Albert Vataj/ Si ta fitoni luftën kundër të turpëruarit

Nëse jeni të turpshëm dhe keni probleme që ta shprehni veten tuaj të vërtetë, t’i shprehni lirshëm mendimet tuaja dhe mendoni se këtë gjendje nuk mund ta ndryshoni, gaboni. Sidoqoftë, për ta fituar luftën kundër turpit ju nevojitet shumë kohë, mund dhe përvojë, por në fund do ta shihni se ia vlen.

Ndoshta do të ishte mire të lexoni ndonjë libër se si ta luftoni të turpëruarit, mirëpo për ta thjeshtuar ne po ua japim këtu pesë këshilla të cilat i përmbajnë gjitha librat mbi këtë problematikë.

1. Sa here që merrni pjesë në takime grupore, tregoni se jeni të turpshëm dhe do të fitoni më shumë rast nga të tjerët duke ju inkurajuar që ta shprehni mendimin tuaj dhe të merrni pjesë në bisedë. Nëse ju e refuzoni këtë rast të pranishmit mund të konstatojnë se nuk keni dëshirë të merrni pjesë në bisedë ngase ndiheni të mërzitur nga tema e bisedës.

2. Ballafaqohuni me frikën tuaj. Së paku një here në ditë bëni diçka që ju duket paksa e rrezikshme apo e turpshme e që do tua rrit vetëbesimin. Natyrisht jo të teproni me diçka të panevojshme, por ta vëreni dhe përjetoni se po ndryshoni. Kur njëherë mësoheni të përballeni me frika të vogla, do të jeni të gatshëm edhe për gjëra të mëdha. Nuk ekziston asgjë që nuk mund ta bëni. Duhet ta kuptoni dhe ndjeni vet se po ndryshoni dhe ndryshimet po ju ndihmojnë në vetëbesim.

3. Refuzimi dhe pa-sukseset janë pjesë përbërëse e jetës. Është me rëndësi që sa më pare ta kuptoni këtë, më lehtë do ta keni të ecni tutje. Asnjëherë mos mendoni se vetëm juve ju refuzojnë apo se duhet gjithçka që ndërmerrni duhet gjithsesi të përfundoj me sukses. P.sh nëse e ftoni dike në darkë në ndonjë restorant, duhet ta dini se edhe mund t’ju refuzoj ngase dëshirat dhe shijet e njerëzve ndryshojnë. Madje edhe juve vet dikush ju tërheq dikush tjetër ju refuzon. Sidoqoftë nëse dikush ju refuzon, kjo nuk ua ul vlerën tuaj, po thjesht ju për momentin nuk jeni tipi i personit që i duhet palës tjetër. Mundohuni që asnjëherë mos ta merrni personale asnjë refuzim. Pranojeni atë fakt dhe ecni tutje.

4. Merrni pjesë në aktivitete që ju bëjnë të lumtur. Mund të jetë çka do qoftë, gatimi, apo pikturimi, ecja në natyrë, ndonjë lojë, zgjidhja e fjalëkryqit, leximi etj. Mjet shumë i përshtatshëm për ta mposhtur të turpëruarit është hulumtimi i gjërave të reja.

5. Çdo mëngjes qëndroni para pasqyrës shikoni veten dhe përsëritni disa here: “Ndihem dhe dukem shumë mire”. Përsëritni fjalët aq shpesh sa edhe vet të bindeni në vërtetësinë e tyre. Pastaj vishuni dhe rregullohuni sa më bukur që mundeni. Shumë më lehtë njerëzit komunikojnë me të tjerët kur e dine se duken mire dhe janë të rregulluar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s