Albert Vataj_Femra e mijëvjeçarit të tretë preferon më shumë mashkullin që duket seksi, pse?!

Në bazë të ecjes, qasjes dhe shikimit të mashkullit, femrat kuptojnë se çka ai mendon për veten e tij, a ka komplekse dhe këto simbole të brendshme i vlerësojnë mjaft lartë.

Tani në skenë del gjenerata e re e femrave të reja ekonomikisht të pavarura. Ato mund t’i lejojnë vetes një luks që të kenë meshkuj që do t’ia plotësojnë vetëm “nevojat primare biologjike”. Inteligjenca e mashkullit nuk është gjë parësore për femrën e ditëve tona.

Si duket ka mbaruar koha tradicionale, kur sipas disa traditave, meshkujt gjentil, të tërhequr dhe inteligjent kanë qenë ndër më të vlerësuarit në botën e femrës. Sipas një ankete të bërë me femra, u fituan rezultate fascinante në pyetjen se çka duhet të ketë një mashkull. Anketa u zhvillua me femrat e moshës 18 deri 30 vjeç, e qëllimi i saj ishte të japin mendimin e tyre mbi tipin e mashkullit që e ëndërrojnë dhe me të cilin do ta ndanin shtratin bashkëshortor. Sipas anketave të dikurshme, mashkulli ideal për partner bashkëshortor kishte veti të kujdesit dhe besnikërisë ndaj familjes. Këto kritere ndryshuan në mënyrë drastike kohëve të fundit. Mbi 90 % e femrave të anketuara anon kah pamja atraktive e mashkullit, kah forca erotike e mashkullit, gjentiliteti dhe gatishmëria e mashkullit për të bërë koncesione. Përveç këtyre vetive të kërkuara, menjëherë radhitet edhe individualiteti (pavarësia individuale), siguria dhe ndjeshmëria. Dikur po ashtu paraja, fuqia e ndikimit dhe pozita në shoqëri ishin karakteristika të cilat e magjepsnin zemrën e femrës plotësisht. Mirëpo si duket që nga çasti kur femrat arritën që edhe vet të kishin karakteristika të ngjashme, si pasurinë, ndikimin dhe pozitën në shoqëri, çdo gjë ndryshoi. Në bazë të ecjes, qasjes dhe shikimit të mashkullit, femrat kuptojnë se çka ai mendon për veten e tij, a ka komplekse dhe këto simbole të brendshme i vlerësojnë mjaft lartë. Tash në skenë del gjenerata e re e femrave të reja ekonomikisht të pavarura. Ato mund t’i lejojnë vetes një luks që të kenë meshkuj që do t’ia plotësojnë vetëm “nevojat primare biologjike”. Inteligjenca e mashkullit nuk është gjë parësore për femrën e ditëve tona. Inteligjenca sot gjykohet vetëm si karakteristikë ndihmëse, që mashkullit to t’i shërbente si mjet ndihmës për të fituar para dhe statut në shoqëri. Këto atribute, që më parë mashkullin e bënin si person i klasit të parë për mbajtjen e familjes, kohëve të fundit menjëherë e humbën rëndësinë e vet.

Mashkulli ideal për kohën tonë – sipas anketës me femrat e moshës 18-30 vjeçare

– I gjatë deri 192 cm

– Me trup atleti (bilderi) por jo të tepruar

– Vithet e formësuar mirë

– Sytë e ndritshme

– Flokët e gjatë dhe të errët

– Të jetë pak i djallëzuar dhe të ketë sens për humor

 

Femrat sot i preferojnë meshkujt e gjatë. Mashkullit të shkurtë nuk i mbetet asgjë tjetër përveç që mungesën e centimetrave ta kompensojë me një vetësiguri dhe qasje fantastike në skenë. Çuditërisht tingëllon rezultati i anketës sipas të cilit mashkulli ideal është i gjatë madje edhe 192 cm. Është interesante se te të gjithë gjitarët në zgjedhjen e partnerit është dominante gjatësia. Sa i përket kësaj, është konstatuar se disa meshkuj vuajnë nga kompleksi i gjatësisë. Kjo është konstatuar në një eksperiment ku femrat kanë qenë kryesisht më të gjatë se meshkujt. Meshkujt e atij grupi janë paraqitur të tërhequr në vete. Atributet të cilat duhet t’i ketë mashkullit ideal sot janë: mbrojtës mashkullor i vajzave, dashnor me afsh dhe me shikim që “desh”. Pikërisht për shkak se egoja e femrën ka filluar të zgjedh dhe bëjë llogari (në përmasa botërore), janë shfaqur edhe disa probleme serioze në shoqëri, si për shembull shkurorëzimet e shpeshtuara. Keqkuptimet shfaqen pikërisht për shkak të asaj që meshkujt nuk i plotësojnë kushtet e pritura nga femra, dhe tërhiqen në vete nga frika se nuk kanë atribute që një femër sot kërkon nga mashkulli. Përkundrazi, femrat bien në depresion për shkak të pasivitetit të mashkullit të kohës sonë. Ato vuajnë ngase nuk mund të paramendojnë kurrsesi se sa shpejt tretet vetëbesimi i mashkullit. Edhe sikur të paramendonin një gjë të tillë, sërish nuk do të ishin të interesuara ngase ato adhurojnë meshkujt që kanë siguri në vete. Në anën tjetër, femrat kanë qenë ato që deri në ditët tona kanë vuajtur për shkak të kritereve të larta të përcaktuara nga meshkujt. Dhe si duket kjo kohe po bjerë si një lloj hakmarrjeje e gjinisë femërore. Për femrën e sotëm (sipas anketës) po ashtu është me rëndësi që sinjalet erotike nga mashkulli të jenë të nivelit pak më të vrazhdë, pak më shtazarake! Ajo e shikon atë në sy të cilat paraqesin pasqyrën e shpirtit të mashkullit. Përveç kësaj për femrën është me rëndësi edhe zëri si dhe era e trupit të mashkullit. Toni i thellë i si dhe era mashkull e trupit të tij paraqesin sinjalet erotike të cilëve shumë pak femra mund t’i bëjnë ballë. E thirrjet e zëshme dhe të nuhaturit rreth organeve gjenitale dihet mirë se është veti e njohur mes shtazëve. Si duket femrat e shekullit të ri ende nuk janë imune në këto “magji shtazarake”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s