Albert Vataj_Dehja nga dashuria është më e rrezikshmja nga të gjitha dhe më magjepsësja

Njerëzit gjithnjë bëjnë marrëzira të ndryshme kur janë të dashuruar…

(Thënie nga filmi “Herkuli”)

Ndjenja e marramendëse e pa-gjeturisë, euforia e fuqishme dhe kaplimi i plotë me dashurinë e re, janë aq të mbifuqishme sa që është vështirë të besohet se kjo është pasojë vetëm e emocioneve!

Psikologët kanë vërtetuar se, te njeriu i dashuruar ndodhin shumë të tepër reaksione se mendimet e thjeshta të lumturisë. Disa studime të fundit kanë zbuluar se janë disa lloje relative të aktiviteteve kimike dhe neurotike që ndodhin në shkallë të caktuar të lidhjeve njerëzore. Natyrisht, vështirë është të besohet se përfundimi i çfarëdo hulumtimi mund të bëjë që dashuria të jetë më pak misterioze, mirëpo, megjithatë hulumtimet munden që së paku pak të ndriçojnë përgjigjen në pyetjen se pse njerëzit ndjejnë diçka të tillë të pazakonshme. Çka është ajo që i shtyn të veprojnë ashtu si veprojnë. Helen Fisher, profesoreshë e antropologjisë në Rutgers University, është njëra nga shumë dijetarë që besojnë se rufenë e dashurisë e forcojnë simulantët natyror në kokë, neuro-transmitorët dopaminë dhe norepinefrin. Ajo thekson se edhe nëse vetëm mendojmë në dashurinë tonë, sasitë e mëdha të tajuara të atyre materieve shkaktojnë humbjen e oreksit dhe dëshirën për gjumë. A do të thotë kjo se dashuria është një lloj narkotiku natyror?!

“Ekzistojnë karakteristika të përbashkëta që lidhin dashurinë romantike me ato stimulansa natyrorë”, thekson Helen Fisher. “Përndryshe, tjetër me çka mund të përshkruhet mënyra që na shtyn të mendojmë vazhdimisht në personin që e duam, ta dëshirojmë me aq afsh në mënyrën si e bëjmë atë, t’i themi gjithçka, t’ia lexojmë poezinë tonë, madje edhe nëse ajo është e poezi e dobët?”

Hulumtimet kanë treguar ngjashmëri mes ndjenjave eruptive dhe dashurisë romantike si dhe euforisë, varshmëria e së cilës ndjehet kur ndodhesh nën ndikimin e narkotikëve të tillë. Kur personi është dashuruar me afsh, atëherë është i shqetësuar ekstremisht dhe i tendosur, nëse në afërsi nuk e ka personin që e donë. Atëherë ndjenë edhe dhimbje. Madje dhimbje të fuqishme. Gjitha këto simptome shfaqen edhe te të varurit nga narkotikët. Kështu është vërtetuar se aktivizohen të njëjtat pjesë të trurit te narkomanët e varur dhe te personat që janë të dashuruar marrëzisht e që në dorë kanë fotografinë e dashurisë së vet. Mirëpo, siç me siguri të gjithë ne e dimë, ndjenja fillestare e dashurisë nuk zgjat përjetë. Për këtë prof. Fisher është përpjekur të kuptoj raportin e stimulansëve biologjik dhe në mënyrë antropologjike të jep shpjegim për shkallët e dashurisë. Ajo thekson se ekzistojnë tre shkallë të dashurisë: Epshi, dashuria romantike dhe lojaliteti (apo dhënia pas partnerit të caktuar). Për epshin mund të thuhet se ndizet nga “çdokush”, dhe kjo ndodh me veprimin e hormoneve, si që është testosteroni. Shkalla e dashurisë romantike, ndodh me reaksionet kimike të përshkruar më lartë dhe vëmendjen e drejton, gjithë energjinë e përqendron vetëm në një person. Njeriu i tillë është në gjendje që nëse mund të themi, gjithë universin ta identifikoj me personin që e do. Pra gjithçka që ekziston në gjithësi, për të është personi në të cilin është dashuruar. Kjo është ndjenjë më se e fuqishme. Shkalla e fundit është dhënia ndaj partnerit, dhe paraqet lidhjen e përhershme mes dy personave e që bazohet në respekt dhe në të besuarit e ndërsjellë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s