Albert Vataj_Mashkulli fjalë, femra fjalor dhe dilemat e mëdha të promotorit të krijimit

Në jetën e secilit mashkull ekziston një femër e cila ia ndryshon jetën, ia bënë më të suksesshëm apo ia shkatërron ose e saboton. Po ashtu kjo vlen edhe për jetën e femrave. Shumë njerëz janë munduar ta kuptojnë botën dhe makinerinë e sistemit mendor të femrave, por shumica prej tyre heqë dorë e na mbetën fjalët e tyre, siç thotë një fjalë popullore, se ato lindën tre ditë para djallit. Edhe te ne, shqiptarët, pleqtë thonë se një femër është gjysmë djall, ndërsa dy femra janë dhjetë djaj. Duket se diçka duhet t’i kenë bërë femrat meshkujve kur janë shkruar gjithë ato reshta për natyrën e tyre. Mjafton vetëm të shikohet leksikoni i aforizmave, dhe vendin më të madh në të do ta zënë femrat. C.D Grabe thotë se femrat shikojnë thellë, ndërsa meshkujt larg. Dallimet mes femrave dhe meshkujve janë dhe do të jenë mjaft të theksuara, ku, sipas shkencëtarëve e hulumtuesve, e gjithë kjo është si pasojë e veçantisë së strukturës së trurit të femrës dhe të mashkullit.

Që të vërtetohen dallimet mes trurit të femrës dhe të mashkullit, në universitetin e Tel-Avivit (Izrael) u kryen disa eksperimente dhe hulumtime. Mes tjerash, u vërtetua se femrat më mirë se meshkujt kuptojnë tërësinë e marrëdhënieve të ndryshme të ndërlikuara. Ato mendojnë në mënyrë kompleksive, sepse te ato është e lidhur më mirë ana e djathtë dhe e majtë e trurit se që është te meshkujt. Kur është fjala te kuptimet dhe koncepcionet më të mirë janë meshkujt, pra më mirë se femrat merren me ndarjen, veçimin e problemit nga tërësia e problematikës.

Truri i mashkullit është 10% më i madh se i femrës. Në aspektin statistikor, për aq më të madh e ka edhe masën e trurit. Mirëpo, në asnjë rast kjo nuk do të thotë se meshkujt janë më të mençur se femrat. Foshnjat femra kanë trurin e njëjtë në sasi sikur foshnjat meshkuj, mirëpo gjatë tre viteve të para të jetës, truri i meshkujve rritet më shpejtë. Edhe pse në princip të njëjtë, truri i mashkullit dhe i femrës dallon në thelb për nga hipotalamusi, i cili për nga dukja e jashtme ndryshon në bazë të gjinisë. Kjo pjesë e trurit është vend komandim, pastaj qendër për seksualitet, eufori, depresion dhe gjitha disponimet tjera në tërësi që mund të lajmërohen te njeriu. Te meshkujt hipotalamusi aktivizohet çdo katër orë duke derdhur sasi të caktuara të hormoneve të ndjenjave. Ky ritëm te femrat është më i shkurtë dhe ndryshon në varësi nga menstruacionet. Para fillimit të muajit lunar, kohëzgjatja e aktivitetit të hipotalamusit është në çdo 90 minuta, duke arritur pastaj dalë ngadalë ritmin prej katër orësh.

Si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, truri është ai që rregullon jetën emocionale duke lëshuar hormonet e caktuara Te meshkujt kjo ndodh në ritëm të caktuar e të fortë, për këtë edhe jeta emocionale e atyre është më stabile. Te femrat, sidomos para menstruacioneve, ky ritëm kryhet nga lartësitë qiellore të kënaqësisë e deri te shqetësimi dhe mjerimi. Dr. Moir thotë se gjinitë nuk janë të njëjta as për nga aftësia e të mbamurit mend. Dallimi është vërtetuar biologjikisht: meshkujt më tepër anojnë kah abstraktiviteti, pra, mendojmë më shumë në mënyrë abstrakte, ndërsa femrat në mënyrë intuitive. Meshkujt më tepër mendojnë se janë dominant, mirëpo femrat kanë aftësi që të sillen 9manipulojnë) më mirë me ta se që është anasjelltas. Kjo shkencëtare angleze, po tjerash thotë: “Te meshkujt ndonjëherë nga seksi lind dashuria, ndërsa te femrat, nga dashuria lind seksi”.

Vendosja e përvojave dhe deponimet e tyre, që do të mbahen mend,te të dy gjinitë kryhen në mënyrë të njëjtë. Gjatë këtij procesi zgjidhen informatat nga regjionet e ndryshme të trurit që e zgjojnë interesimin e personit. Ky është proces në të cilën merr pjesë vetëdija por njeriu nuk mund të zgjedh se çka do t’i mbetet në kujtesë atij, dhe gjatë procesit të deponimit të informatave në kujtesë, ekzistojnë porosi të dyfishta. P.sh, femrës më tepër i intereson moda dhe në trurin e saj do të deponohen numër më i madh i informatave mbi veshjen, për shkak të së cilës ajo lëshon shumë informata tjera të rëndësishme. Prandaj, nuk është çudi që meshkujt më mirë dhe më tepër mbajnë mend informata nga lëmit tjera. Si shembuj ta marrim këtë: çifti bashkëshortor bisedon për personin të cilëve nuk iu kujtohet emri i tij. Dhe mashkulli thotë: “E di ai që ka një Mercedes të kuqe me drita të dyfishta”, ndërsa femra thotë:”Po, më kujtohet ai, i cili në retrovizor mban kukullën Barbi me fustanin me pika të kuqe!”

Ja një mahi të vogël lidhur me femrat dhe meshkujt:

Dëshira e burrit

Burri vrapon si i çmendur pas divorcit me gruan e tij të pestë, dhe duke vrapuar therret:

Burri: “O Zot, o Zot… ku je”. Dikur më vonë i shfaqet para syve Zoti.

Zoti: “Çka po më kërkon” – e pyet burrin e dëshpëruar

Burri: “Ma bëjë të lutem o Zot, një auto udhë me shumë shirita nga këtu në Australi, se duka të ikë duke vrapuar dhe të mos ndalem”.

Zoti: Po, e bëjë, mirëpo ka shumë punë, logjistikë, duhet shumë njerëz t’i shpronësoj nga pronat e tyre… a nuk ke ndonjë tjetër dëshirë më të thjeshtë?”

Burri: “Po kam, të lutem më ndihmo t’i kuptoj gratë. Është e pasta që po ndahem nga ajo…”

Zoti: “Hmmmm… a e deshe auto udhën me katër apo me gjashtë shirita?”

Vazhdon me shkrimin: Femrat mendojnë me “ngjyra”, meshkujt mendojnë – “bardh e zi”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s