Albert Vataj_Frika nga humbja e dashurisë, pse dhe si të mos e kthejmë atë në makth ose paranojë

Burimi i parë i kësaj frike shihet se e ka prejardhjen nga shprehia poligame mashkullore që ta vjedhë partneren e të afërmit të vet, si dhe nga tendenca e tij që ta mashtrojë partneren sa herë që të mundet.

Xhelozia dhe format tjera të ngjashme të neurozës dolën nga frika e mbjellur e njeriut nga humbja e dashurisë së ndokujt. Kjo frikë është më e dhembshmja prej të gjitha frikave kryesore; zakonisht bën kaos të madh në mendjen dhe trupin tonë më shumë se çdo frikë tjetër kryesore.

Frika nga humbja e dashurisë daton sigurisht qysh nga koha e gurit, kur meshkujt brutalisht i vjedhnin femrat. Meshkujt edhe sot e kësaj dite i vjedhin femrat, mirëpo metodat ndryshuan. Në vend të forcës, këta sot i përdorin bindjet, premtimet mbi veshjet e bukura, automobilët luksozë si dhe “karremet” tjera, të cilat janë më efikase se forca fizike. Shprehitë e mashkullit janë të njëjta si në fillimin e civilizimit, mirëpo ai i shprehë ato në mënyrë tjetër.

Analiza e kujdesshme tregoi se femrat shumë më tepër i nënshtrohen kësaj frike se sa meshkujt. Është lehtë të shpjegohet ky fakt. Femrat, prej përvojës, mësuan se meshkujt, për nga natyra, janë poligamikë, dhe se atyre nuk mund t’iu besohet.

Simptomet e frikës nga humbja e dashurisë

Simptomet karakteristike të kësaj frike janë:

Xhelozia. Tendenca që të dyshohet në shokët dhe personat e dashur pa kurrëfarë bazash të arsyeshme. Tendenca që mashkulli ose femra të akuzohen pabazë për tradhëti. Dyshimi i përgjithshëm në çdokënd, mospatja e besimit ndaj çdokujt.

Gjetja e të metave. Tendenca që të kërkohen të metat në shokët, në të afërmit, në kolegët e punës dhe në personat e dashur edhe pas provokimit më të vogël ose pa arsye.

Bixhozi. Tendenca që të vihet çdo gjë në bixhoz, tendenca të vjedhet e të mashtrohet, si dhe të ndërmerren rreziqe të tjera me qëllim që personit të dashur t’i ofrohet paraja, në bindjen se dashuria mund të blehet. Shprehia që të shpenzohet mbi mundësi ose të hyhet në borgje, t’i blihen dhurata personave të dashur vetëm që të lihet mbresa e mirë. Pagjumësia, nervoza, mungesa e qëndrueshmërisë, vullneti i dobët, mungesa e vetëkontrollit dhe e vetëbesimit, shprehia e keqe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s