Albert Vataj_ Një femër me përvojë tregon se si mund ta joshni një mashkull të fuqishëm

Në joshje të përkryer ti gjithmonë e kontrollon, por ai le të mendoj se është duke udhëhequr. Ajo që mashkullin e zë, nuk është se çka ti bënë për të, por…

Nëse ekziston ndonjë femër, e cila di se si ta josh një mashkull të fuqishëm atëherë padyshim ajo është znj. Christine Keeler. Ajo thotë:

“Kurrë nuk kam pasur lidhje dashurie, nëse më parë nuk më është lutur mashkulli për t’u kthyer në shtratin tim. Nuk është kush e di se çka, s’ka ndodhur kushedi se çka, por vet rruga deri në cak, është ajo që llogaritet. Është shumë me rëndësi nxitja e gjahut dhe deri në joshje. Ajo nxitje duhet të jetë e përkryer.”

Disa këshilla për femra nga Christine Keeler, femër kjo e fuqishme, që gati e rrëzoi qeverinë e Anglisë, në skandalet me politikanët dhe diplomatët!

• Bëhu misterioze – Unë isha e zhveshur, kur John Profumo* më pa për të parën herë dhe besoj se lidhja që bëri emrat tona pjesë të historisë moderne filloi po atëherë. Ishte ajo joshje seksuale, joshje primitive për të. Unë isha tinejgjere, me trup të formuar mirë. Ai më dëshiroi. Mirëpo nuk ishte mësim i mirë për joshje të një mashkulli të fuqishëm. Ajo çka John Profumo pa rastësisht, në pishinën e Klivedenit (Cliveden) ishte e tëra. Ajo duhej të ishte gjëja e fundit që një mashkull duhet të sheh që nga fillimi.

• Bëhu nënqeshëse – Duhet të rrezatoni liri dhe braktisje – duhet të ekzistoj argëtim, momente relaksuese për ti dhënë rast që ai të jepet pas jush. Jeta e tij në shtëpi dhe në zyre është biznes serioz. Sidoqoftë, duhet të sjellni në mënyre të drejtë bilancin e personalitetit. Armët nga bonbonet nuk kanë kohëzgjatje të madhe!

• Bëhu femër e fortë – Meshkujt duan që edhe egoja e tyre të goditet. Ata duan që ju të jeni me vlerë ashtu që ai të mund të vendos bazamentin e tij, prandaj ajo që ju duhet është të fitoni titullin e femrës së fortë. Kjo vetëm se e vërteton triumfin e tij edhe me shumë.

• Mbaje kontrollin – Në joshje të përkryer, ti gjithmonë e kontrollon situatën, por lere që mashkulli të mendoj se ai është duke udhëhequr. Ajo që mashkullin e ze, nuk është se çka ti bënë për të, por ajo se çka ai mendon që ti mund të bësh. Ushqimi i imagjinatës së tij duhet të jetë zgjedhje e afrodiziaku i secilës femër.

• Bëhu sugjestive – Kur hani darkë në restorant, ulu afër tij, dhe jo asnjëherë përballë tij. Atëherë, gjuri yt mund të prek gjurin e tij, dora e jote mund të godas lehtë kofshën e tij dhe ju mundeni që në mënyrë tërheqëse të pëshpëritni në veshin e tij. Dhe gjithashtu, ai nuk do t’ju sheh që jeni mërzitur, nëse ju fletë për strategjitë afatgjata të biznesit. Në esencë, meshkujt kanë një interes primar – veten. Ata nuk duan të dinë nëse ju keni pasur ditë të keqe në zyre.

• Bëhu e guximshme – Finesa është me rëndësi. Ndonjëherë, epshet, madje edhe të meshkujve më të fuqishëm, duhet të tunden. Fustanet e shkurtra (mini) dhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe, rikujtojnë ngazëllim por dhe rrezik. Meshkujt ngazëllehen nëse mendojnë se ata rrezikojnë diçka.

• Vishu bukur – Nuk ka nxitje më e madhe për mashkullin se sa femra e veshur bukur, pa gabime, duke e habitur me take të larta, gjithmonë më shumë “Gucci” se “Gap”. Ndërresat e brendshme të “Janet Reger”-it, që reflektojnë feminitetin e vërtetë dhe fortësinë për të hyrë në betejën e gjinive.

• Të jesh aromatike – Gjithmonë duhet t’ju vje era që t’bën të jesh e dëshiruar. Parfumi “Chanel No5” e bënë atë për ju. Mua gjithashtu më pëlqen “Caron’s Bain de Champagne” të cilën mongoli amerikan William Radolpf Hearst e ka krijuar për dashnoren e tij, Marion Davies, ashtu që ajo të përkujton në flluska të shmapanjës – çka edhe është e duhur, nëse porositni guaska deti. Me siguri ekziston ndonjë arsye shkencore për atë, sepse ai kombinim i bënë meshkujt të pafrenueshëm. Por, atëherë nëse i përcjellni rregullat e mia, edhe peshku dhe çipsi do t’ju kryejnë punë gjithashtu.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s