Albert Vataj_Si mund të risillni edhe një herë “libidon” në lidhjen tuaj

Eshtë e rëndësishme të kuptohet se libido ose dëshira seksuale është diçka krejt ndryshe nga nxitja fizike në organin gjenital. Kjo mund të duket e pamundur, por shumë femra të cilat thonë se e kanë humbur dëshirën e tyre për kontaktin fizik, në fakt janë të afta të jenë të eksituara fizikisht dhe arrijnë në orgazëm pa shumë vështirësi. Ajo çfarë shfaqet e vështirë tek femrat është ose të pamundur, është të ndjejnë pasionin apo dëshirën për seksin. Shpesh femrat pyesin nëse Viagra do t’i ndihmonte për “t’i ndezur” ato për seks. Përgjigjja është padyshim, jo. Tek meshkujt, Viagra përdoret për të kuruar mosfunksionim e erkcionit, pra paaftësinë e tyre për të arritur në erekcion.

Tek meshkujt të cilët nuk kanë shumë dëshirë për seks, përdorimi i Viagrës është i panevojshëm, sepse përpos shumë anëve pozitive dëshira dhe pasioni për seks mbetet i njëjtë.

Studimet

Në studimet më të fundit, të cilat kanë bërë shumë përparime, është testuar Viagra tek femrat, por në qendër të tij është të arrihet në një përfundim, nëse Viagra shkakton ndryshime të dhimbshme në organet seksualë. Është bërë e qartë se tek disa femra ky mjekim çon në një rritje të lubrifikimit dhe rrjedhje të vazhdueshme të lëngut përreth vulvës. Por nuk ka asnjë mundësi që Viagra t’i kthejë femrat në “ndezëse të seksit”. Por përpos të gjitha këtyre, Viagra nuk është licencuar ende si një mjekim për femrat edhe pse përdorimi i saj nuk është i pakët.

Profesor Alan Rieley i universitetit të Lancashire në Britaninë e Madhe, si edhe ekspert në çështjet e seksit, shprehet se mungesa e dëshirës është problemi seksual numër një tek femrat e sotme dhe është shumë i vështirë për t’u kuruar.

Çrregullimet

Shumë gazeta dhe faqe interneti janë publikuar kohët e fundit duke sugjeruar se testosteroni mund të jetë një kundërpërgjigje shumë e mirë për t’i dhënë fund rutinës së përditshme në shtratin e një çifti. Pra, në vitet pasardhës duhet të jeni të përgatitur të shihni shumë gazetat cilat sugjerojnë këshilla për shumë femra që kanë mungesë të dëshirës për seks, arsyen e mundshme, që mund të jetë mungesa e testosteronit. Kurimi më i mirë është marrja e këtyre hormoneve. Kjo është zgjidhja që do t’u dhuronte edhe një herë pasionin e dëshiruar në marrëdhënien tuaj. Por ndoshta edhe kjo mënyrë nuk do të funksionojë, ashtu si nuk funksionoi plot 25 vjet më parë.

Si mund të risillni edhe një herë “libidon” në lidhjen tuaj:

1. Përpiquni të risillni edhe një herë romancë të re në marrëdhënie dhe të harxhoni më shumë kohë pranë njëri-tjetrit.

2. Përfytyroni partnerin siç u shihte në fillimet tuaja dhe lejojini vetes të ndjeni eksitimin që si ju dhe partneri ndjenit atëherë.

3. Ushtroheni seksualisht mendjen tuaj duke lexuar libra erotike apo duke menduar gjëra seksi, sidomos në ditët kur mendoni se mund të bëni dashuri.

4. Caktoni kohën që duhet të flini gjumë sepse lodhja njihet si “armiku” më i madh i libidos.

5. Nëse jeni gjatë gjithë kohës e lodhur merrni mjekime sepse mund të keni mungesë hekuri dhe kjo nuk e ndihmon aspak marrëdhënien tuaj.

6. Nëse jeni mbipeshë dhe shumë gjumash, atëherë vendosini një limit ushqimit dhe gjumit, sepse duhet të jenë në formë perfekte për t’i pëlqyer si partnerit, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s