Albert Vataj_Kur shpirti vuan, çfarë ndodhë

Ajo që trupit të njeriut i jep ritëm dhe jetë është shpirti. Ajo e bënë trupin të shëndosh. Shpirti është pikërisht ajo frymë e fundit që njeriu e nxjerr nga trupi kur ndërron jetë. Prej nga vjen shpirti dhe ku shkon, këtë ende askush nuk e dinë sigurt. Megjithëkëtë, një gjë është e sigurt. Çdo sëmundje e trupit është shenjë e qartë se shpirti vuan.

Mjekët e vjetër kinez mjaftë mire e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të forte. Mjafton që të godasin në vende më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të merr hovë.

Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trupë. Madje edhe mjekët e vjetër se frika e njeriut ngjitet për shpretkë përderisa neurozat shkatërrojnë mëlçinë. Për ta caktuar diagnozën, mjekët e Greqisë së vjetër kanë kërkuar që pacienti të flejë një natë në tempullin e Eskulapit dhe vetëm pas kësaj, pasi t’u tregoj atyre se çka kishte ëndërruar, t’ia caktojnë diagnozën.

Po ashtu është e njohur se shkaqet e histerisë janë gjithnjë të natyrës psikike si dhe se për manifestimet e saj nuk ekzistojnë kurrfarë arsye fiziologjike. Po në këtë mënyrë bazohej edhe qasja e Frojdit te mjekimi i çrregullimeve psikike (llojet e ndryshme të neurozave dhe psikozave). Pra, gjithnjë kur shpirti vuan – vje deri te sëmundja e trupit.

Dashuria gjithnjë e godet zemrën

Bazuar në hulumtimet e përbashkëta të mjekëve dhe psikologëve, ata kanë ardhur në përfundim se: “dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnë nëpër zemër”. Por as organet tjera të trupit nuk janë të kursyera nga “goditjet e shpirtit”. “Shpirti i lënduar” më së shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atë të frymëmarrjes dhe të tretjes. Po ashtu edhe pjesët e dukshme të trupit shpesh janë nën goditje të forte të shpirtit, si p.sh: lëkura, shpina, duart, gjinjtë etj. Është një e dhënë interesante për të verbrit. Ata shumë më rrallë vuajnë nga ekzemat, psoriaza, kruarjet në lëkurë si “shkrepi” etj apo nga ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës.

Femrat dhe sëmundjet psikosomatike

Shpesh viktima të sëmundjeve të ndryshme psikosomatike janë femrat. Ato anojnë të besojnë se shkaqet e sëmundjeve të tyre trupore janë vuajtjet e natyrës psikologjike. Meshkujt më pak besojnë se shkaktarë kryesor të sëmundjeve trupore janë problemet psikike. Te meshkujt zakonisht emocionet kanë afat të shkurtër të veprimit. Ata për dallim nga femrat janë ekstravert dhe shpejtë zbrazen nga “mbushjet emotive”, përderisa femrat çdo gjë e mbajnë në vete dhe lirimin e arrijnë duke qarë apo duke thyer pjatat dhe gotat gjatë larjes së tyre.

Pjesët më të ndjeshme të trupit nga “goditjet e shpirtit”

SHPINDA – Keni dëgjuar me siguri shpesh kur dikush thotë: “Më dhemb shpina”. Kjo thënie ka një kuptim tejet relativ, ngase njeriu nuk e sheh shpinën e vet dhe në anën tjetër është vështirë të konstatohet se dikujt i dhemb shpina apo është reflektim i gjendjes së tij psikike. Ndjenja e vuajtjes, mundimit, pakënaqësisë, apatisë, mllefit të akumuluar, zhgënjimit, hidhërimit etj. Shkaktojnë dhimbje në shpinë dhe rëndim në supe.

SISTEMI I FRYMËMARRJES – Bronket dhe mushkëritë po ashtu janë nën ndikim të madh të problemeve të jashtme. Astmatikët shpesh theksojnë se “diçka i ngulfat”, ua zë frymën, u shtrëngon në gjoks. Arsyet janë gjithnjë të natyrës psikologjike. Edhe të sëmurët emocional i “ngulfat diçka në fyt” – ata ndjejnë kështu pas ndodhive dhe situatave të caktuara dhe nga njerëzit të caktuar.

ZEMRA – Pa dyshim është organ që ka lidhje më të fuqishme me jetën emocionale apo me përjetimin e situatave të caktuara. Kur të përgatiteni për takim me dike që e doni apo e simpatizoni – ajo fillon të rrah shpejtë. Kur ndodheni pranë personit që vërtet e dashuroni, keni ndjenjën se zemra gati sa “nuk del jashtë nga vendi” Kur të frikoheni, “zemra ju bëhet akull”, apo shtanget!

SISTEMI I TRETJES – Personat introvert (sidomos femrat), që janë të kthyera kah vetja, kanë probleme të mëdha me traktin digjestiv. Ata që vuajnë nga gastritisi apo nga ulqerja (i thati) në barkë, zakonisht kanë probleme në komunikim me rrethin.

LËKURA – Kruaja (sukrepi), njollat në lëkurë të fytyrës tregojnë se personi “nuk e ndjen veten mire në lëkurën e vet”. Shikoni vetëm në sy të dikujt që Brenda ditës është zhgënjyer nga dikush që e do, dhe do të vëreni rrathë të murme përreth syve. Shenjat në lëkurë na tregojnë qartë se kemi dëshirë që të heqim dorë nga disa situate të jetës apo nga disa njerëz me të cilët jetojmë dhe rrethohemi.

Sytë janë pasqyrë e shpirtit

Thënie shumë e vërtetë antike – sytë janë pasqyre të shpirtit. Njeriu shumë gjëra mund t’i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund ta fsheh reflektimin e shpirtit te sytë e vet. Bebëzat e syve na zgjerohen kur dikush na pëlqen, ndonjëherë mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tone emotive dhe atë psikike. Dridhërimat, fokusimi i koncentruar i shikimit janë shprehje të gjendjes sonë të brendshme por në të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jashtë apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tanë shihet gjithçka – gjendja emotive, shëndetësore, disponimi etj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s