Albert Vataj_Gratë janë ato që flasin, ndërsa burrat ato që mendojnë për seksin

Sipas të dhënave, nganjëherë sjelljet e njëjta interpretohen ndryshe vetëm thjesht nga fakti se njëri është femër dhe tjetri mashkull. P.sh. nëse një grua nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një provë e një njohurie spaciale më të vogël të grave. Ndërsa në rastin kur një burrë nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një nga gjërat që ai nuk di të bëjë. Reflektohet mbi ndryshimet apo ngjashmëritë mes burrave dhe grave, duke thyer disa mite të tjera: femrat nuk janë më të shoqërueshme se meshkujt, janë më sugjestionuese; femrat nuk janë aspak më të zonjat në aftësinë intuitive; femrat nuk e kanë nivelin e autostimës më të ulët dhe nuk është e vërtetë që femrat janë të privuara nga motivimet. Atëherë lind pyetja, nëse burrat dhe gratë janë kaq të ngjashëm, përse perceptohen si shumë të ndryshëm? Sepse ka një betejë idesh dhe arsyetimesh të ndryshme, që të bëjnë të mendosh edhe për ndryshimin, edhe për ngjashmërinë. Ja një fakt që do iu çudisë dhe që i ndan qartë burrat nga gratë: Burri mendon për pasionin dhe për seksin çdo 52 sekonda, ndërsa mendja e gruas evokon skena pikante një herë në ditë. Ajo kupton menjëherë vetëm duke e parë tjetrin në fytyrë nëse ka diçka që nuk shkon, ndërsa ai arrin në këtë konkluzion vetëm kur sheh lot. Por ndodh që truri jonë të ketë një seks të ndryshëm nga ai i trupit tonë. Në përgjithësi thuhet se meshkujt dhe femrat arsyetojnë në mënyra të ndryshme. Në praktikë disa gra arsyetojnë si burra dhe shumë burra kanë një mentalitet femëror. Në këtë kuptim ndryshimi i të menduarit të një mashkulli dhe një femre mund të përcaktohet nga “seksi” i trurit.

Gratë flasin, ndërsa burrat mendojnë për seksin

Ndryshimet mes burrave dhe grave janë biologjike dhe psikologjike. Që gratë e perceptojnë botën dhe gjithçka që ndodh në mënyrë të ndryshme nga burrat, kjo tashmë dihet. Por nëse gratë bëjnë pak kujdes dhe përqendrohen tek kjo ndryshueshmëri, me siguri ato do të marrin vendime shumë të mira përsa i përket menaxhimit të jetës së tyre. Duke qenë të ndryshëm anatomikisht, burrat dhe gratë kanë kërkuar gjithmonë arsye që ky ndryshim të pasqyrohet edhe në nivelin psikologjik, por ka pasur të tjerë që këtë ndryshim e kanë konceptuar thjesht si një ndryshim fizik. Është folur dhe është shkruar shumë për këtë argument, por asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion definitiv. Flitet për seksin e dobët dhe atë të fortë dhe menjëherë më pas bërtitet me të madhe për barazinë mes sekseve. Ky ndryshim herë shihet me simpati dhe herë tjetër me indinjim. Pra, kemi të bëjmë me opinione kaq të ndryshme, sa ideja për t’i bërë një duket e pamundur. Sipas këtij studimi, thuhet se nëse gratë janë një hap para burrave, kjo është meritë e trurit të tyre. Gratë emocionohen dhe kujtojnë gjithçka, ndërsa burrat flasin pak dhe e kanë mendjen vetëm tek seksi. Ajo flet tre herë më shumë se ai, por gjithsesi burrat nuk dëgjojnë. Më konkretisht gratë thonë 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë. Kjo patjetër që e gjen konfirmimin tonë pasi e dimë fort mirë sesa për zemër e kanë gratë fjalën, bisedat e gjata për gjithçka e për asgjë. Ndërsa truri i burrit, që nuk tundohet fare të dialogojë është i ndërtuar në mënyrë të tillë që më shumë të mendojë dhe mendja e tij, sipas studimeve evokon mendime nën një sfond seksual duke pasur mendim fiks, seksin rreth një herë në minutë. Ndërsa truri i femrës mjaftohet me një herë në ditë.

Lidhjet e forta dhe përkushtimi

Kur një çift është në fillimet e lidhjes se tij instinktivisht të dy partnerët kanë si prioritet lidhjen. Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet me e ndërlikuar mes punës dhe fëmijëve, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para dhe lidhja vendoset në plan të dytë. Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë, madje është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon. Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush. Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë. Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj. Diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënieje e rëndësishme është që të mos mbani mëri më partnerin apo partneren tuaj.

Sjelljet romantikë dhe joshëse

Shumë njerëz besojnë se e shijojnë më shumë seksin në ditët e para dhe gjithçka mbaron aty. Por në fakt është krejt e kundërta, seksi mund të përmirësohet sesa të përkeqësohet dhe është shumë e lehtë që t’i risjellësh sërish “freskinë” e dikurshme. Nëse një çift ka disa kohë që ka nisur marrëdhënien, atëherë jeta seksuale mund të bëhet më eksituese dhe aventuriere se sa në ditët e fillimit. Avantazhi më i madh është besimi që është krijuar mes dy partnerëve. Kjo i bën ata të ndihen të qetë dhe më pak në siklet për të kërkuar kënaqësi, të cilat në fillim nuk do të kishin mundur kurrë t’ia kërkonin. Për t’i mbajtur gjërat tërheqëse, duhet të gërshetoni sjelljet romantike me ato joshëse, pasi kjo e bën më të tërhequr njeriun që keni në krah. Sipas individëve të ndryshëm, të cilët kanë bërë tradhti në lidhjen e tyre, tregojnë se në fakt ata kërkojnë dashuri dhe kënaqësi seksuale, të cilën nuk marrin në partnerët e tyre.

Ndryshimi i intimitetit në çift

Në kërkime të ndryshme, të gjithë çiftet kanë pohuar se edhe pse jo shumë e kënaqshme, jeta e tyre seksuale në çift ishte më e mirë se ajo që mund të merrnin jashtë saj. Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga shuarja e adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni njëri-tjetrit në shtrat. Është e rëndësishme që të dy partnerët t’i japin mundësi njëri-tjetrit të zbulojë prekje, teknika dhe preferenca të tjera, të ndryshme nga ato që janë dhënë në fillimet e njohjes, duke nisur më puthjen e parë. Kjo do të thotë se me kalimin e viteve ju faturoheni seksualisht. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të ndihet në siklet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s