Albert Vataj_Jo besnikëria dhe mashtrimi në dashuri

Mashtrimi në dashuri apo jo besnikëria është diçka që ndodh pa u planifikuar, befas, diçka që është jashtë secilës kufi të logjikës së shëndoshë, ngase po të ishte e kyçur logjika e shëndosh në këtë lloj të mashtrimit, shumë martesa dhe lidhje të mira do të shpëtonin.

Ju ka ndodhur të keni partner dhe të jeni me të një kohë të gjatë. Nuk është si më parë, s’ka më pëshpëritje të ëmbla, s’ka më kujdes të veçantë për ju. Jetën seksuale nuk e keni aq të kënaqshme, ju mungojnë bisedimet e këndshme mes veti, afërsia, gjentiliteti. Ju mungojnë fjalët se jeni te vetmja (i vetmi) në jetën e tij/saj. Dhe kur gjithçka ju duket si një rutinë, para jush befasisht shfaqet dikush që ju tërheq. Ka diçka në të që ju bënë të ndiheni të plotë, të veçantë. Aq më tepër takimet dhe puthjet e fshehta janë aq të ëmbla sa që thjeshtë magjepseni. Pyeteni, athua ku ndodhej ky person para disa viteve. Pse në jetën time ka hyrë personi i gabuar… Megjithatë gjersa gjitha këto i mendoni, është mirë t’ia parashtroni vetes edhe disa pyetje tjera. Mendoni se nëpër çka do të duhet të kaloni nëse vendosni të hyni në lidhje të re duke e ç’kyçur atë të vjetrën. Athua sa do të fitoni me lidhjen e re. Mendoni se sa energji do të duhej të shpenzoni për një lidhje të re, e një lidhje të tillë tashmë e keni. Mendoni mirë se çka do të fitoni e çka do të humbni me këtë lidhje të re. Nëse tashmë e keni bërë një gabim të tillë dhe keni mashtruar partnerin tuaj me dikë tjetër, asgjë më nuk mund të ndryshoj. Aq më tepër nëse një gjë e tillë zbulohet nga ana e partnerit tuaj. Padyshim se lidhja do të lëkundet seriozisht. Kurrë më nuk do të jetë si ka qenë dikur. Megjithëkëtë, në disa raste, lidhja mund të shpëtohet dhe nëse vërtet pendoheni ajo lidhje mund të freskohet, forcohet dhe të bëhet më e këndshme si kurrë më parë.

Shenjat alarmuese që tregojnë se partneri i juaj ju mashtron

Te meshkujt:

– Duket tejet i lumtur dhe në disponim për çdo ditë, mirëpo megjithatë shumë shpejt nevrikoset dhe hidhërohet me juve.

– Ndreqet si kurrë më parë për punë, blenë robe të reja, shpesh punon deri vonë e disa herë edhe gjatë vikendit.

– Papritur shkon në udhëtime zyrtare.

– Keni përshtypjen se diçka ka ndryshuar në jetën e tij e intuita asnjëherë nuk ju ka mashtruar.

– Para se të shtriheni në shtrat, ai vonohet me orë të tëra në banjo.

– Kritikat e tija seksuale drejtuar juve tashmë shpeshtohen

– Befasisht e ka ndërruar teknikën seksuale dhe bënë dashuri me ju në mënyrë të re.

– Natyrisht kjo e fundja s’do diskutim, nëse jeni sëmurë nga sëmundjet seksuale edhe pse keni qenë besnike ndaj tij.

Te femrat:

– Fillon të harrojë, edhe pse ju e pini kafen e ithët, ajo ju vendos sheqer në të shpesh.

– Tregon shenja të nervozës kur fillohet të bisedohet për mos besnikërinë në dashuri.

– Ju blenë dhurata të gabueshme,

– Ndodh që në shtrat ta përmend emrin e mashkullit tjetër!

– E pranon jo besnikërinë e saj ndaj jush. Në të shumtën femrat e pranojnë jo besnikërinë ngase i mundon ndjenja e fajësisë.

– E ndërprenë lidhjen me ju, ngase nëse një femër ka kontakte seksuale edhe me dashnorin apo burrin saj dhe njëkohësisht edhe me një mashkull tjetër, atëherë sipas të gjitha gjasave është e sëmurë psikike.

Disa arsye pse nuk e vlen të jeni jo besnikë

1. Mashtrimi është veprim shumë i rëndë. Vetëm mendoni se sa koncentrim dhe energji duhet dhënë për të konstruktuar gënjeshtra dhe arsyetime të reja. Ju duhet shumë kohë të humbni vetëm për gjëra të tilla.

2. Gjithnjë ekziston rreziku nga sëmundjet seksuale ngjitëse, pa marrë parasysh se sa rruheni.

3. Në raste të mashtrimit, seksi zakonisht është i shkurtë, i shpejtë dhe nuk është kushedi se çka! Shumë qifte që janë jo besnik kohën më të madhe e kalojnë në biseda telefonike se në gjëra konkrete.

4. Do të i nënshtroheni një jete me strese të vazhdueshme. Vazhdimisht do të ju ndjek ankthi se keni për tu zbuluar. Dhe do të zbuloheni edhe nëse e mashtroni veten se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë! Me siguri kështu ka menduar edhe Bill Klintoni, apo…! Dhe nëse një gjë e tillë zbulohet edhe mbas 30 vitesh, tradhtia në dashuri mbetet tradhti!

5. Nëse tashmë partneri i ri e di se keni partner dhe se atë e mashtroni, në ndërdijen e tij /saj automatikisht do të krijohet automatikisht bindja se një gjë të tillë do të manifestohet edhe nëse hyni në lidhje më serioze me të.

Pse mashtrojnë femrat dhe pse meshkujt

Psikologët thonë se në të shumtën e rasteve për njerëzit lidhja e fshehtë mund të jetë aventurë më e madhe jetësore që mund ta arrijnë. Në të shumtën e rasteve femrat e kanë vështirë të vendosin ta mashtrojnë partnerin e tyre. Ato zakonisht mashtrojnë vetëm e vetëm për seks. Sado e vështirë të jetë ky hap, kur njëherë e ndërmerr atë femra, atëherë vështirë e ka të ndalet, për dallim që meshkujt për të tradhtuar në dashuri e kanë shumë më lehtë të vendosin, por po ashtu dhe shumë lehtë mund të dalin nga ai rreth magjik dhe ti kthehen gruas apo dashnores me të cilën janë në lidhje dashurie. Për shumë meshkuj mashtrimi i partneres me një tjetër femër është vetëm lojë që largon monotoninë e çastit! Po natyrisht se mund të ketë edhe arsye tjera serioze se pse meshkujt tradhtojnë në dashuri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s