Albert Vataj/ “Seksi është vetëm fillim e jo fund, nëse e ke lëshuar fillimin, e ke lëshuar edhe fundin”

Seksi nuk është prodhim i juaj ai është dhuratë nga Zoti. Është kënaqësi! Është dhuratë nga Zoti për kënaqësi dhe festim, është pjesëmarrja në festën e madhe të quajtur ekzistencë. Kush ju ka thënë se seksi është i ndotur? E gjithë jeta ekziston përmes seksit, e gjithë jeta rritet nga seksi. Lulja duket aq e bukur -a e keni vërejtur? Kjo po ashtu është seksuale. Zogu në mëngjes këndon, pranë kasolles së të shenjtit apo banesës së eremitit, dhe duket për mrekulli, por a e keni vërejtur se ky këndim është në të vërtetë ftesë seksuale? Ai e fton partnerin, kërkon partnerin, dashnoren. Kudo që ekziston bukuria, ekziston edhe seksi. Nuk ka asgjë të keqe në seksin e pastër e të thjeshtë. Kjo është natyrale. Dhe s’ka nevojë që këtë ta fshehim prapa fjalës së bukur – dashuri. S’ka nevojë që rreth kësaj të krijojmë mjegull romantike. Ajo duhet të jetë shfaqje e natyrshme: në një çast dy persona ndjejnë se dëshirojnë të komunikojnë në nivele më të larta, dhe kjo është e tëra. Pa kurrfarë obligim, përgjegjësi apo besnikëri. Seksi duhet të jetë vallëzim dhe lutje. Qasja ime ndaj seksit nuk është tokësore dhe as jashtëtokësore. Qasja ime nuk është braktisja por shfrytëzimi i tij. Unë mendoj se gjithçka që i është dhënë njeriut është e vlefshme. Në të kundërtën ekzistenca nuk do t’ua kishte dhënë atë. Unë mësoj se si të jeni më thellë në dashuri. Unë mësoj si të jeni më thellë në seks, ngase kjo është mënyrë e vetme që të ngriheni. Njerëzit janë mësuar: ata mendojnë se njeriu religjioz duhet të jenë kundër seksit, dhe ata që nuk janë kundër seksit, si mund të jenë religjioz. Këto janë bërë kategori plotësisht të fundërruara. Unë i shqetësoj dhe nuk pres që bota menjëherë t’i ndërrojë mendimet e veta paraprakisht të përcaktuara. Pra, unë nuk pres nga ata të më kuptojnë. Kur ata nuk më kuptojnë unë me përsosshmëri e kuptoj moskuptueshmërinë e tyre. Do të kalojnë vite apo ndoshta edhe shekuj përderisa të më kuptojnë, por kjo gjë ndodh përherë. Madje edhe në këtë shekull, njerëzit jetojnë me padituri të pamasë mbi seksin, madje edhe njerëzit për të cilit kishit menduar se dijnë më shumë për këtë. Në të vërtetë as mjeku yt nuk di çka është seksi, nuk e di kompleksitetin e tij. Ai do të duhej ta dinte, por edhe mjekët jetojnë me jetë tejet besëtyte. Ata po ashtu vrapojnë pas gjerave të pavlera. Në fakultetin e mjekësisë seksi nuk mësohet si lëndë, si lëndë e veçantë. Aq lëndë e rëndësishme, dhe nuk mësohet. Aha, po fiziologjia e seksit i është e njohur fiziologëve, por fiziologjia nuk është e tëra. Ekzistojnë shumë shtresa më të thella, psikologjia, spiritualiteti, seksi ka psikologji, ka spiritualitet. Fiziologjia është vetëm sipërfaqësore. Fjala “seks” tejet bukur tingëllon. Rrënja origjinale e fjalës seks do të thotë ndarje – seks do të thotë ndarje. Nëse je ndarë për brenda, atëherë vjen seksi. Kur ndjen afsh me femrën apo mashkullin, çka ndodhë? Një pjesë e jotja ka afsh të zjarrtë ta takoj pjesën tjetër, por ti përpiqesh ta takosh tjetrën anë të jashtme. Ju mund të takoheni për një çast, por ti sërish do të jesh vetëm, ngase takimi i jashtëm nuk mund të jetë i amshueshëm. Atëherë seksi shumë shpejtë behet e përkohshme, ngase tjetri megjithatë është tjetër. Por kur e takon gruan tënde shpirtërore, apo burrin, atëherë takimi mund të jetë i amshueshëm. Dhe kur humben të dyja ndarjet, takimi i tillë ndodhë. Kjo është transformim alkimik: gruaja jote dhe burri takohen përbrenda dhe ti bëhesh një. Dhe kur ti bëhesh një, ti do të kesh dashuri. E gjithë përpjekja ime këtu është që seksi të të bëhet i mërzitshëm. Ngase vetëm, nëse seksi të ka ardhur gjer te hunda, ti mund të interesohesh për Zotin, dhe në asnjëfarë mënyre tjetër. Personi i ngatërruar mbetet i interesuar për seksin, për këtë unë jam kundër ngatërresave. Ti ndoshta do të befasohesh, por kjo është logjika ime, matematika ime. Personi i ngatërruar mbetet i interesuar për seks, mbetet i pushtuar nga seksi, për këtë ju them: bëj seks aq sa mundesh dhe së shpejti do ta përfundosh një gjë të tillë. Dhe kur të përfundosh me një gjë të tillë dhe kur seksi e humb kuptimin e vet, ajo do të jetë një ditë e madhe, çast madhështor në jetën tënde. Ti ndoshta nuk je trup por jeton në të, e trupi i ka nevojat e veta që duhet të përmbushen. Nëse dëshiron të ritesh si në tërësi gjithçka duhet të pranosh, dhe asgjë nuk guxon të braktisësh anash. Natyrisht, gjithçka duhet të përdoret për harmoni supreme. Seksin duhet ta pranojmë, përdorim dhe ta lëmë pas nesh, nuk duhet të heqim dorë nga ajo – por vetëm duhet ta tejkalojmë. Dhe mbaje në mend, dallimi është i madh: nuk duhet të heqim dorë, as ta braktisim – por vetëm duhet ta tejkalojmë. E çka atëherë duhet të bëjmë? Ta njohim seksin! Shko me vetëdije në të! Kjo është fshehtësi për hapjen e dyerve të reja. Nëntëdhjetë e nëntë % e njerëzve e dinë seksin vetëm si çlirim, e ata nuk e dinë vetinë e tij orgazmike. Edhe kur mendojnë se kanë orgazëm, nuk është orgazëm ajo – është vetëm lirim i gjenitaleve. Orgazma nuk ka fort lidhje me gjenitale. Gjenitalet vetëm marrin pjesë në atë, ndërsa orgazma është e plotë – prej këmbëve në kokë, në ty në të tërin. Ejakulimi nuk është orgazëm. Është vetëm lirim lokal, çlirim seksual – por nuk është orgazëm. Të çliruarit është dukuri negative – ti thjeshtë e humb energjinë, ndërsa orgazma është diçka krejt tjetër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s