fëmijët dhe punët e shtëpisë.

14. E mbyll derën kur ju dilni për të bërë pazar, ndërkohë që më parë e linte hapur

(ndoshta për të folur me tjetrën online ose për të qëndruar larg teje).

15. Nuk ju bën më komplimente për pamjen tuaj.

16. Nuk ju thotë më “të dua”.

17. Bën si i indinjuar kur bëni diçka për të, aq sa mund të dyshoni nëse është e drejtë ajo që keni bërë apo jo. Nëse vërtet po ju tradhton, atëherë po mendohet për sjelljen e tij.

18. Ndërsa luani me letra ju akuzon se keni një lidhje tjetër, edhe pse nuk ka asnjë provë.

19. Kalon më shumë kohë me miqtë, sesa me ju.

20. Nuk është i interesuar për të ardhmen e lidhjes suaj.

21. Nuk është më i dashur me ju.

22. Është më shumë i interesuar të lexojë një libër, ose të shohë televizor, sesa të flasë ose të bëjë dashuri me ty.

23. Flet shpesh për problemet që ka me një person tjetër.

24. Ka filluar të përdorë shprehje të reja, ose bën lojëra fjalësh që më parë nuk i bënte me ty.

25. Kalon më pak kohë me ty dhe fëmijët. Ka gjithmonë një pamje që diçka nuk

shkon dhe nuk është i qetë si dikur.

26. Nuk ju përputhen më mendimet, por kur i kërkoni të bisedoni, ose se për çfarë po mendon, përgjigjet që nuk ka asgjë.

27. Bëhet shumë xheloz për privatësinë tuaj.

28. Nuk është i interesuar kur bëni dashuri.

29. Flet shpesh për dikë tjetër.

30. Shpesh kur ngrihet nga shtrati ndihet konfuz, sepse nuk e di se me kë gjendet.

31. Miqtë tuaj ju pyesin se çfarë po ndodh: familjarët dhe shokët tuaj më të ngushtë

e kuptojnë menjëherë që mes jush situata është shumë e tensionuar, madje më

shumë nga ç’mund ta vëreni ju vetë.

32. Reagon keq kur i thoni që po ju tradhton.

33. Mënyra e tij e të fjeturit ka ndryshuar: edhe pse gjatë ditës pushon, ndihet i lodhur,

sheh ëndrra të çuditshme, ka ankth të vazhdueshëm dhe flet në gjumë.

 

 

 

Kënaqësia dhe seksi te mosha e tretë

Në një epokë kur imazhi, librat, këngët, bisedat me përmbajtje seksuale janë me bollëk, seksi mes dy personave me një trup jo perfekt, të kërrusur dhe ku jeta ka lënë dukshëm gjurmët e saj, pra mes dy të moshuarve është ende një argument që na habit, madje në disa raste arrin edhe të na “skandalizojë”. Por, në dashuri nuk është asnjëherë vonë.

Seksi nuk është as çmim që duhet fituar dhe as privilegj, por një mundësi shumë e mirë për çdo individ që kërkon të mbajë gjallë trupin. Brenda lidhjes, është një mundësi për të transmetuar dhe për të marrë dashuri në mënyrë konkrete dhe të prekshme. Për të marrë të gjitha këto nuk është e nevojshme t‘i nënshtroheni asnjë kushti, përveç respektit reciprok që është absolutisht i domosdoshëm. Personat që klasifikohen në moshën e tretë kanë gjithnjë e më shumë dëshirë për të jetuar dhe dashuruar. Në dashuri ekziston fjala “shumë shpejt”, por nuk ekziston “shumë vonë”.

 

Të fillosh nga e para në moshën 50 vjeç

Argumentet për të diskutuar seksin në moshën e tretë apo të katërt janë të shumta, ashtu si edhe njerëzit që duhet të përballen me këtë fakt. Shumë prej tyre ndihen të ndrojtur, madje edhe të frikësuar, duke menduar se kanë harruar gjithçka nga e shkuara dhe rikthimi në të tashmen i bën të ndihen keq. Por specialistët këshillojnë që gjithçka duhet parë me shumë kujdes dhe kurajë. Në të tilla raste nuk duhet të keni asnjë frikë, madje as të turpëroheni, por mund të nisni gjithçka nga zero, sikur të ishte hera e parë. Këtu fillon një jetë e re, e sigurisht edhe një raport i ri seksual. Nuk duhet të harroni zonja të nderuara, që dridhjet fillestare të një femre të rritur mund të jenë shumë më eksituese se shikimi i ndritshëm i një vajze të bukur.

 

Lojërat erotike? Mos kini turp, ndihmojnë çiftin

Një nga temat me të cilat përballen më shumë specialistët ka të bëjë me lodrat erotike, si dhe dilemën se janë normale apo shenja të perversitetit këto gjëra. Në fakt, njëherë e një kohë ato konsideroheshin si sinjale që paralajmëronin një sjellje negative, madje “të sëmurë” në raport me seksin. Sot ato shihen si një mundësi e mirë për të ndihmuar lidhjen në çift, për të jetuar pjesën e gjallë të seksit, atë më të këndshmen, e cila ndihmon që shumë gjëra t‘i shikojmë me ironi. Këto “lodra” dalin nga ‘dyqanet e seksit‘(sexy shop) dhe ofrohen në shumë mënyra. Ndonjëherë duhet ta lini veten të rrëmbeheni nga kurioziteti, pasi është një mënyrë e re për t’i dhënë pak më shumë jetëgjatësi lidhjes suaj në çift.

Një psikologe thotë se pleqtë e dashuruar janë më të turpshëm se adoleshentët. “Të moshuarit bëjnë dashuri fshehtas fëmijëve, ashtu siç bëjnë fëmijët fshehtas prindërve. Pleqëria është mosha më e mirë për të bërë dashuri, sepse është arritur pjekuria në të gjitha kuptimet, por shoqëria inkurajon të rinjtë, vlerëson joshjen, lartëson vetëm një lloj bukurie. Zakonisht një i moshuar e jeton jetën ashtu siç i vjen, nuk mendon gjatë për të mirën dhe të keqen. Shoqëria vazhdon të mendojë se erotizmi është i vdekur te një trup i vjetër dhe i rrudhur. Ashtu si të rinjtë, edhe të moshuarit kanë nevojë të kryejnë marrëdhënie. Nuk duhet të mendojmë se janë të pafuqishëm, por t’i inkurajojmë të duken të pashëm, interesantë e jo qesharakë. Edhe ata kanë të drejtë të duken tërheqës dhe seksi. Në fund të fundit, seksi nuk njeh moshë. Ai të ndryshon mënyrën e të jetuarit dhe nuk vdes kurrë. Prandaj nuk duhet t’i gjykojmë asnjëherë të moshuarit, por t’i lëmë të shijojnë edhe ato pak ditë që u mbeten për të jetuar, sepse shumë shpejt pleqëria do të na trokasë të gjithëve në derë.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s