Albert Vataj_Kush është e mashkullit shtysa drejt tradhtisë

Pse burrat janë jo besnik dhe i tradhtojnë madje edhe atëherë kur i kanë gratë tejet atraktive. Secili mashkull ka dëshirë të mendoj për veten sikur për një gjuetar të vetmuar të cilit femrat nuk mund t’i bëjnë ballë. Ata që vendosin të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë këtë për disa arsye…

Monotonia

Papritmas i vjen te hunda jeta shtëpiake duke qëndruar para televizorit dhe duke pirë birra. Ndonjëherë pyetet, “A ekziston diçka më tepër se kjo që mund të ofrojë jeta?” dhe krejt rastësisht e fton ndonjë femër që e ka kolege apo ndonjë që rastësisht e ka njoftuar që t’i bëjë shoqëri dhe të dalin për nga një kafe. Jeta e tij fillon të ndryshoj. Psikologët i japin disa arsye të llojllojshme për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në radhë të parë kujdeset për fëmijët. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mos besnikërinë si pjesë të macho sindromit; -nëse nuk je në gjendje të rrahesh, të bësh dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë s’je mashkull.

Mashkulli fatkeq që s’mund t’i arrij të gjitha këto, tregohet përmes mashtrimit në dashuri.

Kureshtja

Arsye tjetër është kureshtja. Pothuajse s’ka në botë mashkull që nuk pyetet: “Athua si do të ishte të gjendej në shtrat me ndonjë tjetër femër”. Shumë nga ata deri te përgjigjja në një pyetje të këtillë arrijnë kur t’u ofrohet rasti të ndodhen në afërsi të ndonjë shtëpie publike. E nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në “lugë” papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.

Biseda në shoqëri

Arsye tjetër që mund ta shtyn një mashkull ta mashtroj partneren e vet është edhe vet biseda në shoqëri. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e veta! Se si kanë pasur shumë femra në jetën e tyre. Dhe në vend se të ndiheni të lumtur me dashnoren tuaj apo gruan tuaj, mashkulli në të shumtën e rasteve mendon me këtë logjikë: “Të tjerët kanë jetë të mrekullueshme seksuale. Jeta po ofrojka më tepër se që unë mendoj”… dhe vendos të hulumtoj nga kureshtja se çka i ofrohet në jetë. Natyrisht nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të “provohet” diçka e re!

Shtimi i vetëbesimit në lidhje të fshehtë

Jeni martuar apo keni zënë femër. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Femrat edhe aq hapur nuk ofrohen apo jo. Nevojitet kohë dhe mjeshtri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe të vetbesimit. Ju jeni dashnor apo burrë! Nuk do të ndalet secili mashkull në këtë nivel. Do të kërkoj “avancim”! Aq më tepër kur për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë… ndonjë!? Nuk është tragjike të kesh edhe 10 lidhje të fshehta njëkohësisht dhe secilës t’ia bësh rrafsh! Secila femër shtonë dozën e vetëbesimit te mashkulli. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar që për fat të keq shumë meshkuj me vetëbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhtojnë aq lehtë vetëm e vetëm për t’iu dëshmuar në rradhë të parë vetes dhe shoqërisë. Përveç tjerash ndikon mënyra se si funksionon sistemi i të menduarit të mashkullit. Po e zëmë se një mashkulli i ofrohet të flejë me një femër dhe e ka bindjen se nuk ekziston metoda që dashnorja e tij, apo gruaja ta merr vesh! Çka mendoni, çka do të bëjë ai?

Frika se meriton më shumë!

