Albert Vataj_Misteri i transmutacionit seksual

Domethënia e fjalës “transmutacion”, thënë thjeshtë, është “ndryshimi ose kalimi i një elementi ose forme të energjisë në tjetrën”.

Emocioni seksual e krijon një gjendje të caktuar të vetëdijes.

Për arsye të mosnjohjes së kësaj tematike, gjendja e tillë e vetëdijes më së shpeshti ndërlidhet me gjërat që kanë të bëjnë me fiziken. Për shkak të ndikimeve të gabueshme, të cilave shumica prej nesh u janë nënshtruar gjatë fitimit të diturisë mbi seksin, vetëdija jonë i shikon këto gjëra, të cilat i paraprijnë fizikales, me paragjykime ekstreme.

Prapa emocioneve seksuale qëndrojnë tri mundësi konstruktive:

1. Vazhdimi i racës njerëzore.

2. Mbrojtja e shëndetit (si mjet terapeutik, nuk i afrohet asgjë).

3. Transformimi i mediokritetit në gjenialitet me anë të transmutacionit.

Transmutacioni seksual është i thjeshtë si dhe lehtë i shpjegueshëm. Ai e nënkupton largimin e vetëdijes prej mendimeve, të cilat e kanë shprehjen fizike në mendimet e ndonjë natyre tjetër.

Dëshira e zjarrtë seksuale është më e fuqishmja prej të gjitha dëshirave njerëzore. Kur janë të përfshirë me këtë dëshirë të zjarrtë, njerëzit e fitojnë imagjinatë më të fortë, guxim, forcë të vullnetit, qëndrueshmëri dhe aftësi kreative, të gjitha këto të panjohura në çastet tjera. Dëshira e zjarrtë për kontaktin seksual është aq e fortë dhe këmbëngulëse, sa që njerëzit shpesh e rrezikojnë vullnetshëm edhe jetën e reputacionin vetëm për ta përmbushur. Kur është ndër zgjedhë, dhe e drejtuar në kahjen tjetër, kjo forcë motivuese i mban në vete të gjitha atributet e veta siç janë imagjinata e fortë, guximin i jashtëzakonshëm, etj., të cilat mund të shfrytëzohen si forca kreative e të fuqishme në art, letërsi ose në çdo profesion tjetër, kyçur këtu, natyrisht, edhe grumbullimin e pasurisë.

Transmutacioni i energjisë seksuale gjithsesi e kërkon edhe forcën e vullnetit. Dëshira e zjarrtë për shprehjen seksuale është me të lindur dhe e natyrshme. Ajo s’mund të ngulfatet ose të eliminohet, për çka edhe nuk duhet të tentohet. Përkundrazi, dëshirës së zjarrtë duhet t’i mundësohet të shprehet në format e ndryshme të cilat e begatojnë trupin, mendjen dhe shpirtin e njeriut. Nëse transmutacionit nuk i mundësohet forma e këtillë e shprehjes, ajo do të gjurmojë për mundësinë e shprehjes me anë të kanaleve fizike të pastra.

Lumi mund të ndalet me pendë dhe të kontrollohet uji për ca kohë, por, në fund, do të derdhet me vrull. Kjo po ashtu vlen edhe për emocionin seksual. Ai mund të shtytet e të kontrollohet për ca kohë, por vet natyra e tij e bën që pandërprerë të gjurmojë pas mënyrave të shprehjes. Nëse nuk transmutohet në orvatje kreative, ai do ta gjejë ndonjë mënyrë tjetër të shprehjes që ka pak vlerë.

Raporti mes realizimit dhe natyrës seksuale të zhvilluar

Personi është i lumtur atëherë kur e din mënyrën se si t’ia mundësojë shprehjen emocionit seksual përmes ndonjë forme të veprimit kreativ.

Hulumtimet shkencore i zbuluan këto dëshmi të rëndësishme:

1. Meshkujt që i arrijnë realizimet më të mëdha janë ata me natyrë tejet të zhvilluar seksuale: njerëz të cilët e mësuan artin e transmutacionit seksual.

2. Meshkujt, të cilët kanë fituar pasuri të mëdha dhe mirënjohje të veçanta në letërsi, art, industri, arkitekturë dhe në profesione të tjera, kanë qenë të motivuar ndër ndikimin e femrës.

 

Hulumtimet i analizuan faqe të tëra të historisë dhe të biografive të njerëzve të suksesshëm, madje duke u kthyer në më shumë se dy mijë vjet prapa. Gjithkund ku ekzistonin dëshmitë në lidhje me jetën njerëzve jashtëzakonisht të suksesshëm, hulumtimet tregonin se këta e patën natyrën seksuale tepër të zhvilluar.

Emocioni seksual është “forcë e pashmangshme” e cila nuk i pranon pengesat sikur që i pranon “trupi inert”. Të shtyrë me këtë emocion, meshkujt fitojnë fuqi të jashtëzakonshme për veprim. Pranojeni këtë të vërtetë dhe do ta kuptoni rëndësinë e konstatimit se transmutacioni seksual fsheh në vete sekretin e aftësive kreative.

Me heqjen e gjëndrave seksuale, një njeriu apo kafshe, mënjanohet edhe burimi kryesor i veprimit. Si dëshmi për këtë, vëreni se ç’ndodh me çdo kafshë pas kastrimit. Demi bëhet i dëgjueshëm sikur lopa. Ky ndryshim seksual e mënjanon, në njeriun apo kafshën, gjithë instinktin luftarak. Po ky efekt është edhe te gjinia femërore.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s