Albert Vataj_Le të punojnë emocionet pozitive në vend tuajin

Mendja e nëndijshme më tepër i nënshtrohet ndikimeve të impulseve mendore të përziera me “ndjenjën” ose emocionin se sa që i nënshtrohet pjesës së arsyeshme të mendjes. Në të vërtetë, ekzistojnë dëshmi të shumta që shkojnë në llogari të teorisë se vetëm mendimet e emocionalizuara, deri diku ndikojnë në mendjen e nëndijshme. Është i njohur fakti se emocionet ose ndjenjat mbizotërojnë me shumicën e njerëzve. Nëse është e saktë që thuhet se mendja e nëndijshme reagon dhe shpejtë bien ndër ndikimin e impulseve mendore të lidhura mirë me emocionin, atëherë është e rëndësisë thelbësore të njihemi me emocionet më të rëndësishme. Ekzistojnë gjithsej shtatë emocione kryesore pozitive. Emocionet negative, me vullnetin e tyre, ndërfuten në impulset mendore të cilat e sigurojnë kalimin në mendjen e nëndijshme. Emocionet pozitive duhen që, me principin e autosugjestionit, të ndërfuten në impulset mendore të cilat individi dëshiron t’i përcjellë në mendjen e vet të nëndijshme (Udhëzimet janë të dhëna në kaptinën mbi autosugjestionin).

Këto emocione, ose impulse emocionale, mund të krahasohen me tharmin në bukë, sepse ato janë elemente aktive të cilat i transformojnë impulset mendore prej gjendjes pasive në atë aktive. Kjo shpjegon pse mendja e nëndijshme është më e gatshme të reagojë në impulset mendore të ngopura mirë me emocione se sa që është e gatshme të reagojë në impulset mendore të cilat krijohen në “mendjen e ftohtë”.

Ju përgatiteni të ndikoni në “publikun e brendshëm” të mendjes suaj të nëndijshme, dhe ta kontrolloni ashtu që mendjes suaj të nëndijshme t’ia dorëzoni dëshirën tuaj të zjarrtë për para, sepse dëshironi që ajo të jetë e transmutuar në ekuivalentin e saj monetar. Sipas kësaj, është me rëndësi thelbësore që ta kuptoni metodën e afrimit ndaj këtij “publiku të brendshëm”. Ju duheni të flitni me gjuhën e tij, përndryshe ai nuk do të përgjigjjet në thirrjen tuaj. Ai më së miri e njeh gjuhën e emocioneve ose ndjenjave. Pra, t’i përshkruajmë këtu shtatë emocionet kryesore pozitive dhe shtatë emocionet kryesore negative, me qëllim që, kur t’ia jipni udhëzimet mendjes suaj të nëndijshme, të mundni t’i nxjerrni gjërat pozitive dhe të largoheni prej atyre negative.

Shtatë emocionet kryesore pozitive

emocioni i dëshirës së zjarrtë

emocioni i besimit

emocioni i dashurisë

emocioni i seksit

emocioni i ngazëllimit

emocioni i romantikës

emocioni i shpresës

Ekzistojnë edhe emocionet tjera pozitive, mirëpo këto të shtatat janë më të fuqishmet dhe më së shumti shfrytëzohen gjatë orvatjes kreative. Mbizotëroni këto emocione (me to mund të mbizotëroni vetëm nëse shfrytëzohen), dhe edhe emocionet tjera do të jenë ndër komandën tuaj kur t’ju jenë të nevojshme. Mbani mend se, sa i përket kësaj, ju e studioni librin, qëllimi i të cilit është t’ju ndihmojë që ta zhvilloni “vetëdijen mbi paranë” duke e mbushur mendjen tuaj me emocione pozitive.

Shtatë emocionet kryesore negative

(së cilave duhet larguar)

emocioni i frikës

emocioni i xhelozisë

emocioni i urrejtjes

emocioni i hakmarrjes

emocioni i lakmisë

emocioni i paragjykimit

emocioni i tërbimit

Emocionet pozitive dhe ato negative njëkohësisht e mbushin mendjen. Ose njërat ose tjerat duhen të jenë dominuese. Në ju mbetet përgjegjësia të siguroheni që emocionet pozitive të ndikojnë në mënyrë dominuese në mendjen tuaj. Këtu do t’ju vijë në ndihmë ligji i shprehisë. Fitojeni shprehinë e përdorimit dhe të shfrytëzimit të emocioneve pozitive! Më në fund, ato do të dominojnë në mendjen tuaj në atë masë sa emocionet negative kursesi nuk do të munden të depërtojnë deri te ajo.

Nëse pandërprerë dhe në mënyrë strikte i përmbaheni këtyre udhëzimeve, do të mund ta fitoni kontrollin mbi mendjen tuaj të nëndijshme. Një emocion i vetëm negativ në mendjen tuaj të vetëdijshme, është i mjaftueshëm t’i shkatërrojë të gjitha gjasat për ndihmën konstruktive të mendjes suaj të nëndijshme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s