Albert Vataj_ Kush është gjuha sekrete e femrës dhe domethënia e çdo detaji të saj

Një proverb thotë: “Kur femra qan, ai që nuk sheh është mashkulli”, ngase nga lotët e saj, atij i mjegullohen sytë. Sidoqoftë, meshkujt, me pak kujdes, mund të mësojnë që t’i kuptojnë domethëniet e disa nga fjalët e shkurta që partnerja, e dashura apo gruaja i përdor gjatë fjalosjeve me të dhe t’i shmangen me mjeshtri situatave konfliktuoze.

Mirë shumë

Këtë fjalë femra e përdor në fund të çdo fjalosjes, kur ajo mendon se e ka me të drejtë por ka nevojë t’ua mbyll gojën. Prandaj kurrë mos e përdorni fjalën “Mirë shumë” për nëse një femër ju pyet se si duket.

Nuk e di

Nëse kërkoni diçka mjaft personale nga ajo, ose i ofroni diçka shumë personale, dhe kërkoni mendimin e saj se a pajtohet apo jo, ajo do ta përdor fjalën “nuk e di” me të cilën ua bënë me dije se nuk është e gatshme apo nuk ka dëshirë tua thotë të vërtetën. “Nuk e di”, do të thotë, ashtu mendoj por nuk po mundem ose nuk dua me e shpreh mendimin tim. P.sh, jeni fjalosur dhe ju e keni lënduar me sjelljen tuaj, dhe e pyetni se a ju do ende, ajo do të përgjigjet me “Nuk e di”. Ose, ia keni shpreh dashurinë, por nuk keni qenë shumë bindës se vërtet e doni, dhe nëse kërkoni nga ajo të dini se çka ndjen ju ose çka mendon, ajo ju përgjigjet “Nuk e di”.

Pesë minuta

Kur ajo thotë “pesë minuta” është njëjtë sikur ju që thoni “qe edhe pesë minuta” kur shikoni ndonjë ndeshje interesante futbolli. Kjo në rastin më të mirë do të thotë gjysmë ore.

Asgjë

Në të vërtetë e ka kuptimin, “Kurrë nuk ke me kuptuar se si ndihem”. Zakonisht përdoret kur ajo nuk është në disponim të mirë dhe në njëfarë mënyre shkaktar jeni ju. Ju e pyetni “çka ke?” dhe pason përgjigjja e saj “asgjë?”. Zakonisht, kjo është fjalë para fjalosëse e cila nëse fjalosja zgjat shkurtë përfundon me fjalën “Mirë shumë”.

Vazhdo, ose veç vazhdo ti ( me vetulla të ngritura lartë)

Do të thotë vazhdo nëse guxon. Pra nuk është lejim. Këtë e thotë kur nis të shqetësohet zakonisht në fjalosjet që fillojnë me fjalën “Asgjë” dhe përfundojnë me fjalën “Mirë shumë”

Vazhdo, ose veç përpara ( me vetulla normale)

Do të thotë, “unë po heq dorë” ose “ bëj çka dëshiron së s’po ma nin”. Zakonisht brenda disa minutave në mes të “Asgjë” dhe “Mirë shumë”, do ta përdor këtë fjalë sërish po me vetulla të ngritura si kërcënim dhe bisedë që do të zgjatë 5 minuta pandërprerë para se të qetësohet.

Pëshpërimë e zëshme

Zakonisht është formulim verbal që shpesh keqkuptohet nga mashkulli. Me pëshpërimë të zëshme, e cila nuk është fjalë, ajo mendon se ti je idiot në atë moment dhe se ajo nuk e ka të qartë pse e humb kohën e saj në fjalosje me ty për “Asgjë”.

Pëshpërimë e butë

As kjo nuk është fjalë. Pëshpërima e butë po ashtu është gjest që vetëm disa meshkuj e kuptojnë drejt. Me këtë femra e shpreh se ajo mjaftohet me këtë dhe se më së miri është që asgjë më tutje të mos veprosh dhe ajo do të mbetet në atë gjendje.

Ani mirë pra

E thotë kur është shumë e tensionuar, me të cilën mendon se ka për të menduar gjatë para se të sjell vendim për atë se çka ke bërë ti. Zakonisht përdoret me fjalën “Mirë shumë”, pastaj me “veç vazhdo” me vetulla të ngrysura. Në njëfarë mënyre për një të afërme ajo është duke e sjellë një vendim me disa plane dhe ti je në telashe.

Po urdhëro

Është ofertë dhe rast që të bëhesh i sinqertë dhe të jep çfarëdo arsye lidhur me atë çka ke bërë. Prandaj kujdes se çka thua sepse mund të merr përgjigje të llojit “Ani mirë pra” nga ajo.

Faleminderit

Ajo thjesht të falënderon, thuaji “s’ka përse” dhe mos u habit.

Faleminderit shumë prej teje

Mos i thuaj “s’ka përse!” Kjo dallon shumë nga “faleminderit”. Ajo donë të thotë “faleminderit shumë nga ti” që aq shumë e ke lënduar ose ofenduar. Pas kësaj fjale, do të vazhdoj me “Pëshpërimë të zëshme”, ndërsa në këtë rast nuk bënë ta pyetni se çka ka, sepse do t’ju përgjigjet “Asgjë”.

S’po më intereson

Do të thotë, po më intereson shumë, po më duket se shumë po gënjen. Kjo zakonisht vazhdon me frazën “Mirë shumë” dhe “veç vazhdo ti”.

Më le rahat

Zakonisht kur ajo dëshiron t’i ikë bisedës thotë “Me le rahat”. Ajo ndihet e ngulfatur, qoftë nga e vërteta që po del në shesh, qoftë nga presioni i juaj. Mendon, “Jam kjo që jam dhe nuk dua të flas më shumë”, ose “mbasi ty s’po të pëlqej, gjej më mirë…”. Ajo e thotë këtë si thirrje për ju që ta ndryshoni qëndrimin tuaj dhe t’i pranoni argumentet e saja në fjalosje, ose ndërmerrni çfarëdo që dëshironi për më tej, por mbajeni vet përgjegjësinë për veprimet tuaja.

Për më tepër se çka mendon ajo në disa tjera raste lexoni shkrimin Pse meshkujt nuk dijnë të dëgjojnë asnjëherë?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s