Albert Vataj_Çka dimë dhe çka duhet të dimë për femrat

Kur më në fund shfaqet para jush e parfumosur duke folur me zë të ulët ngase buzët i lëvizë ngadalë për shkak të karminit, madje dhe ju puthë lehtë në faqe që mos t’ju lë gjurmën e buzëve, si shenjë arsyetimi, edhe pse nuk e kuptoni, do t’ju zbutë. Pra pritni dhe dijeni se nuk ajo nuk ndryshon kurrë në këtë sjellje…

Para së gjithash e dimë që janë të komplikuara dhe e dimë se nuk është lehtë të depërtohet në mendjen e tyre. Mirëpo gjithë ata meshkuj që me këmbëngulje tentojnë të dijnë se si funksionojnë gjërat te një femër, ja disa rregulla që ndoshta do t’ju ndihmojnë që më lehtë të kuptoni se pse ato i bëjnë disa gjëra ashtu si i bëjnë…

Ajo vonohet dhe pikë!

• A ju nevrikos kur detyroheni ta shikoni orën vazhdimisht, në mëdyshje se a do të vjen apo jo, pse u vonua, ku është… etj. Minutat kalojnë, 10, 15, 30…

Vajzat bëjnë shumë, madje gjithçka që është e mundshme që të jenë të bukura. Madje edhe Elektro – epilacionin, drenimin limfatik… pilingjet? Gjithçka! Dhe kur para teje paraqitet ajo me mini fund, dije se ka derdhur mund të madh për t’u dukur e tillë. Prandaj, prej këtu mund të kuptohet se pse gjithnjë vonohen në takim, apo për shëtitje. Mua për shembull më pengonte shumë kjo, në të vërtet as që e kuptoja se është e pamundur që të bëhet gati një vajzë për aq kohë sa edhe një mashkull, për shëtitje. Këtë problem e kam zgjedhur duke i thënë gruas sime: “dalim në shëtitje në ora 17 e duke menduar në të vërtet në ora 20. Pra keni durim, pritni se kur shfaqet para jush e parfumosur duke folur me zë të ulët ngase buzët i lëvizë ngadalë për shkak të karminit, madje dhe ju puthë lehtë në faqe që mos t’ju lë gjurmën e buzëve, si shenjë arsyetimi, edhe pse nuk e kuptoni, do t’ju zbutë. Pra pritni dhe dijeni se nuk ajo ndryshon kurrë në këtë!

Mos i fol për futboll (për topa) dhe pikë!

• Nëse nuk dëshiron që të bjerë nga liga e parë e tabelës së saj, mos e tepro kur flet për sportin me gjininë më të bukur. Nëse tashmë i flet diçka për ndonjë kampionat në Kamerun, dhe ajo i rrotullon sytë majtas djathtas, kjo do të thotë se fare interesante nuk po i duket. Prandaj mos e teproni.

Për të, diodat, rezistorët dhe klipat e motorit tënd janë rrakështaja!

• Kasetofoni në veturën tënde, motoçikleta jote, etj. e fascinon ndoshta fqinjin tënd e jo vajzën tënde. Madje sado e fuqishme të jetë. Mos nxjerr udhëzime teknike dhe skica që të mundohesh t’ia sqarosh asaj se për fare pak para ke marr vegël të pamundshme! Mjafton t’ia lëshosh një këngë romantike dhe ta përqafosh. Sa i përket ekologjisë, le të mbetet kjo punë e japonezëve apo popujve tjerë që të prodhojnë gjëra të këtilla madhështore të kualiteteve të reja.

Në Internet ajo ka të drejtë edhe të flejë nëse do dhe pikë!

Nëse ajo ndodhet në internet ose bisedon në Chat apo vetëm shikon fustane, këpucë, robe të brendshme dhe gjëra tjera për shoping, mos u çmend duke e akuzuar se tashmë tre orë linja telefonike është e zënë. Nuk do të thotë se ajo e ka vendin vetëm në magje me duar në miell, apo vetëm të kujdeset për fëmijë. Thjeshtë me mirësjellje dhe qetë lute që ta lëshoj vendin për ta lexuar e-mailin. Mund të kombinoni këtu edhe ndonjë puthje, përqafim, natyrisht nëse doni sukses. Pak do të jetë vështirë nëse tashmë ka dëgjuar për revistën Mjellma, por prapë me të mirë do t’ia del në skaj disi. Përndryshe, do të falënderohet veçanërisht nëse i tregon se një Mjellmë mund të gjejë gjithçka për çiftet. Aty është edhe rubrika, lifestyle dhe këshillat më të reja nga bota e modës. Nuk do të ishte keq, apo :)))

Edhe disa karakteristika tjera që kanë të bëjnë me femrat

Sikur të dhëna të shumta për femrat të përpunoheshin, do të dilte se:

1. Gjatë gjithë jetës së saj ajo ecë 184.000 km (për shoping, vrapimi mbas autobusit a trenit, vrapimi mbas meshkujve edhe pse këtë mundohet me e fsheh aq sa mundet).

2. Edhe pse duket e pabesueshme por, 67,8 % e femrave heqin dorë nga largimi i qimeve nga këmbët.

3. Martesa për femrën është e shëndetshme. Femrat e martuara jetojnë mesatarisht 78,7 vjet përderisa ato të pamartuara vetëm 76,6.

4. Për dallim nga meshkujt, gjasat që femra të lëndohet në gjunjë janë 8 herë më të mëdha.

5. Në moshën prej 25 dhe 34 vjeç femra fiton 5 kg (barku, kryqet, vithet dhe shpina).

6. Nëse femra e ka indeksin e peshës trupore më të vogël se 18, gjasat që të mbetet shtatzëne janë më të pakta për 60 %.

7. Dy të tretat e femrave janë të pakënaqur me trupin e tyre, dhe pothuajse të gjitha kanë dëshirë të kenë gjinj më të mëdhenj. Edhe nëse për këtë do të duhej të përdorej silikoni.

8. Sasia e oksigjenit në gjakun e femrave është 15 herë më e paktë se te i mashkullit, prandaj dhe ajo s’mund t’i qëndroj aktivitetit fizik aq gjatë.

9. Zemra e femrës rreh 75 herë në minutë. Gjatë orgazmës 120 herë (30 sekonda), ndërsa kur vrapon me shpejtësi 10 km/h zemra e saj bënë 145 të rrahura në minutë.

10. 59 % e femrave tridhjetë vjeçare ka të theksuara gropat e syve, ndërsa 44 % i ka të shprehura pak më shumë rrudhat në ballë.

11. Femrat vuajnë nga kokë dhembjet 3 herë më shumë se meshkujt.

12. Të gjitha femrat që i risin thonjtë më shumë se 5 mm, janë më të ngathtë dhe më të ngadalshme për 40%.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s