Albert Vataj/ Shenjat që tregojnë se ai nuk është i interesuar t’ju thirr në takimin e dytë

Nuk e keni njohur personalisht, jeni njoftuar ne internet apo përmes ndonjërës nga shoqet tuaja. Dhe më në fund keni dal me të për kafe dhe bisedë. Nëse ai insiston që vetëm nga një pije të merrni, ngase dëshiron që sa më shkurt të qëndroj me ju dhe se nuk ka shumë kohë, sado që ka sjellje të këndshme, sado që është i mirë dhe i hareshëm me ju, megjithatë në mendimet e tij nuk ekziston takimi i dytë me ju. Sikur të kishte qenë i interesuar, ju kishte propozuar të shkoni për drekë apo darkë. Si ta kuptoni se a do t’ju ftoj në takimin e dytë apo nuk do t’ju ftoj.

Gjatë bisedës me ju, kontakti i syve me sytë tuaj është mjaft i pakët. Edhe po të ishte i turpshëm, nëse ju konsideron atraktive, nuk do t’i hiqte sytë nga ju.

Gjatë bisedës nuk e komenton bukurinë tuaj. Sikur të ngjallnit interesim te ai, do t’ju thoshte: “Jeni shumë më e bukur se në fotografi” ose së paku, “Po e bukur qenke” ose “i ke sytë aq të bukur”, apo do të gjej diçka që t’ua thotë si kompliment.

Mes jush nuk ka prekje të rastësishme. Sikur t’ju konsideronte atraktive për të, do t’ju prekte dorën apo supet ose majën e shpinës, derisa ju i afroheni tavolinës.

Nuk qeshet shumë. Edhe kur njeriu është i turpshëm dhe dëshiron të le përshtypje, ndërdijshëm qeshet me gjithçka që flitni, madje edhe ju përqesh kur duhet , gjë e cila tregon se dëshiron t’ju lë përshtypje të mirë.

Nëse kamerieri afrohet dhe ju pyet se a dëshironi edhe diçka tjetër, ndërsa ai nuk ju pyet juve, po thjesht përgjigjet, “jo nuk duam”, mos provoni kurrsesi të porositni edhe një pije. Ai edhe pse dëshiron t’ju ofroj mirësjellje, vazhdimi i ndejës do të ishte mjaft e mundimshme për të.

Nuk ju pyet për hobin tuaj po as për jetën tuaj në përgjithësi. Nuk e përmend takimin tjetër. Mashkulli i interesuar, do të tentonte ta vendoste takimin tjetër që gjatë takimit të parë, ose së paku ta përmend atë si mundësi. Shembull, nëse ju përmendni diçka që ju pëlqen, si ushqimi, filmi, koncerti apo ndonjë tjetër aktivitet, ai do t’ju thoshte: “Herën tjetër, shkojmë në atë koncert”, ose “e provojmë atë ushqim apo pije”.

Nëse kamerieri nuk vjen për ta sjell faturën, ky shkon ta kërkoj kamerierin ngase mezi pret. Nëse ju i ofroni që një pjesë të faturës ta paguani ju, pajtohet me këtë. Pastaj, nuk ju përcjell deri te vetura juaj, apo banesa, apo lagjja juaj. Pra, me një fjali, nuk ka interesim romantik ndaj jush.

Pasi përshëndetet me ju thotë “ Ishte kënaqësi që ju njoftova”.

Nëse vetëm disa nga këto shenja i hetoni gjatë ndejës me të, nuk do të thonë ekskluzivisht se ai nuk ka për t’ju thirr në takimin e dytë, por nëse gjitha këto shenja janë të pranishme në takimin tuaj të parë ai me siguri të konsiderueshme nuk është për ju. Prandaj, mos e merrni aspak personale këtë, por thjesht shkoni tutje duke kërkuar personin që tregon interesim, dhe respekt për ju dhe bukurinë tuaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s