Albert Vataj_ Momentet e vështira nëpër të cilat kalon martesa, fazat-problematikat dhe zgjidhja

Çiftet që forte i shprehin emocionet dhe që fjalosen, me siguri do të ndahen në periudhën prej shtatë viteve të para. Ekziston edhe ai grupi tjetër, që është e kundërt me këtë grup – te njerëzit që janë të ftohtë, pa jetë dhe komunikimet i kanë të ndërprera…

Çdo shfaqje ka periudhën e vet të caktuar

Ekzistojnë teori në bazë të cilës çdo shfaqje a dukuri në botë ka periudhat e veta të caktuara, gjë që sipas hulumtimeve më të reja, kjo vlen edhe për martesën. Në martesë ekzistojnë dy periudha, kur gjasat për ndarje janë shumë më të mëdha se në periudhat tjera: Ato periudha janë: Brenda shtatë viteve të para të martesës dhe atëherë kur çifti i ka fëmijët adoleshent.

“Nëse e shikoni një martesë, dhe nëse studioni se për çka çifti fjaloset më së shpeshti, mund të konstatoni dy gjëra që sinjalizojnë këto probleme,” thotë Robert Levenson, profesor i psikologjisë në University of California, Berkeley.

Çiftet që forte i shprehin emocionet dhe që fjalosen, me siguri do të ndahen në periudhën prej shtatë viteve të para. Ekziston edhe ai grupi tjetër, që është e kundërt me këtë grup – te njerëzit që janë të ftohtë, pa jetë dhe komunikimet i kanë të ndërprera.

Ky studim është kryer me 79 çifte që mesatarisht kanë qenë 5 vjet në martesë. Këtu nuk janë të kyçur të ashtuquajturat “martesa ideale”. Mesatarja e viteve te mashkulli ka qenë 31, ndërsa te femra 29. Të dhënat janë mbledhur edhe në bazë të pyetësorëve të cilat i kanë plotësuar pjesëmarrësit, pastaj diskutimet e tyre mes veti, videokasetat me bisedime etj.

Katër vite më vonë, 9% e çifteve është ndarë pas (në mesatare) 7,4 viteve. Për 10 vitet e ardhshme, edhe 13 çifte janë ndarë dhe pikërisht atëherë kur martesa e tyre ka zgjat mesatarisht 13.9 vjet.

Pra, ekzistojnë periudha të parashikueshme kritike për martesë, – “atëherë kur foleja mbushet dhe kur është koha për ta zbrazur”. Fëmijët, ashtu si rriten, gjithnjë e më pak janë të varur nga prindërit. Në këtë mënyrë për prindërit krijohet më tepër hapësirë, për t’i studiuar marrëdhëniet e ndërsjella. Në këtë periudhë njerëzit fillojnë të mendojnë për jetën e vet në tërësi si dhe për shumë çështje të rëndësishme jetike.

Çka duhet bërë?

A do të thotë kjo se martesa e juaj ka dështuar nëse e gjeni të tillë në bazë të këtij shkrimi? Jo. Ndryshimet mund të bëhen, po edhe terapia mund të ndihmojë, e në veçanti nëse që të dyja palët pajtohen se problemi duhet të zgjidhet ne atë mënyrë. Sa më pare të ndërmerret kjo terapi, aq më mire është.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s