Albert Vataj_Mënyra e përshtatshme për ta ndërprerë lidhjen paramartesore që nuk shkon!

Ndarjet me partnerë ndodhin për arsye nga më të ndryshmet. Çdo ndarje është e vështirë. Nuk është me rëndësi kush është fajtor. Dashuria ndodh, vjen kur nuk e pret dhe shkon kur do vet. Dhe kur shkon dhemb. Prandaj thuhet në shumë gjuhë “me ra në dashuri”, “to fall in love”, ngase kur bie në dashuri, kur rrëzohesh, lëndohesh dhe kjo dhemb! Nëse dashuria shkon, ikë, lidhja që ju ka afruar, zhduket.

1. Mendoni mirë para se të vendosni. Vështroni mendimet tuaja si një person pasiv, pa ndikuar në ato, sikur kur e shihni një film. Le të rrjedhin ato para syve tuaj. Ju vetëm merrni frymë thellë, relaksohuni dhe vështroni ngjarjen pa gjykuar, sikur ndodh mes dy personave tjerë dhe jo mes juve. Në vazhdim mos gjykoni asgjë.

2. Merrni një fletë dhe një laps. Ndani fletën në dy pjesë me një vijë. Në anën e majtë shkruani anët pozitive të partnerit ndërsa në të djathtën ato negative. Paramendoni ndonjëherë sikur i dashuri apo e dashura e juaj të zhduket apo të vdes, çka humbni ju?

3. Nëse edhe më tej mendoni se duhet të ndaheni, atëherë bëjeni këtë në mënyrën si kishit pasur dëshirë dikush t’ju braktis juve. Vërtet është vështirë për ta “shqelmuar” dikë që është në lidhje me ty, prandaj mënyra më e mirë është të këshilloheni me zemrën tuaj dhe ta braktisni ashtu si kishit dashur dikush t’ju braktis juve.

4. Keni nda mendjen ta braktisni partnerin, e keni gjetur mënyrën duke u konsultuar me zemrën tuaj – prandaj, mos t’ju vjen keq. Shpesh ndodh që kur duam të ndahemi nga dikush, e fajësojmë veten me faj që nuk ekziston. Lidhja quhet lidhje ngase shërben për t’u bashkuar me dikë, po edhe për t’u ndarë. Këtu nuk jemi duke folur për martesë apo fejesë, që është tjetër formë e lidhjes. Në lidhjet para martesore apo para fejesës, ose duhet të jeni në gjitha aspektet të kënaqur me partnerin, dhe pastaj ta kurorëzoni atë lidhje me martesë, ose ju vendosni, keni drejtë ta këputni atë lidhje, qoftë edhe sado pak që ndiheni të zhgënjyer.

5. Mos kundërshtoni dhe mos u fjalosni gjatë ndarjes. Ndarje ideale nuk ka. Po te fjaloseni dhe ta fajësoni atë, atëherë nuk ka me e pasur të qartë a jeni ndarë ngase keni vendosur ashtu apo shkaku se jeni fjalosur. Partnerin me të cilin /cilën doni të shkëputni lidhjen e dashurisë, kurrë mos e fajësoni për asgjë. Thoni se keni vendosur të ndaheni që më parë, nuk dëshironi të fjaloseni dhe nëse insiston, mund t’i tregoni se çka mendoni se nuk shkon mes juve.

6. Para se të ndaheni, shkruani diku se pse keni vendosur ashtu – cili është shkaku. Mbajeni mend këtë dhe mos lejoni të ndikoj as bukuria, as lotët, as fjalët. Ndarja ndodh së pari me sjelljen e vendimit në kokën tuaj. Dhe nëse e keni sjellë atë vendim, nuk keni arsye pse ta shtyni vendimin tuaj.

7. Edhe sikur të vdisnit nga dëshira që ta nënçmoni partnerin shkaku se ju ka lënduar, kurrë mos vendosni ta braktisni në vende publike. Është e madhe dhimbja e braktisjes dhe inatit, prandaj mund ta humb kontrollin partneri dhe të dëshiroj t’ju nënçmoj juve me fjalë apo sjellje të pakontrolluara.

8. Me siguri se në skenarin si do të dëshironit t’ju braktis dikush, është edhe fjala e juaj përfundimtare. Pra, do të dëshironit edhe ju të shtoni diçka para se t’ju braktis dikush, prandaj lejoni edhe ju që partneri që e braktisni të thotë çka ka për të thënë. Mos pritni që shpejt ta kryej bisedën e vet, dhe që pasi ta kryej të pajtohet me fatin.

9. Edhe nëse keni qenë shokë dhe shoqe të mirë para lidhjes, nuk mund të jeni më. Ju mund të mendoni se asgjë nuk kushton të mbeteni shokë, po me këtë ia vështirësoni çdo ditë në të ardhmen edhe vetes edhe atij /asaj.

10. Kur njëherë e keni sjellë atë vendim, i pari / e para që duhet ta dijë është partneri. Mos flitni me shokë apo shoqe lidhur me vendimin tuaj para se t’ia tregoni në sy partnerit. Sado besnik ndaj jush të jenë miqtë tuaj, mund të gabojnë dhe partneri ta kuptoj para se t’i tregoni vet ju, dhe kjo vërtet e bën të ndihet të mjerë. Në fund të fundit, as ju nuk do të dëshironit që ta dijë dikush tjetër para juve kur partneri juaj kishte për t’ju braktisur.

11. Mos e zvarritni këtë vendim. Sado që e zvarritni, kurrë nuk është kohë e përshtatshme për ta braktisur dikë. Edhe lehtë nuk është asnjëherë.

12. Mos i thoni se e keni dashur gjithmonë –sepse me këtë e gënjeni edhe veten edhe atë. Sikur vërtetë ta donit nuk do t’ju pengonte asgjë te partneri, apo edhe po t’ju pengonte do të gjeni mënyra ta falni. Ju mund ta keni dashur si njeri, si qenie humane, po jo si partner, prandaj dhe keni vendosur të ndaheni.

13. Mos provokoni që partneri t’ju lë. Kjo metodë funksionon ndonjëherë, po jo gjithnjë. Mos ia vështirësoni, se po t’ju braktis partneri nga hidhërimi prej fjalosjes, do të kërkoj më vonë ta falni dhe të pajtoheni, ose do t’jua fal dhe do të kërkoj të pajtoheni.

14. Shumë çifte gabojnë gjatë ndarjes kur e fajësojnë partnerin. Po ashtu gabim i madh është t’i thoni si arsyetim partnerit “nuk është problemi te ti po te unë”! Përherë do të mendoj se ka ndonjë problem që ndoshta mund t’ju ndihmoj, por nuk e ka kuptuar si dhe ku qëndron problemi. Thjesht, bëhuni të sinqertë dhe sqaroni pse nuk doni të jeni më në lidhje me të.

15. Mos e ktheni më kokën mbrapa ditëve të ardhme, duke u interesuar se çka po ndodh dhe si po jeton partneri i braktisur nga ju. Interesimet tuaja më të sinqerta nëse partneri i “dëgjon” apo i ndien, shndërrohen në shpresa për të. E shpresa vdes e fundit! Mos ia vështirësoni jetën. Edhe po t’ju braktis personi që aspak nuk e doni, personi më i shëmtuar, me ditë e javë do të vuani nga dhembja e braktisjes. Ju jeni me fat ngase ju po e braktisni dhe nuk e dini sa vështirë e ka partneri i braktisur. Po edhe ju ndjeni dhembje, po as për së afërmi sa partneri i “shqelmuar” nga ju!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s