Albert Vataj_Buzët, pasqyrë e ndjenjave, i pjesëmarrjes dhe i tendencës dominuese në marrdhënie

 

Puthja është shprehje e parë fizike e tërheqjes mes veti të dy personave. Nëse ndjejmë dashuri, dhe fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë dashuri, atëherë aty sërish janë buzët që përmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat më të thella nga qenia e jonë…

Puthja – “frymëmarrje e nektartë”

Nëse për sytë thuhet se janë pasqyrë e shpirtit, atëherë për buzët mund të thuhet se janë pasqyrë e ndjenjave tona. Në rast të gëzimit, në buzë shfaqet buzëqeshja. Nëse ndjejmë dashuri, dhe fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë dashuri, atëherë aty sërish janë buzët që përmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat më të thella nga qenia e jonë. Nëse e shfletojmë fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, për puthjen mund të gjejmë vetëm këtë sqarim: “PÚTHJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET. Veprimi dhe rezultati i tij sipas kuptimeve të foljeve PUTH, PUTHEM…” E pabesueshme apo! Vetëm ky sqarim. Po ashtu në fjalorët ndërkombëtarë si p.sh ajo e “Chambers 20th Century Edition” puthja sqarohet me këto fjalë: “ledhatim apo përshëndetje me buzë”. Si duket fjalorët fare pak dinë për puthjen! Përderisa Kolerixhi puthjen e quan si “frymëmarrje e nektartë”, Shekspiri këtë e quan “Vulë të dashurisë”. Dy njerëz mund të jenë pranë njëri tjetrit, mund të adhurohen, mund ta shikojnë në sy njëri tjetrin, por lidhja e tyre vështirë është të mbijetojë nëse ata nuk puthen mes veti. Puthja është shprehje e parë fizike e tërheqjes mes veti të dy personave. Në këtë rast kur flasim për puthjen, nuk është fjala për puthjet e shpejta në faqe, por për puthjet dhe çastet që dëshironi të mos përfundojnë asnjëherë, kur gjaku ju vlon, preheni në përqafim të partnerit, frymëmarrja shpejtohet, ju kaplon një ndjenjë e kënaqësisë së papërshkrueshme. Për t’iu shmangur situatave të nervozes dhe palakmueshmërive tjera, psikologët sugjerojnë se gjatë puthjes së parë, partnerët duhet të jenë vetëm. Gjatë puthjes më së miri është të fillohet nga buza e epërme apo e poshtme dhe pastaj të kalohet në variacione të ndryshme të saj. Njëkohësisht duhet puthur edhe pjesët rreth buzëve, si mjekrën, faqet, sytë, qafën… Nga e gjithë kjo e rëndësishme është që të keni vetëbesim dhe të kontrolloni me situatën. Kjo do të krijoj një ndjenjë sigurie edhe te partneri. Sipas disa studimeve është vërtetuar se shumica e femrave, pikërisht gjatë procesit të puthjes së parë me partnerin vendos se a do të flejë me të apo jo. Edhe po të jeni mashkulli më i kujdesshëm në planetin tone, përshtypja e puthjes së parë ka vend të veçantë në botën e femrës.

Puthja e përsosur

Puthja e përsosur mund të ndodh vetëm me personin të cilin vërtet e duam dhe ndihemi të plotë në prani të atij personi. Shumë më tepër sinqeritet dhe afërsi ka në puthjen me personin që e duam se që ka në puthjen me dikë që fare pak e njohim. Edhe pse puthja e mirë mund t’i bashkojë dy njerëz, ka shumë të tillë që frikohen ta puthin dikë. Nëse pyeteni se kur duhet puthur, përgjigjja e shumë psikologëve do të ishte: pritni gjersa të krijohet mes jush dhe personit që adhuroni një afri e këndshme, një shkallë e tërheqjes që ju përgjigjet. Dilni me simpatinë tuaj disa herë para se të vendosni të putheni me të. Meshkujt zakonisht në shumë raste janë të padurueshëm, mirëpo gjithnjë duhet të kenë parasysh se për të lënë përshtypje të qëlluar, është më mirë të pritet gjersa femra ndihet e përgatitur për të dhuruar një gjë të tillë. Puthja mund të jetë sipërfaqësore dhe e thellë në aspektin emocional. Dhe kur njëherë dy persona ndihen të relaksuar dhe të gatshëm për puthje, atëherë ajo do të jetë shenjë për të zbuluar gjërat më të mira dhe më të bukura që i ofron dashuria e vërtetë.

Puthja pengon rrudhat në fytyrë dhe e ritë imunitetin

Ka shumë tregime për shëndetin dhe puthjen. Që në fillim para së gjithash mund të themi se puthja është e mirë për dhëmbë, ngase gjatë një veprimi të tillë, ajo ndikon në tajimin e lëngut të pështymës që ka për qëllim shpëlarjen e dhëmbëve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra si duket puthja është më e efektshme se pasta për dhëmbë. Në anën tjetër, pakëson streset, zvogëlon shtypjen e gjakut dhe rit imunitetin e organizmit. Në buzë ndodhen një numër i madh i fijeve nervore, dhe gjatë prekjes së buzëve tuaj me të partnerit, ndizet zjarr i madh i përjetimeve. Rritet puna e zemrës, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut në fytyrë e shpesh dhe lëkura djersitet nga kënaqësia. Një puthje e zjarrtë është në gjendje të djeg 6.4 kalori në minutë, ndërsa gjatë vrapimit digjen 11.4 kalori në minutë. Si duket puthja është e efektshme sa edhe aerobiku. Gjatë një puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se gjatë këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalësohet procesi plakjes së lëkurës. Sipas një gazete gjermane një mesatarisht një vajzë do t’i puth 79 meshkuj para se të vendos të martohet për një. Ndërsa në librin e Guinisit, shkruan se puthja më e gjatë ka zgjatur 17 ditë e 10 orë.

Si puthen aktorët e njohur

Se a janë a të famshëm aktorët e njohur në puthje, le të shohim deklarimet e partnerëve të tyre gjatë xhirimeve filmike.

Mickey Rourke dhe Kim Besinger (Në filmin: Shtatë javë e gjysmë)

“Ta puthësh Mickey Rourkin është njëjtë si ta lëpish një shpuzore cigare” – ka thënë Kim Besinger, partnere e Mickey Rourkit në filmin Shtatë javë e gjysmë

Rachel Ward për Ricahrt Chamberlainin nuk ka vërejtje (Zogjtë vdesin duke kënduar), përderisa për Jeff Bridges-in thotë se puthet sis peshku i artë, është i ftohtë dhe i jargët!

Vivian Leigh ka deklaruar për Clark Gable se i vjen era nga goja sa që gati nuk i kishte rënë të fiktë kësaj. Përveç tjerash edhe i lëvizte dhëmbi jo i përforcuar mire në gojë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s