As nuk keni ide se sa frikohet një mashkull nga lidhja me një femër! Madje edhe nëse është në martesë. Femra e tij, gruaja… është njëkohësisht edhe krenaria e mashkullit. Edhe pse dëshiron ta ketë vetëm për vete, dëshiron që ajo të jetë më e mira, më e mençura. Mashkulli nuk frikohet nga obligimet. Krejt ajo në çka bazohet frika e tij është mendimi që rrëqeth: “Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar”

Çka mund të bëjnë femrat për ta penguar burrin apo të dashurin që mos të shkoj me tjerat

Për mashkullin mashtrimi në dashuri është lojë

Edhe ju mund ta bëni një anketë të thjeshtë në rrethin tuaj. Mos e pyetni dashnorin tuaj, burrin se a ju ka mashtruar ndonjëherë. Përgjigjja do të jetë padyshim “JO”! Mund ta pyetni ndonjë shok tuaj: “-A e keni mashtruar ndonjëherë në jetë partnerin?” Pasi që shumë meshkuj këtë e marrin si lojë, nuk e kanë vështirë të përgjigjen, madje edhe nëse nuk ju njohin, përderisa femrat janë shumë më diskrete dhe të kujdesshme në përgjigje. P.Sh, nëse të njëjtit individë do t’i pyetni: “- A ju ka tradhtuar ndonjëherë dashnorja, gruaja?”, padyshim do të përgjigjen: “-JO, sa e di unë, përndryshe do ta mbytja në vend, apo do të ndahesha me të menjëherë etj etj…” Pra për meshkujt mashtrimi i femrës është gjë tragjike përderisa i mashkullit është lojë. Madje edhe vëllai i gruas apo babai i saj në të shumtën e rasteve nuk do t’ua zë aq të madhe nëse ju sheh se ia tradhtoni vajzën, me një vajzë tjetër, përderisa ajo nuk di asgjë dhe nuk ankohet! Thjesht për një mentalitet ballkanik (në mos edhe më të gjerë), mashkulli është mashkull dhe tradhtia seksuale e tij nëse nuk është e tepruar, është vetëm “lojë”.

Që nga kohët e hershme ka qenë kështu – “mashtrimi është lojë”. Legjenda thotë se Hera, gruaja e Zeusit ka pasur probleme me të shoqin ngase ai vazhdimisht kishte mbledhur shumë vajza, i kishte puthur ato dhe u kishte premtuar nga pozita e vet si zot, shumë gjëra.

Si të parandalohet që mashkulli t’ju mashtroj?

Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kaloj vetëm me një femër e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. Krejt çka mund të bëjnë gratë si masë preventive është të jenë të kujdesshme. Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht në mënyrë shumë praktike të mundohet (së paku të mundohet) t’ia bëjë me dije vazhdimisht se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij. Që nga fillimi i lidhjes duhet qartë të ia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi sjellja jobesnike do ta shkatërroj përgjithmonë lidhjen mes juve. Mundohuni që mos ta lëni anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj. Të jeni të vëmendshëm në sjelljet dhe shprehitë e tija. Vonimet në punë, kërcimi kur cingëronë telefoni, pispillosja para pasqyrës, blerja e gardërobës së re dhe parfumeve – janë shenja që duhet të ua tërheqin vërejtjen! Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka. Athua shpesh ju dhemb koka dhe mendoni se mashkulli ju kopton!?

Pjesëtarët e gjinisë më të forte dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes, gjentilitet dhe butësi, seks të mire dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive.

Nuk është për t’u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni nga pak xhelozinë e tij, por mos e teproni!. Mashkulli thjesht adhuron që të jetë me gruan të cilën të gjithë e dëshirojnë, po e cila është vetëm e tij! Megjithëkëtë merreni me rezerva këtë opsion, ngase te shumë meshkuj mjafton të lind dyshimi dhe jeta e juaj me të shndërrohet në tmerr!

Studioni mirë këtë temë dhe dobësitë e mashkullit se pse ai mashtron. Lexoni edhe temën mbi mashtrimin në përgjithësi këtu dhe në dorën tuaj do të keni një armë të fuqishme për ta penguar të dashurin tuaj që të hyjë ujërave të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër tjetër!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s