Tradhtia, fillimi i fundit të një pasioni të flaktë dhe ndjenje reciproke

 

Nëse jeni ndjerë keq dhe të lënë pas dore nga partnerja juaj, mos nxitoni të merrni vendime, për të cilat më vonë mund të pendoheni.

hakmarrjes ndaj personit që dashuron. Megjithëse një gjë e tillë nuk është e rekomandueshme nga ekspertët e kësaj fushe, të cilët këshillojnë se asnjëherë nuk duhet ngatërruar tradhtia me hakmarrjen. Nëse një hap i tillë ndërmerret në gjendje afeksioni dhe të pamenduar, pasojat do të jetë më të rënda. Mund të zgjoheni nesër në mëngjes dhe pranë vetes të shihni një fytyrë që nuk e njihni dhe imagjinoni, se çfarë mund të ndjenim në ato momente. Ndodh, që personi me të cilin keni kaluar vetëm një natë papritmas të shndërrohet në një të fiksuar dhe të ju përndjek kudo, që shkoni madje deri tek prindërit apo e dashura juaj. Një tjetër çështje, që shtrojnë ekspertët është dhe evitimi i një simpatie të mundshëm ndaj personit, me të cilin keni menduar të kaloni vetëm një natë. Shpesh herë dëgjojmë për raste të tilla, kur dashuria lind atëherë kur më së paku e presim dhe për këtë këshillohet, që me partnerin e ri të ruani distancën emocionale. Kjo është këshilla kryesore, që jepet në rastet e tradhtive në çift. Kështu, nëse ke vendosur se bëhet fjalë vetëm për një aventurë, atëherë vendos edhe barrierat sentimentale. Këtë mund ta shmangesh duke mos i lejuar vetes shume gjëra intime dhe zbavitëse me partnerin e ri, si vajtja ne kinema apo restorante. Nga ana tjetër, një këshillë, që jepet nga psikologët, nëse ke vendosur ta tradhtosh partneren tënde, duhet që të mos i lësh të kuptojë partneres së re, se do e lësh të paren për të. Nëse je nisur vetëm për një lidhje të rastësishme, atëherë mos i ushqe asaj iluzione për një lidhje te madhe. E kështu, ndarja mes te dyve ka për te qenë më e lehtë. Nuk duhet harruar, se në çdo rast, ai që tradhton duhet te marrë mbi vete përgjegjësitë e tij. Pasi tradhtia në çdo rast nuk duhet marrë lehtë, duhet menduar se ne fund, ajo gjithmonë mund te këtë pasoja dramatike, madje dhe të vras dashurinë që ushqeni ndaj partneres tuaj. Gjithmonë të kesh një dashnore nuk duhet marrë si një fatalitet, por si një vendim që merret në një moment të caktuar të jetës tënde. E të mos harroni, se nuk duhet asnjëherë që t’i përzieni edhe fëmijët tuaj ne çështjet e tradhtisë. Edhe nëse keni arsye te mjaftueshme dhe të drejta për ta tradhtuar partneren, asnjëherë nuk duhet të fusni në këtë mes fëmijët tuaj. Sidoqoftë tradhtia është hapi i fundit, për të zgjidhur një çështje. Nëse jeni ndjerë keq, të lënë pas dore dhe të poshtëruar nga partnerja juaj, nuk duhet nxituar në marrjen e vendimeve për të cilat më vonë do të pendoheni rëndë. Nëse ende e dashuron atë, mundohu që ta përvetësosh sërish dhe të eliminosh konkurrencën nëse ajo është diçka më serioze. Të bazohesh në ligjin e Talionit “Sy për sy e dhëmb për dhëmb”, nuk rregullon asgjë, përkundrazi shkakton një humnerë shumë të gjerë në mes teje dhe të dashurës tuaj. Komunikimi është çelësi i të gjitha problemeve, madje edhe atyre që duken të pamundura të zgjidhen.

Figurë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s